Numri i fëmijëve të lindur gjallë në tremujorin e tretë të këtij viti arrin 5.374 dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, është ulur për 7,4 për qind. Në tremujorin e tretë të këtij viti ka pasur 4.701 persona të vdekur, për 2,2 për qind më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, 14 janë foshnje, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë. Rritja natyrore arrin 673, gjegjësisht për kaq persona është më i madh numri i foshnjave të lindura gjallë nga numri i personave të vdekur. Në…
Author: Hamdi Kumanova
Do të ishte papërgjegjësi të bëjmë ndonjë gjë që do të rrezikonte anëtarësimin në NATO – qëllimin strategjik numër një, madje edhe nëse e shtyn për një kohë të caktuar. Kërkuam nga vendet anëtare të nxitojnë dhe duhet ta përdorim kohën me mençuri. Çështja është e rëndësishme për ne dhe nuk është e drejtë ta shtyjmë. Shtyrja e zgjedhjeve nuk është opsion. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në pyetjet e gazetarëve pas prezantimit të buxhetit për mbrojtjen në vitin 2020, në pyetjen e gazetarëve duke komentuar deklaratën e spikerit Xhaferi se nuk ka për qëllim…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e vizitoi zyrën e Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa, e ka informuar presidentin Pendarovski, për aktivitet vijuese të zyrës që ai e drejton, si dhe për sfidat me të cilët ballafaqohet ky organ në kryerjen e kompetencave të tija. “Në takim me Avokatët e Shtetit, u theksua rëndësia që sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, të ketë reagim adekuat, të plotë dhe në kohë, plotësisht i mbrojtur nga ndikimet politike. Parakusht kryesor për përparimin e çdo shteti është pikërisht sundimi…
Komuna e Gostivarit ka ndarë 1.1 milionë denarë dhe ka dërguar ekip të zjarrfikësve e batanije në Shqipëri për të ndihmuar në përballjen e katastrofës së shkaktuar nga seria e tërmeteve të cilat filluan më 26 nëntor të 2019-s, njofton Portalb.mk. Vendimi për ndarjen e mjeteve njëzëri u votua nga të gjithë këshilltarët komunal, në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt sot. Nga Komuna e Gostivarit informuan, se një ekip i zjarrfikëseve veçmë është dërguar për ndihmë në Durrës dhe rrethinë, me çka janë dërguar edhe 300 batanije. Prej atje njoftojnë se është formuar edhe një trup i posaçëm, i…
Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi mbrëmë letër kryetarit të Senatit lidhur me anëtarësimin e Maqedoninë së Veriut në aleancën ushtarake NATO. Në letër thuhet se hyrja e vendit tonë në NATO nuk do të ketë efekt të rritjes së përqindjes në pjesën e SHBA-së në buxhetin e përgjithshëm të NATO-s. “Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk e ulë aftësinë e SHBA-së që t’i plotësojnë detyrimet e tyre ushtarake jashtë rajonit Atlantik të Veriut”, theksoi Trump në letër. Ndryshe, SHBA-të më herët e ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa këtë duhet ta bëjë…
“Shtabi për mbrojte dhe shpëtim i NP Higjiena Komunale-Shkup sot u bëri thirrje të gjithë të punësuarve të Ndërmarrjes të cilët me donacionet e tyre në formë të mjeteve financiare apo ndihmës humanitare materiale (ushqim, veshmbathje, mjete higjienike etj) duan t’u ndihmojnë banorëve të qyteteve të R. fqinje të Shqipërisë të cilët dje u goditën nga tërmeti katastrofik. Pika e tubimit të ndihmës në NP Higjiena Komunale-Shkup do të jetë e hapur deri në ora 14:00 – e shtunë më 30 nëntor, kur nëpërmjet Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut ndihma e mbledhur do të dërgohet në R. e…
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotshme të rregullt njëzëri mori vendim për ndarjen e ndihmës financiare me ndihmë prej tre milionë denarë për viktimat nga tërmeti në Shqipëri. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se zjarrfikësit dhe ekipet me drone termike ende janë në Durrës, ku po ndihmojnë në gjetjen e civilëve dhe pastrimit të dëmeve nda tërmeti. “Në korniza të mundësive tona teknike që prej ditës së djeshme, Qyteti i Shkupit ka dërguar dy ekipe të cilat janë në Durrës. Njëri ekip është përbërë nga katër zjarrfikës, derisa ekipi i dytë është përbërë nga…
Në gjendje stabile janë 26 emigrantët të cilët janë lënduar në aksidentin që sot ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit, në rrugën rajonale Shën Nikollë – Kumanovë tek vendi i quajtur “Gradishte”, kur nga rruga ka dalë automjeti transportues “Folksfagen” në të cilin janë transportuar, ndërsa shoferi është në arrati. Emigrantët, nga të cilët 15 shtetas të Afganistanit, nëntë të Pakistanit dhe një nga Iraku (shtatë ishin persona minoren), me automobil të Ndihmës së parë mjekësore janë dërguar në Repartin kirurgjik në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës Nga Reparti kirurgjik pranë Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës informojnë se vetëm…
Ushtarët e Maqedonisë kishin probleme me uniformat ndërsa në opinion vazhdimisht parashtrohej pyetja se kur do të blihen uniformat e reja. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në konferencë për shtyp njoftoi se ushtarët do të kenë unfiforma të reja. “Firmës me të cilën nënshkruam marrëveshjen për uniformë i dhamë mundës të bëj porosinë. Pasi nuk e bëri një gjë të tillë ne prishëm marrëveshjen dhe i bëmë me dije se nuk mund të luhet me shtetin. Unë pres nga kjo seancë të kemi marrëveshjen dhe uniforma e re të jetë në dispozicion nga shkurti”, tha Sheqerinska.
Tërmeti që goditi dje Shqipërinë në orët e para të mëngjesit ka prekur gjithë shqiptarët anembanë. Përveç ndihmës konkrete nga shumë vende europiane, shqiptarët brenda vendit, në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe diasporë kanë ndërmarrë gjatë fushata për mbledhjen e ndihmave. Klinika Dentare Mollar ka njoftuar se fitimin e ditës se nesërme do ta dhurojë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. “Në shenjë solidariteti me të prekurit nga fatkeqësia natyrore në Shqipëri Klinika Dentare “Mollar” më datë 28.11.2019 do të donojnë qarkullimin ditor për zonën e dëmtuar në Durrës”, thuhet në faqen e fejsbukut të klinikës dentare Mollar. Kësaj…
Emir Hasanoviç këtyre mori pjesë në Forumin Regjional të Liderëve të Rinj që u mbajt në Novi Sad të Serbisë me 22 nëntor të këtij viti, raporton Almakos. Hasanovic si përfaqësues i të rinjve të Maqedonisë së Veriut përmendi qëllimet strategjike të Maqedonisë, por bisedën e tij e nisi me një element të rëndësishëm kulturoro-gjuhësor. Ai të pranishmëve i përkujtoi 22 nëntorin si Dita e Alfabetit shqip dhe theksoi se Maqedonia është shtëpia e alfabetit shqip dhe sllav. Emir Hasanovic i ka ndihmuar qeverisë në tema të ndryshme si ajo e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Duke e…
Organizatat humanitare “Merhamet”, “El hilal”, “Kalliri i Mirësisë”, “Nun”,”Ensar” dhe “Vllaznia” nga Maqedonia e Veriut, shpallin javën e aksionit humanitarë nën moton “Vëllazëria na bashkon”, me çka do të mbledhin ndihmat humanitare, për t’i dërguar ato në vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Ata shprehën ngushëllimet për humbjen e jetëve të njerëzve, duke nënvizuar se përveç humbjes së madhe për familjet, të afërmit dhe farefisin, kjo është një humbje edhe për të gjithë popullin shqiptarë. Nga këto organizata u bëjnë apel të gjithë njerëzve humanë që t’i dërgojnë ndihmat e tyre, të cilat më pas në koordinim me Ambasadën…

