Ministri i Punëve të Jashtme i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov sot i priti kopjet e letrave kredenciale të ambasadores së re të jashtëzakonshme dhe të autorizuar të Republikës së Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nivel Tiganj. Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, në kontekst së kryesimit të ardhshëm të Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian nga janari i vitit 2020, njoftoi MPJ-ja. Dimitrovi shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të perspektivave tona evropiane. Ai shfaqi edhe pritje për valorizimin e punës së bërë me çfarë do…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se “propozimet e një grupi të deputetëve për ndryshim të modelit zgjedhor dhe për lista të hapura janë në procedurë kuvendare”. “Mendoj se këto ndryshime nuk duhet të hynë në muajt e fundit të punimeve në Kuvend dhe pa u arrit konsensus politik”, tha Talat Xhaferi. Ai shtoi se një grup deputetësh si propozues në Kuvend kanë paraqitur dy propozime për ndryshime të Kodit Zgjedhor, një sipas modelit dhe një për lista të hapura. “Mendoj se duhet pa konsensus nuk do të duhej të hyjë një projekt i tillë”, tha mes tjerash Xhaferi. Sipas…
Sipas hulumtimit në suaza të projektit “Action SEE” për transparencë të pushtetit ekzekutiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2018, Qeveria e Maqedonisë së Veriut së bashku me Malin e Zi janë lidere në rajon sipas indeksit të transparencës i cili paraqet 78 për qind në përmbushjen e indikatirove. Trendi është në rritje në dy vitet e fundit dhe solli kthesë në rangimin e vendit tonë. Në vitin 2016 ishim në vend të fundit me vetëm 52 për qind të indiaktorëve të plotësuar. Këtë e theksoi ministri pa resor, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski në…
Nëpërmjet një njoftimi përmes rrjetit social në ‘Facebook’, Blerim Reka ka folur për tërmetin në Shqipëri si dhe për festën e shqiptarëve, 28 nëntorin. “Dje tragjedi, sot ditë zie, nesër ditë pavarësie. Ushtria e Boletinit ishte vonuar para një shekulli në Vlorë, por ushtria e Kosovës mbërriti e para, dje në Durrës”. “Kufiri i Londrës; që ndau vëllezërit dhe bashkoi armiqtë, dje u shkri. Ky kufi artificial, nuk arriti të ndajë gjakun natyral. Mbi një shekull nga ndarja, shqiptarët vazhdojnë të kufizohen me vetveten. Nesër, është dita e pavarësisë së Shqipërisë. Këndej kufirit londinez, është dita e flamurit që mbajti…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Universitetin e Evropës Juglindore mbajti fjalim me temën “Sjellja etike e të rinjve në mjedisin multikulturor”. Në fjalimin e tij para profesorëve, studentëve dhe mysafirëve të tjerë të pranishëm, ministri Ismaili theksoi se tema e sotme flet vetvetiu për përkushtimin që ka Universiteti i Evropës Juglindore për të trajtuar çështjet serioze, që sot e preokupojnë gjithë botën e qytetëruar. “Etika në kontekst të të rinjve dhe në kontekst të mjedisit multikulturor, siç jemi edhe ne, është një temë që e sfidon jo vetëm botën tonë. Andaj, kjo ngjarje meriton jo vetëm vëmendjen, por…
Gjithsej 136 milionë euro janë siguruar për ndërtimin e stacionit filtrues për ujërat e zeza në Shkup, por Qeveria do të ndërmarrë aktivitete në bashkëpunim me BIE dhe BERZH-in për sigurimin e grantit shtesë që të ulen shumat e huas, vëri të ditur sot Ministria e Financave. Nga 136 milionët e siguruara, 68 milionë euro janë nga Banka Investuese Evropiane (BIE), 58 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa 10 milionë euro janë grant nga BIE përmes Economic Resilience Initiative (ERI). Stacioni filtrues do të vendoset në Komunën e Gazi Babës, në bregun e majtë të…
Të premten nga ora 17:00 para Ministrisë për Mjedis Jetësor do të mbahet protestë ekologjike – Marshi për ajër të pastër. Ditë më herët, në organizimin e këtij marshi u përfshinë edhe pjesa më e madhe e lëvizjeve ekologjike në Maqedoni. Marshi do të fillojë para ministrisë dhe do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë dhe paraqet unifikim historik i lëvizjeve të gjelbërta për kauzë të përbashkët.
LSDM dhe Zoran Zaev janë në panik dhe prandaj ikin nga përgjegjësia. Zoran Zaev ta pranojë propozimin e kryetarit Hristian Mickoski, liderët e partive që janë në garë për zgjedhjet parlamentare të jetë në cilësi të kandidatit mandatar dhe nëse humbin zgjedhjet të tërhiqen nga politika. Nëse Zoran Zaev ka të paktën njëfarë guximi do ta pranojë këtë propozim. Liderët e partive patjetër të mbajnë llogari për politikat e tyre. Vendosja e sistemit kandidat për mandatar është praktikë evropiane dhe shprehje e përgjegjësisë më të madhe morale në politikë. Nëse Zaev është për vlera të vërteta, ndërsa nuk gënjen, ai…
Tragjedia e cila ndodhi në Shqipëri menjëherë senzibilizoi solidaritetin mbarëkombëtarë, si gjithmon ndër të parët kompania Ecolog International nga Tetova dhe filantropi shqiptar Lazim Destani, më një organizim të shpejtë dërguan ndihmat e para në rajonet e goditura nga termeti katastrofal. Gjatë ditës së djeshmë për në Durrës u nis konvoji i parë i kësaj kompanie me ndihma për personat të cilat janë të goditur nga terrmeti në këtë pjesë të Shqipërisë. Pas mesnate, nga Tetova jane nisur 3 kamione 12 tonesh dhe nje furgon, qe pritet te mberrijne rreth ores 10.00 ne Durres, per t’ju dorezuar Shtabit te Emergjencave…
Pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitijan Mickoski sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së theksojnë se Mickoski ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura. Mickoski ka potencuar se në këto momente të vështira te njeriu theksohen karakteristikat më të ndritura njerëzore si solidariteti, ndihma dhe humaniteti, dhe pikërisht për këto arsye në këto momente është i nevojshëm bashkimi për një qëllim, ndihmën e familjeve që kanë pësuar dhe janë lënduar. Siç njoftojnë nga VMRO-ja, Mickoski ka potencuar se se katastrofat e këtilla natyrore nuk janë…
Komandanti i Stacionit Policor në Resnjë, në vitin 2012, sot u rrëfye për lëndën gjyqësor për parregullsitë zgjedhore në rastin “Titanik”. Ai me këtë rast tha se si policia i ka kryer kontrollet e adresave të banimit, të potencuara në kërkesat për marrjen e letërnjoftimit. Dëshmitari Milorad Gjorgjievski, theksoi se nga mesi i tetorit të vitit 2012, deri nga mesi i marsit të vitit 2013, ka shfrytëzuar një muaj pushim dhe tre muaj pushim pa pagesë. “Kompetencat e Stacionit Policor, janë të bëjnë kontrolle operative apo personale në terren lidhur me pohimin nëse personat kanë paraqitur adresë të saktë të…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, sot u takua me pensionistët në Kërçovë për të diskutuar mbi rritjen e ardhshme të pensioneve dhe çështje të tjera aktuale, njofton Portalb.mk. Ministrja ka njoftuar personalisht pensionistët se sistemi i pensioneve është i qëndrueshëm dhe pensionet janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten. Ajo gjithashtu i informoi ata për rritjen e ardhshme të pensioneve në janar 2020, ku pensionet do të rriten për 700 denarë për të gjithë pensionistët, e cila me rregullime shtesë deri në fund të vitit do të arrijë nga 860 deri në 900 denarë. “Rritja e pensioneve…

