Author: Hamdi Kumanova

NTP – Shkupi nuk ka ende informacion se kur do të fillojë përdorimi i biletave të reja të letrës në transportin publik. Futja e biletës së premtuar është vonuar tashmë për një muaj, së bashku me fillimin e aplikacionit të ri celular për transport publik dhe mundësinë që qytetarët të rimbushin kartën “Skopska”. Nga NTP – Shkupi thanë për Meta.mk se përgatitjet dhe testimet e fundit po kryhen për të vënë në funksion përfitimet e reja që do të ofrohen për përdoruesit e transportit publik. “Konsiderojmë se është e pakëndshme të “licitojmë” me periudhë kohore në vënien e shërbimeve të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitijan Mickoski sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Mickoski shprehi ngushëllime më të thellë për jetët e humbura pas tërmetit të fuqishëm që e goditi qytetin e Durrësit. Ai potencoi se këto momente të vështira te njeriu theksohen karakteristikat më të ndritura njerëzore si solidariteti, ndihma dhe humaniteti, dhe pikërisht për këto arsye në këto momente është i nevojshëm bashkimi për një qëllim, ndihmimin e familjeve të të pësuarve dhe lënduarve. Tragjeditë e tilla tregojnë se është e nevojshme të tejkalohen dallimet dhe se respekti i ndërsjellë është i rëndësishëm, shtoi…

Lexo më Shumë

“Përgatitjet për shpalljen e tenderit për ndërtimin e hidrocentralit Çebren sipas parimit të partneritetit publiko-privat (PPP) janë në fazën finale”, ka thënë zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev gjatë prezantimit në Qeveri të studimit të ri të përpunuar nga Korporata ndërkombëtare financiare (IFC (International Finance Corporation), pjesë e grupacionit të Bankës botërore e domosdoshme për shpalljen e tenderit për ndërtimin e hidrocentralit Çebren ku ka pasur edhe përfaqësues të Sekretariatit të bashkësisë energjetike. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në realizimin e reformave energjetike të cilat nënkuptojnë edhe tranzicion gradual nga prodhimi konvencional i energjisë elektrike…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me ç’rast shprehi ngushëllime të sinqerta për viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti që herët në mëngjes e goditi Shqipërinë. Pendarovski, siç informoi kabineti i tij, i ofroi mbështetje presidentit Meta, ndërsa kabineti është në koordinim të vazhdueshëm me kabinetin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes aktivitetit të sinkronizuar të përbashkët t’u ofrohet ndihma dhe mbështetja familjeve të viktimave dhe të lënduarve në Shqipëri. Presidenti Pendarovski, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Hetues me urdhër të Prokurorisë Publike janë në ambientet e PSP-së që të sigurojnë dokumente financiare, konfirmuan për MEDIAL-n nga Prokuroria. Prej atje theksojnë se bëhet fjalë për procedurë paraprake. Informacionet zyrtare nga baza “Financa të hapura” treguan se ish-prokurorja speciale Katica Janeva gjatë mandatit të saj, ka marrë gjithsej 157.00 euro jashtë  pagës së rregullt.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot shprehi ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Shqipëri dhe ofroi ndihmë dhe mbështetje. “Me shqetësim i ndjekim lajmet për tërmetin e madh në Shqipëri, në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Fuqia e tërmetit, që e ndjemë edhe ne, i kahëzoi mendimet drejt fqinjëve tanë. Në mënyrë më të sinqertë bashkëndjejmë me familjarët e viktimave, dhe shpresojmë për rikuperim të shpejtë nga pasojat”, thotë Zaev. Ai në profilin e tij në Facebook thotë se prej mëngjesit janë në komunikim me institucionet e Shqipërisë dhe se vendi është i gatshëm ta ofrojë tërë ndihmën dhe mbështetjen e domosdoshme.

Lexo më Shumë

“Absolutisht nuk është e vërtetë se sëmundja e zgjebes rrjedh nga kazerma në Veles. Sëmundja rrjedh nga një person, i cili vullnetarisht ka filluar të kryej shërbimin ushtarak dy-tre javë më parë. Kjo nuk është diçka e cila duhet të na brengos, pasi që absolutisht nuk është e saktë se kazerma është jofunksionale. Përkundrazi, ushtari i cili ka qenë i regjistruar se e ka sëmundjen e caktuar është dërguar në shtëpi dhe dy ushtarë tjerë janë në mbikëqyrje”. Këtë sot e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Qendrën Mjekësore Ushtarake. “Definitivisht…

Lexo më Shumë

Liderët dhe politikanët e Maqedonisë kanë shprehur ngushëllime për viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti 6.4 ballësh që goditi sot Shqipërinë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përcjellë dhimbjen e tij dhe ngushëllimet për tërmetin që sot në mëngjes goditi Shqipërinë. “Lajm i trishtë që në orët e hershme të mëngjesit për tërmetet e rënda që goditën Shqipërinë dhe u ndjenë gjithandej duke shkaktuar viktima, të lënduar dhe dëme të mëdha. Me mendje, zemër, shpirt e lutje jam me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, ndërsa dalja jonë në krah me të gjitha mundësitë tona nuk do të mungojë, jemi me…

Lexo më Shumë

Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane do të zhvillojë sot seancë me temën e qasjes së re të paralajmëruar për zgjerimin e Bashkimit Evropian – idetë dhe sfidat. Në seancë Ambasadori francez Christian Thimonier pritet të flasë para deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit. Anëtarët e Këshillit për eurointegrime përveç deputetëve janë edhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane, përfaqësues të kabinetit të presidentit të shtetit dhe kryeministrit, ASHAM-it, BNJVL-së dhe ShGM-së. Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në intervistë për “Telma” paralajmëroi se sot Qeveria do të definojë pozicionin për propozimin francez.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në suaza të të cilës do të mbajë takim me nikoqirin e tij shefin e Diplomacisë Nikolla Dimitrov. Siç kumtoi MPJ, në takim është parashikuar të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale, për bashkëpunimin politik dhe ekonomik, si dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë dhe rajonit. Gjithashtu, shtohet, është parashikuar të shqyrtohen edhe mundësitë për përparim të dialogut politik mes dy vendeve, në dritë të implementimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës. Në suaza të vizitës zyrtare në Republikën…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme, si pikë të parë do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm në të cilin ka edhe viktima në njerëz. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar osmani sot u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave dhe tha se ai në mëngjes tashmë disa herë ka folur me ministrin e jashtëm shqiptar me qëllim që t’i dëgjojë nevojat e tyre për ndihmë. Osmani informoi se një ekip prej rreth njëzet shpëtimtarëve, në koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim tashmë po bëhen gati për të shkuar në…

Lexo më Shumë

Ministri aktual i Pushtetit Lokal, Goran Milevski thotë se ish-ministra të këtij dikasteri gjatë mandateve të tyre kanë përfituar dhe shfrytëzuar para nga kartelat për reprezentim dhe shfrytëzim. Paratë janë tërhequr si avanse dhe nuk janë kthyer më. Milevski në emisionin “Vetëm të vërtetën” në Kanal5 theksoi se bëhet fjalë për avanse që janë tërhequr me një vlerë mbi 30 mijë euro, që nuk janë kthyer apo nuk janë rregulluar me fletë-llogari. Ministri Milevski tha se për këtë do të ngrejë procedurë ligjore për keqpërdorime. Siç dihet kjo ministri viteve të fundit është udhëhequr kryesisht nga ministra shqiptarë, siç ishte…

Lexo më Shumë