Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sot përmes një postimi në facebook i është përgjigjur deklarimeve dhe ak uzave që mbrëmë i bëri ndaj tij kryetari aktual i Sarajit dhe anëtari i lartë i BDI-së, Blerim Bexheti. Zekiri ka thënë se me Bexhetin do të shihen në gjykatë për shpifjet që sipas tij, nëse njëra prej tyre do të dëshmohet, ai do të tërhiqej nga skena politike. Ja përgjigja e plotë e Zekirit: Nëse dëshmohet vetëm një nga shpikjet e shumta qe i ka deklaruar për mua kryetari i Sarajit dhe ish-ministri i drejtësisë Blerim Bexheti në emisioni e mbrëmshëm (25.11.2019)…
Author: Hamdi Kumanova
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas emërimit të drejtorit të AKI-së e Inspektorit të Përgjithshëm nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi. Përmes një reagimi për media, në VV thonë se “sot u njoftuam nga mediet për pazarin e ri të Thaçit e Haradinajt në kurriz të shtetit”. “Sa më shumë afrohet dita e largimit të PAN-it nga pushteti, aq më shumë po dalin në pah fijet që i mbajnë lidhur. Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin”, thuhet në reagim. Kjo parti thotë se propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të…
AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, mbrëmë ka vazhduar me takimet e saja, ku sonte ka bashkëbiseduar me banorët e komunës Saraj. Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, temë kryesore e bisedës ishte platforma sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualiteti politik në vend. Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. #VatrajonëAlternativajonë
Në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, në margjinat e Forumit të Katërt për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që mbahet sot dhe nesër në Shkup, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi dy takime bilaterale – me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës Popullore të Kinës, Luo Shugang, dhe me ministrin e Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë, Vlladan Vukosavljeviq. Në takimet ishte theksuar organizimi i shkëlqyeshëm i Forumit për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, organizator i të cilit është Republika e…
Treni ka goditur për vdekje një 29 vjeçar nga Kosova. Në natën në mes të të shtunës dhe të dielës, rreth orës 23.45 ka ndodhur një aksident i rëndë pune në linjën hekurudhore Basel-Delemont. Një punëtor 29 vjeçar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në këtë aksident, njofton telebasel.ch. Albinfo.ch merr vesh ndërkohë se viktima është një shqiptar nga Kosova, gjegjësisht nga Komuna e Gjakovës, me emrin Martin Dodaj. Aksidenti ka ndodhur në një kantier ndërtimi në afërsi të stacionit hekurudhor në Zwingen, Kantoni Baselland, ka bërë të ditur Policia Kantonale e Basellandit të hënën. Punëtori i ndërtimtarisë që vinte nga një…
Drejtor i Ri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), është zgjedhur Kreshnik Gashi dhe Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani. Prishtinë, 25 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj kanë emëruar për Drejtor të Ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin, transmeton lajmi.net. Ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/
Kreshnik Gashi ka mbajtur pozita të larta institucionale në sektorin publik. Nga fillimi i vitit 2016, ka qenë kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, gjatë së cilës kohë Kosova ka marrë kodin e telefonisë 383 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve. Ka udhëhequr ekipin profesional teknik në dialogun e Brukselit. Para se të zgjidhej në krye të bordit të ARKEP ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Më herët ka qenë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil si dhe më parë e ka udhëhequr komisionin e përhershëm qeveritar…
Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni do të skadojë vitin e ardhshëm (më 2020). Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vet këtë gjykatë. Në kuadër të…
Presidenti Stevo Pendarovski theksoi se deklarata e tij nga Novi Sad, se ai do të shpërngulej nëse ai nuk do të ishte president, tha se ai nuk po fliste për OBRM-PDUKM-në dhe LSDM, por fliste për perspektivat e humbura evropiane. Ai tha se nëse do të ishte një djalë i ri, nuk do ta kalonte jetën duke pritur. “Të gjithë ne që kemi qenë ose jemi në pushtet, t’i kërkojmë falje popullit të Maqedonisë”, thotë Pendarovski dhe tha se të gjithë janë përgjegjës për shpërnguljen. Ai tha se të gjithë duhet të bëjnë strategji që të zvogëlohen dëmet. Pendarovski shtoi…
Prokurori Publik është ai që mund të kërkojë dhe t’i deklarojë informacionet se si u shpërndanë bonuset për PSP-në, tha kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve. Sipas informacioneve të tij, nga monitorimi i realizimit të buxhetit dhe ribalancimi i tij nuk janë shpenzuar 228 milion denarë të parashikuar për çdo vit, të cilat ishin përcaktuar me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të gjithë e dimë që prokurorëve specialë u paguan më shumë se 300 deri në 500 euro, nuk e di se sa paguhen prokurorët e tjerë publik, sepse ata morën edhe vetë përgjegjësinë për ruajtjen e…
Në Universitetin e Tetovës, Sparkasse Banka e prezantoi programin e bursave “Best of South East”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të bankës, profesorë të Fakultetit Ekonomik dhe studentë të Universitetit tonë. Me këtë rast, përfaqësuesja e Sparkasse Bank, Aneta Janevska Evgenievska, deklaroi se bursat mund të fitohen në bazë të kritereve të vendosura nga institucioni përkatës. “Kriteri parësor është njohja e gjuhës gjermane, duke vazhduar më tej me njohjen e shkëlqyer të gjuhës angleze, të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, nota të shkëlqyera gjatë studimeve të deritanishme, mosha maksimale deri 27 vjet, përkushtimi, shkathtësi të forta komunikimi, fleksibilitet,…
Tre fëmijët të cilët dje u transferuar në një shtëpi tjetër, janë kthyer në Shtëpinë e vogël përmirësuese në Vizbeg. Tash për tash nuk ka kurrfarë kërcënimi për jetën e tyre, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska. Sipas saj, nëse Shtëpia do të dislokohet siç kërkojë një pjesë e banorëve në Vizbeg, së shpejti do të vendoset, sepse diskutimi është vijon, por në çdo rast do të kërkohet zgjidhje e përbashkët kompromise. Lidhur me vërejtjen e disa banorëve të Vizbegit se edukatorët nuk kujdesen mjaftueshëm sepse në mbrëmje fëmijët kanë dalë nga Shtëpia dhe janë shëtitur…

