Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot mori pjesë në konferencën me titull “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e me iniciativë të ministrit në detyrë, Gent Cakaj. Me këtë rast në diskutimin tij Kryetari Gashi theksoi se, veçmas pas refuzimit të BE-së që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’u japet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, është bërë dyfish e nevojshme që të rritet kohezioni brendakombëtar shqiptar, veçanërisht në planin ekonomik, arsimor e kulturor. Ndërkaq ministri Cakaj u…

Lexo më Shumë

Botë ujore, ose hapësirë me akuariume të mëdha për peshq dhe kafshë të tjera ujore, do të ndërtohet në kopshtin zoologjik në Shkup. “Kohë më parë ishte në plan ta bëjmë këtë. Në secilin kopsht zoologjik evropian ka akuariume të mëdha të cilat vizitohen shumë, ndërsa peshqit dhe bota detare janë pjesë e rëndësishme e edukimit shkollor të çdo fëmije”, kumtuan sot nga Kopshti Zoologjik në Shkup. Për momentin sqarojnë, se përpunohet projekt për atë objekt dhe shpresojnë se në koordinim me kryetarin e komunës Petre Shilegov dhe me mbështetje të qytetit në vitin 2020 Shkupit do të bëhet me…

Lexo më Shumë

Mbi 26 milion euro kanë marrë televizionet nacionale në vend gjatë periudhës së viteve 2010-2017 nga ish Qeveria e VMRO-DPMNE-së, ndërsa 95 për qind e kësaj shume kanë përfunduar  në llogaritë e televizionit Sitel, Kanal 5 dhe Alfa TV. Këtë e tregojnë të dhënat në bazën “Financa të hapura”, publikoi sot Prizma. Shuma e saktë është 26,6 për qind, ndërsa një pjesë e madhe e tyre, mbi 90 për qind, ish qeveria  i ka dhënë direkt nga buxheti i saj, nga zëri “transfere tjera” ndërsa ministritë dhe  sekretariatet qeveritare kanë kontribuuar vetëm me disa përqindje të ulëta. Nëntëdhjetë e pesë…

Lexo më Shumë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka organizuar në Tiranë konferencën mbarëkombëtare me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, raporton Anadolu Agency (AA). Të pranishëm në këtë konferencë ishin zyrtarë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, ndërsa kishte si objektiv krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi në nivel mbarëkombëtar. Në fjalën e tij në konferencë ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se kjo mbledhje e faktorëve…

Lexo më Shumë

Juristja 34 vjecare, Ajser Ademi nga Shkupi sot edhe zyrtarisht u emërua prokurore në Prokurorinë Themelore në Shkup. Ajo dha betimin para Këshillit të Prokurorëve  të Maqedonisë së Veriut se do të angazhohet që të ndaj drejtësinë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët,  konform kushtetutës dhe ligjit. Ajseri ka zgjedhur profesionin e drejtësisë të cilës ia ka kushtuar gjithë jetën duke shpresuar se është e gatshme që të kontribuoj edhe më shumë në pozitën e prokurores për të ndëshkuar shkelësit e ligjeve në Maqedoni. Ajo ka mbaruar me sukses të dalluar Akademinë prestigjioze 2 vjecare…

Lexo më Shumë

Të gjithë kemi dëgjuar qartë se çfarë mendon Mickoski për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadoren e Zvicrës në vendin tonë, Sibyl Zuter Tehada. Zaev, duke përmendur një video të një takimi mes liderit të VMRO-sëdhe kryeministrit bullgar Boyko Borisov, në të cilën Mickoski, në pyetjen e Borisovit – nëse ai e mbështet marrëveshjen, thotë: “ne mbështesim gjithçka në interes të të dy vendeve”, tha ai. Zaev tha se si lideri i opozitës ishte mjaft i qartë, por pas takimit Mickovski mohoi të pranonte marrëveshjen.

Lexo më Shumë

Ministria për punë dhe politikë sociale u bëri thirrje qytetarëve në tejkalimin e paragjykimeve, me qëllim që të gjithë të punojmë në të mirë të fëmijëve. Banorët në Vizbeg kanë protestuar kundër vëndosjes së fëmijëve të mitur nga ish institucioni “Ranka Milovanoviq” në shtëpinë grupore në Vizbeg. Me qëllim që t’i mbrojmë nga urrejtja që po shprehet ndaj tyre, MPPS tha se fëmijët përkohësisht janë dislokuar nga shtëpia grupore për shkak të protestës së banorëve, dhe të njejtët do të kthehen pas përfundimit të protestës. “Me të vërtetë më vjen keq që pjesë e shoqërisë tonë ende nuk është e pjekur…

Lexo më Shumë

Nëntë kooperativa bujqësore tashmë ekzistuese dhe tetë të sapoformuara prej rajoneve të ndryshme të vendit sot do të marrin marrëveshjet për mbështetje financiare nga BE-ja. Bëhet fjalë për grante të BE-së të cilat janë pjesë e projektit “Mbështetje për zhvillimin e kooperativave bujqësore”, financuar nga BE-ja, ndërsa zbatohet nga CARE Gjermani dhe Fondacioni për Zhvillim të Ndërmarrjeve të Maqedonisë. (FZHNM). Në këtë ngjarje është paraparë fjalim i ministrit të Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe udhëheqësit me sektorin për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Nikolla Bertolini.

Lexo më Shumë

Maqedonia është në rrugë serioze për të instaluar Sistemin Inteligjent të Transportit (ITS) në autostradën përgjatë Korridorit 10. Ministria e transportit dhe lidhjeve ka përgatitur tashmë dokumentacionin e projektit për sistemin e ri, ndërsa shteti ka ngritur një kredi nga Banka Botërore për të zbatuar këtë projekt. Do të jemi ndër të parët në rajon me sistem komunikimi dhe informacioni për kontroll dhe menaxhim të trafikut, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Është projekt që do të mundësojë monitorimin e trafikut dhe kushteve të motit nga një vend gjatë 24 orëve. Operatorët e qendrës së kontrollit, përmes kamerave të instaluara, do të jenë në…

Lexo më Shumë

Shumë rekorde do të ndahet edhe këtë vit për festimin e vitit të ri 2020 nga Bashkia e Shkupit. Këtë vit për zbukurime do të harxhohen rreth 285 mijë euro, ndërsa këto do t’i bëjë kompania “Link Media Plus”, e cila këtë e ka bërë dhjetë vitet e mëparshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë vit buxheti për vitin e ri do të jetë rreth 30 mijë euro më i madh se vitin e kaluar. Këtë vit për herë të parë do të zbukurohen edhe disa bulevarde, të cilat nuk kanë qenë vitet e kaluara. Në shesh gjatë natës së vitit të…

Lexo më Shumë

Të nderuar,  Konsiderojmë se në institucionet duhet të sillemi siç kërkohet nga kodet e sjelljes në një institucion kulturor. Në TKM, të premten ishte njoftuar mbajtja e dy evenimenteve, shënimi solemn i Ditës së Alfabetit dhe shfaqja e filmit dokumentar, por Drejtoria e TKM-së aspak nuk ishte njoftuar për praninë e grupit të tifozëve. Me respekt, Ministria e Kulturës

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Në botën shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës, po edhe në diasporën shqiptare po lexojmë dhe dëgjojmë për raste të ndryshme të dhunës në familje, të shtimit të bandave shqiptare, të konsumimit dhe shitjes së drogës. Sidomos jemi tronditur nga lajmet e tilla ku nusja e djalit përjashton nga shtëpia vjehrrën, ku djali ther me thikë babain, burri gruan. Raste të këtilla kemi dëgjuar nga mediet në Shqipëri ,Kosovë , po edhe në Maqedoni. Secili rast në mënyrë specifike ka historikun e vet dhe trajtimin që duhet të marr nga komponentët. Mediet botërore shpesh…

Lexo më Shumë