Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Kumanovës, u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA në Kumanovë, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh ekonomisti i diplomuar, Lindrit Memeti. Me këtë rast para rinistëve kumanovarë, fjalë rasti kishin anëtari i Kryesisë Qendrore, Daim Luçi, kryetari i posazgjedhur i FR – Kumanovë, Lindrit Memeti dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi.
Author: Hamdi Kumanova
Një biro e kontabilitetit në nivel vjetor do të kursejë një grumbull letrash, kohë dhe hapësirë, me heqjen e vërtetimit të pagesave, si dokument shoqërues i llogarisë fiskale për arsyetimin e shpenzimeve dhe të drejtën për tatimin e mbajtur në burim pohon ministrja e financave, Nina Angelovska. Sipas saj, vërtetimet e pagesës janë dokumente të vjetërsuara nga ish Jugosllavia që duhet të modernizohen dhe digjitalizohen. Me masën e propozuar, Angelovska paralajmëroi do të thjeshtësohen obligimet për administratën tatimore dhe do të lehtësohet puna e kompanive. Kompanitë dhe personat fizik do të mund ta realizojnë të drejtën e tatimit të mbajtur…
Banorët e Vizbegut të Shkupit sot protestuan kundër objektit të disperzuar të Shtëpisë për përkujdesjen e fëmijëve me probleme edukative-sociale dhe sjellje të çrregulluar nga Shkupi në lagjen e tyre, që të shfaqin pakënaqësinë për objektin për këtë qëllim. Ato ankohen se në orët e mbrëmjes fëmijët shëtitën nëpër shtëpitë dhe bëjnë probleme dhe se vazhdimisht kërkojnë duhan dhe alkool, ndërsa kanë bërë dëme edhe ndaj pronave të patundshme. Katerina Todoroska nga Këshilli organizativ në tubim deklaroi se ata nuk protestojnë kundër të rinjve me sjellje të çrregulluara , por kundër se zgjedhja e lokacionit është bërë në mënyrë joadekuate…
Dje në “Qendrën Kulturore Shqiptare Sami Frashëri” në prezencë të Ambasadorit të Kosovës z.Ilir Dugollit, bashkarisht e kremtuam 111 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Organizimin e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe koordinatori i QKSH-së z.Serdal Vardar dhe zëvendës Ambasadori i Maqedonisë së Veriut z.Daim Ilazi. Programin tonë e zbukuruan edhe më shumë recitimet e poezive të kursantëve të cilët vazhdimisht ndjekin kursin e Gjuhës Shqipe.
Ndryshim të rregullativës ligjore dhe lehtësim të procedurave për “import” të punëtorëve nga vendet tjera, për shembull nga Ukraina dhe Moldavia. Këtë e kërkojnë hotelierët nga Ohri dhe Struga. Për Alsat thonë që masa e këtillë është e domosdoshme për shkak të mungesës së madhe të kuadrit cilësor dhe profesionist, para se gjithash kuzhinier dhe kamerierë. Tashmë janë realizuar bisedime preliminare me përfaqësues të Qeverisë. “Bullgarët këtë problem e zgjidhin me angazhimin e fuqisë punëtore nga Ukraina dhe Moldavia, pa ta aspak s’mund ta përfundojnë sezonin turistik” – tha Pero Kutanoski, menaxher hoteli. Problemi me mungesën e kuadrit hotelierik në…
“Nëse merret parasysh se ajo tashmë kishte dorëzuar dorëheqjen nga PSP, cila është arsyeja e pagesës së Janevës nga qeveria ku kryeministër është Zaev”, thotë Arsovski. Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski nëpërmjet një konference për shtyp tha se “Zoran Zaev shkatërroi sistemin gjyqësor dhe në çdo mënyrë nëpërmjet kërcënimeve dhe blerjeve ndikon ndaj gjyqësorit”. “Zaev në mënyrë klasike bleu Katica Janevën. Opnioni është dëshmitar se Zaev përmes Qeverisë në xhirollogarinë personale të Janevës ka bartur para deri në 600 euro 10 ditë para arrestimit të Janevës”, tha Arsovski. Ai thotë se Janeva ka marrë para nga Qeveria e LSDM-së për…
Edhe gati 4 muaj nga fillimi zyrtarisht me punë i Agjencisë për Siguri Kombëtare, kjo strukturë e cila për herë të parë u vendos nën qeveri, ende nuk funksionon si duhet. ALSAT mëson se veç mos-përmbushjes me sukses të detyrimeve të saj, në radhët e punonjësve ka gjithashtu pakënaqësi të mëdha për shkak edhe të mungesës së organizimit të brendshëm. Në rrjedhë është përgatitja e një sistematizimi të ri, për shkak se, pas gati 4 muajsh, eprorët e ANB-së kuptuan që sistematizimi fillestar me të cilin nisi veprimtarinë agjencia, ishte jo funksional. Mësohet të ketë ndryshime strukturore, por ende nuk…
Të hënën, në Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin Ekonomik do të bëhet prezantimi i projektit InnoTech Club nga portali Inovativnost.mk. Projekti ka qëllim të promovojë shkencën, teknologjinë dhe inovacionet si fuqi lëvizëse e ekonomisë, veçanërisht mes të rinjve dhe kompanive që e mbështesin zhvillimin e tyre në hulumtime dhe bashkëpunim me universitetet.
Gjykata e Apelit më 23 dhjetor do të shqyrtoj ankesat e palëve mbi vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës në rastin e Almir Aliut. Në vendimin e fundi, Boban Iliq u dënua me 6 vite burg, ndërsa Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri me nga 9 dhe 6 muaj burg efektiv. Pas ankesës, vendimi i parë i Gjykatës së Kumanovës ishte kthyer në rigjykim, ndërsa gjykatësja Maja Denkoska shqiptoi përsëri lartësinë e njëjtë të dënimit për 4 të akuzuarit. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e goditjes me makinë nga i akuzuari…
Beteja kyçe është si ta konsolidojmë këtë sistem tonin, reformat, para së gjithash luftën joselektive kundër krimit dhe korrupsionit. Maqedonia e Veriut duhet ta ndërtojë sistemin nën mbikëqyrje të BE-së, nevojitet t’i përforcojmë institucionet që qytetarët të kenë besim në to, në mënyrë që ato të funksionojnë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në tribunën e Lidhjes demokratike të titulluar “Maqedonia në udhëkryq”. Sipas tij, për atë që po na ndodhë me të rinjtë sot, arsye kyçe nuk është situata ekonomike. “Nga shteti më së shumti largohen njerëz të realizuar, njerëz të cilët mund të kenë perspektivë…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për portalin Kurir mohon të ketë përkrahur Marrëveshjen me Bullgarinë në takimin me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov. “Kisha takim konstruktiv me Borissovin me kërkesë të tij. Takimin e pranova me kënaqësi, për shkak se besoj është e nevojshme që të ndërtohen ura të bashkëpunimit, dhe të mos krijohen konflikte. Në takim u bisedua për temat aktuale në Maqedoni, në Bullgari, me theks të veçantë për të ardhmen, por gjithashtu edhe për temat që janë pjesë e të kaluarës”, tha Mickoski. Ai në intervistë sqaron se për disa nga këto tema ka pasur…
Ndal për minierat, “Shëndeti para profitit” dhe “Merreni menjëherë koncesionin!” Ishin pjesë e mesazheve që një grup qytetarësh e dërguan sot në shenjë proteste para Qeverisë kundër hapjes së minierës Illovica, transmeton NOVATV, transmeton Portalb.mk. Ata kërkuan nga qeveria që urgjentisht të përfundojë procedurën për revokimin e koncesionit Illovica-Shtuka. Njëri nga organizatorët e protestës, Stojan Vellkov, deklaroi se ata kërkojnë që koncesioni të hiqet sa më shpejt që mund, ose para krijimit të qeverisë teknike, dhe njoftoi se ata do të vazhdojnë të mbajnë protestat. Ai theksoi se koncesionari kishte parashtruar ankesë ndaj vendimit në procedurën administrative dhe se tani…

