Lideri VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kurir ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, se nëse nuk do të ishte president, do të largohej nga shteti. “Presidenti Pendarovski është zgjedhur nga partia e cila tre vite është në pushtet do të dëshironte të braktis shtetin ngase këtu nuk jetohej. Do të kisha sugjeruar se ndjenjën e tillë dëshpëruese tija thotë shefit të tij Zaev, ngase për tre vite ai po e dërgon shtetin në humner. A ka pranim më të mirë se kjo qeveri nuk po funksionon, gjegjësisht se po shkretohet shteti, edhe atë…
Author: Hamdi Kumanova
Për dy javë Ministria e transportit dhe lidhjeve në Qeveri duhet të dorëzojë propozimin e ri të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme. Qytetarët që do duan ta legalizojnë ndërtimin e paligjshëm do duhet të paguajnë tërë shumën që kanë pasur për obligim t’ia paguajnë komunës para se të fillojnë me ndërtimin. Dhe si dënim shtesë, 50% nga shuma e taksave komunale. Pritjet e pushtetit janë se ligji i ri do jetë gati deri në fund të vitit. “Që të mos ketë hamendje, procedurat që udhëhiqen në komunat, ata procedura vazhdojnë nga një euro, meqë komunat për një pjesë…
Në vigjilje të pjesës zyrtare të Forumit të 4-t Ministror për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që sivjet mbahet në Shkup, organizatori, ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës Popullore të Kinës, Luo Shugang, sot e vizituan lokalitetin arkeologjik Skupi afër Shkupit. Gjatë vizitës së lokalitetit, i cili daton që nga periudha romake, delegacioni kinez pati mundësinë të njihet me historinë e Shkupit të sotëm. Në agjendën e ministrave Ismaili dhe Shugang ishte edhe kisha e manastirit “Shën Pantelejmon” në Nerez,…
Dje në ora 15:20 në autostradën “Nën Tereza”, në qarkoren në Shkup, një automjet “Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R.S. (41) nga Kumanova ka dalë nga rruga, njofton Portalb.mk. Në aksident, lëndime trupore ka marrë bashkëudhëtarja R.S. (41) nga Kumanova, e cila është transferuar në kompleksin “Nënë Tereza”. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Nga fillimi i muajit të ardhshëm do të fillojë kthimi i parave tek qytetarët nga masa e njohur “TVSH-ja ime”. Kjo është paralajmëruar nga drejtoresha e Drejtorisë të të Hyrave Publike (DHP), Sanja Lukarevska. Ajo në një takim me qytetarët në cilësinë e anëtares së lartë të LSDM-së theksoi se 3 milion euro nga 1 dhjetori do t’i kthehen qytetarëve. Sipas saj, nga korriku i këtij viti e deri më tani janë skanuar 38 milionë llogari fiskale nga qytetarët, dhe se kjo masë tregoi se është funksionale, përcjell Expres. Lukarevska tha se në mënyrë të shkëlqyer po funksionon edhe kthimi…
Një tragjedi ka ndodhur sot në fshatin Batinci. Njëzet e tetë vjeçari me inicialet I.M ka humbur jetën derisa ka kryer punën. MPB njoftoi se aksidenti ka ndodhur dje kur kolegu i tij, duke drejtuar automjetin e Higjienës komunale Studeniçan, derisa kanë mbledhur mbeturinat, ka goditur personin I.M, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes këqyerjen e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/
Njohësi i zhvillimeve ekonomike, Xhevdet Hajredini ka theksuar se është vështirë të realizohet vetingu në gjyqësorin e Maqedonisë. “I pamundur është vetingu në gjyqësi në Maqedoni derisa paraprakisht nga skena politike nuk shporen politikanët e korruptuar, të cilët këta gjykatës dhe prokurorë i kanë instaluar. Nga politikanë, pjesëmarrjen e të cilëve në krim dhe korrupsion e dëgjojmë nga bisedat e përgjuara të shërbimit sekret të shtetit që në raportin e tij e konstatoi edhe grupi i Rajnhard Pribes, emrin e të cilit, jo rastësisht, këta politikanë s’duan as ta përmendin”, theksoi ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini.
Kryeministri Zoran Zaev ka qëndruar sot në Gostivar në kuadër të tribunave me qytetar të titulluara “Në rrugë të Drejtë”. Por, para mbërritjes në këtë qytet Aleanca për Shqiptarë ka organizuar një protestë në një rreth-rrotullim me pankarta kundër kësaj vizite duke akuzuar kreun e qeverisë për pengimin e punës së pushtetit lokal dhe të kryetarit të saj, Arben Taravari. Pak më vonë pankartat e vendosura janë hequr nga organet e rendit. Ndryshe në tribunën e organizuar me aktivist të LSDM-së kryeministri Zaev ka folur për gjendjen në vend dhe masat që ka ndërmarrë qeveria për zhvillimin ekonomik të vendit.
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet “është dëshpëruese të shihet se si Mickoski ngatërrohet në gënjeshtra të tij, i cili çdo ditë përpiqet ta lajë turpin nga debakli që ndodhi në Samitin e PPE-së në Zagreb”. “Të kota janë përpjekjet e Mickoskit. Në Video në mënyrë të qartë shihet dhe dëgjohet, në pyetjen nëse përkrah Marrëveshjen me Bullgarinë, Mickoski në mënyrë të qartë thotë përgjigjet se po mbështesin”, njoftojnë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, është e qartë se Mickoski gënjen dhe se ai ka humbur në gënjeshtrat e veta. “Me patriotizëm të tillë të rremë dhe me mossinqritet…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se zbatimi i vettingut ka qenë i planifikuar që me ardhjen e tij në pushtet, por nuk ka filluar për shkak të rekomandimeve nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për A2CNN Shqipëri, Zaev ka deklaruar se një gjë e tillë nuk i është mundësuar pasi Evropa priste rezultatet e vettingut në Shqipëri. “Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj si njohje të së drejtës për rizgjedhje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën, BE-ja nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse?…
Nëpërmjet një njoftimi, OBRM-PDUKM pyet se “për çfarë ekonomie fol Zaev, kur edhe shefi i shtetit do të emigronte nëse nuk do të ishte kryetar shteti”. Sipas tyre, të rinjtë në mënyrë të vazhdueshme po shpërngulen, njofton Telegrafi Maqedoni. “Politika ekonomike është e Zaevit është fiasko. Dëshmi për këtë janë aerodromet dhe stacionet e autobusëve të mbushura me të rinj të cilët me bileta njëdrejtimshme braktisin vendin. Edhe Pendarovski e din se pushteti është kriminal, zhvatja dhe korrupsioni lulëzojnë”, shprehen nga OBRM-PDUKM. Ata shtojnë se me LSDM-në dhe Zaevin në pushtet po fundoset./Telegrafi/
Boletini ekonomik nga Instituti EPIK ka dhënë përqindjet e qytetarëve të migruar nga vendet e rajonit në shtetet e BE-së. Sipas kësaj të dhëne Shqipëria ka përqindjen më të madhe të banorëve të saj të migruar në vendet perëndimore, edhe atë 44% e qytetarëve, të cilët kanë migruar në 10 vitet e fundit. Në grafikonin e përpiluar nga Instituti EPIK, Shqipëria pasohet nga Serbia dhe më pas Kosova, transmeton gazeta Koha. Nga lista e shteteve në grafikon, të cilën e përbëjnë gjashtë shtetet e rajonit, si Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, vendi ynë është…

