Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se të rinjtë mund të mbesin në rajon vetëm nëse Ballkani Perëndimor fillon t’i shfrytëzojë resurset e veta dhe të vazhdojë me nisma autonome rajonale dhe të krijohet diçka një mini BE. Ai në Forumin e liderëve të rinj në Novi Sad theksoi se të rinjve në rajon nuk u është dhënë mundësia dhe se kanë të drejtë të kërkojnë punë nëpër botë, nëse politikanët nuk ju japin perspektivë. “Ata kanë vetëm një jetë, të gjithë ne kemi një jetë, dhe askush nuk është i çmendur që ta harxhojë derisa bisedimet me…
Author: Hamdi Kumanova
Me 22.11.2019 në ora 21.30 në rrugën magjistrale Shtip-Dellcevë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “opel korsa” me targa nga Vinica, e drejtuar nga K.I.(19) nga Vinica, veturës së tipit “audi” me targa nga Vinica, e drejtuar nga M.T.(20) nga Vinica dhe veturës së tipit “citroen” me targa nacionale bullgare e drejtuar nga L.I.(34) nga Kocani, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar K.I. dhe M.T. që janë dërguar për shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Kocani. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Vinicë.
Me 22.11.2019 në ora 20.10 në rrugën Bllagoja Paroviq, zyrtarët policor nga SPB Shkup e arrestuan Zh.P.(43) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 23.11.2019 në ora 04.02, në rrugën magjistrale Dellcevë-Shtip, vetura e tipit “opel” me targa nga Kocani, e drejtuar nga S.M.(21) nga fshati Teranci, del nga rruga dhe lëndohet rëndë bashkëudhëtari A.K.(20) nga fshati Vidovishte, që dërgohet në Qendrën Klinike në Shtip, transmeton Almakos. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shtip.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër S.B.(37) nga fshati Brezë, komuna Cucer Sandevo, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka bartur dru për ngrohje pa posedim licence, transmeton Almakos. Me 08.10.2019 në pendën në Gllazhnje, Komuna e Likovës, i padituri me mjetin e tij transportues të tipit “mercedes” ka kryer bartjen e druve për ngrohje pa licencë me fletdërgesë nga një firmë prej fshatit Goshincë.
Me 22.11.2019 në ora 18.00 në rrugë Ivo Lola Ribar, zyrtarët policor nga SPB Tetovë i kanë arrestuar F.N.(29) dhe N.A.(56) dytë nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
Me 23.11.2019 në ora 00.05 në fshatin Zdunje, Gostivar, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gostivar i kanë arrestuar G.M.(31) nga fshati Zdunje dhe H.S.(26) nga fshati Recanë, Gostivar, pasi që gjatë kontrollit te to është gjetur material pluhur, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
Me 22.11.2019 në ora 18.20 në rrugën Gernika, zyrtarët policor nga SPB Shkup e kanë arrestuar P.K.(24) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 22.11.2019 në ora 22.30 në rajonin e Karposhit, zyrtarët policor nga SPB Shkup e kanë arrestuar A.M.(22) nga fshati Kondovë, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 22.11.2019 në ora 13.10 në rrugën Bregu Dimitar Vllahov, zyrtarët policor nga SPB Shkup e kanë arrestuar N.B.(39) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur një material pluhur, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi penale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për të mediumin gjerman Der Spiegel, ka folur për zhvillimet në Ballkan dhe “Mini-Shengenin”. Ai ka thënë se ideja për “Mini-Shengenin” ballkanik është e tij. Në këtë intervistë të gjatë, Vuçiq ka thënë se në samitin e fundit të mbajtur në Ohër mes tij Zoran Zaevit të Maqedonisë së Veriut dhe Edi Ramës së Shqipërisë kanë gjetur pajtueshmëri në shumicën prej pikave. “Kam qenë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut në samitin në Ohër dhe jemi pajtuar në pothuajse secilën pikë, përfshirë atë që unë të flasë më…
Mënyra më e mirë e parandalimit të virusit të gripit është vaksinimi me vaksinën kundër gripit. Vaksinimi mbron vetë personin si dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit. Vaksinimi çdo vit është e rëndësishme pasi virusi i gripit është i paparashikueshëm, pasi viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti nga vaksina e bërë bie me kalimin e kohës. ISHP rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi. Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe…

