SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër S.B.(37) nga fshati Brezë, komuna Cucer Sandevo, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka bartur dru për ngrohje pa posedim licence, transmeton Almakos.
Me 08.10.2019 në pendën në Gllazhnje, Komuna e Likovës, i padituri me mjetin e tij transportues të tipit “mercedes” ka kryer bartjen e druve për ngrohje pa licencë me fletdërgesë nga një firmë prej fshatit Goshincë.



