Në rend dite të seancës të Këshillit të Qytetit të Shkupit, të caktuar për të mërkurën, është vendosur edhe pika për miratimin e Propozim-vendimit për qasje drejtë përpilimit të Planit të Përgjithshëm Urbanistik (PPU) i Qytetit të Shkupit për periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2032, me miratimin e të cilit edhe formalisht do të fillojë procedura për përpilim të Planit të ri të përgjithshëm urbanistik. Siç kumton Qyteti i Shkupit, përpilimi i Planit të Përgjithshëm Urbanistik do të kryhet në mënyrë dhe procedurë të konfirmuar me rregulloren ligjore dhe nënligjore e cila ka të bëjë me planifikimin urbanistik.…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet një video të publikuar thotë se është gënjeshtër njoftimi për rritje të pensioneve. “Zaev gënjen kur ju thotë se ju rrit pensionet, e vërteta është se ai merr nga pensionet e juaja që e keni merituar. Besoj se nuk do të manipuloheni nga Zaev i cili mori 450 denarë nga pensionet”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni. Ai tha se deri në 1 janar të këtij viti rritja e pensioneve është përllogaritur si rezultat i rritjes së dy indikatorëve, rritja e shpenzimeve për jetesë dhe gjysma e rritjes së pagës mestare për gjashtë muaj e…
Rritja ekonomike po përshpejtohet me mesatarisht 2 pikë përqindje për vendet që janë anëtarësuar në NATO. Bashkimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut për kompanitë maqedonase hap një treg të ri shumë-miliardë eurosh, ndërsa siguria politike do të stimulojë investimet që do të krijojnë vende pune, do të rrisin vëllimin e tregtisë dhe do të përshpejtojnë rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Kjo është thënë nga Ministrja e Financave, Nina Angelovska, në karvanin e NATO-s të organizuar nga Qendra e Informacionit për Integrime Euro-Atlantike dhe Shoqata Qytetare “Most”, në Prilep, transmeton Portalb.mk. Ministrja e Financave vuri në dukje se anëtarësimi në NATO për…
Presidenti Stevo Pendarovski sot në Novi Sad u takua me homologun e tij slloven Borut Pahor në kuadër të Forumit të katërt rajonal rinor. Siç kumton Kabineti i presidentit, në takim u vlerësua se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera të cilat karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë, ndërsa u këmbyen edhe mendime për mundësitë për avancim të mëtutjeshëm dhe zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha nga interesi i ndërsjellë. “Për Maqedoninë e Veriut nuk ekziston alternativë tjetër, përveç integrimit evropian”, potencoi presidenti Pendarovski. Ai i falënderoi për bashkëpunimin konstruktiv të Sllovenisë për aspiratat e vendit tonë për…
Shoqata e qytetarëve për sëmundje të rralla “Jetë me sfida” nga Manastiri sot në Shkup organizon trajnim njëditor për psikologë dhe psikoterapeut me temë “Shëndeti mental – vital në trajtimin holisitik të personave me sëmundje të rralla dhe familjeve të tyre”. “Për shkak të rezultateve të mira, ne vazhdojmë të ofrojmë ndihmë psikologjike falas për njerëzit me sëmundje të rrallë dhe familjet e tyre dhe e zgjerojmë atë në qytete të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lista e psikologëve dhe qyteteve në të cilat ne punojmë do të publikohet së shpejti në faqen tonë të internetit dhe në…
Vaksinat falas të gripit sezonal për pacientët mbi 65 vjeç u harxhuan menjëherë pasi u njoftua se ka filluar vaksinimi, thonë mjekët amë dhe pacientët. Për më tepër, fakti që pensionistët duhet të marrin një udhëzim nga mjeku amë dhe të planifikojnë oraret e vaksinimit në sistemin elektronik “Termini im”, ka krijuar edhe më shumë probleme, shkruan Sloboden Pecat. “Dje kur shkova te mjeku kishte shumë njerëz që caktonin terminët për vaksinat. E lashë librezën shëndetësore dhe më vonë kur shkova për ta marrë më thanë që isha e fundit e planifikuar, nuk kishte më data për ata që erdhën…
Të martën në Shkup arrin shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, i cili në intervistë për radion greke ‘Real fm’ deklaroi se nuk është i sigurt nëse do të mund të ndryshohet qëndrimi i Francës por se do të përpiqen disa herë. Dendias dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i angazhuar për diplomaci ekonomike, Kostas Frankojanis në 26 nëntor arrijnë në Maqedoni, ndërsa zëdhënësi i MPJ-së greke, Aleksandros Genimatas theksoi se një nga temat do të jetë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Dendias para vizitës së tij në Shkup vërtetoi qëndrimin e Greqisë e që është përkrahje në zgjerimin e…
Policia e Maqedonisë në aksione të ndryshme gjatë ditës së djeshme në Shkup, Tetovë dhe Gostivar ka arrestuar tetë persona për drogë. Sipas njoftimit të policisë katër persona kanë qenë të Shkupit dhe të rrethinës, dy nga Tetova dhe dy nga Gostivar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, polici do të ngrisë aktpadi kundër tyre./Telegraf/
Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Koordinuese për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të EQL-së janë organizatorë të Forumit të Katërt Ministror për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që do të mbahet në Shkup, më 25 dhe 26 nëntor. Në hapjen zyrtare të Forumit Ministror fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, ndërsa në panelin kryesor janë paraparë fjalime tematike të shefave të delegacioneve të pranishëm. Në Forum do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së…
Në intervistën e tij ekskluzive për A2, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk mund të mos flasë edhe për faktorin shqiptar në vendin e tij, faktor të cilit ai mendon se tashmë i ka dhënë prova të mjaftueshme për t’ i dhënë besimin e votës. “Jam maqedonasi i parë që lufton hapur për shqiptarët, kam shenja në fytyrë për këtë, por jam krenar. Kam humbur disa vota maqedonase, por kjo është e ardhmja e këtij vendi multietnik”, thotë Zaev. Sipas tij, diferenca me qeveritë e tjera në të kaluarën qëndron tek fakti se janë kryer “shumë ndërhyrje në…
Në vijim ua sjellim fjalimin e plotë të hoxhës Abdusamed Zeqiri: Të nderuar vëllezër besimtarë, sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe unë dua të ndaj me ju disa çaste jo vetëm të gëzimit, por edhe të përkujtimit të rëndësisë së madhe që ka shkrimi e dija. Sot para 111 vjetëve në Manastir, pra më 22 nëntor 1908, shumë intelektualë shqiptarë, mes të cilëve edhe disa hoxhallarë, si Hafiz Ibrahim ef. Hoxha nga Shkupi e Rexhep efendi Voka nga Tetova, morën vendim për alfabetin unik të shqipes, me çka u vendos edhe gurthemeli i identitetit tonë kombëtar. Në…
Miqësinë me Serbinë në të ardhmen pres ta ndërtojmë në mënyrë edhe më intensive sepse ndajmë një të kaluar të përbashkët dhe synojmë ndaj një qëllimi të përbashkët – anëtarësimi në BE. Për qëllimet tona strategjike sot kisha bisedë të dobishme me presidentit e Serbisë, Vuçiq. Bashkimi Evropian nuk guxon ta anashkalojë Ballkanin Perëndimor. Garancia e vetme për stabilitet, siguri dhe prosperitet për rajonin është anëtarësimi në BE, ka shënuar presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk pas takimit të sotëm tet-a-tet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd. Presidenti Pendarovski i cili po qëndron për vizitë zyrtare…

