Author: Hamdi Kumanova

Goran Sugareski, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, duke komentuar buxhetin e vitit 2020, sot tha se është zhvilluar dhe shpallur tender për vitin e ardhshëm për autostradat Veles-Sveti Nikollë dhe Gostivar-Kërçovë. Shuma më e madhe e parave që do të investohen nga sektori i ndërtimit do të shpenzohen në hekurudhat, 2.652 miliardë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “577 milion denarë do të shpenzohen në pjesën Benjakovc-Kriva Pallankë dhe Kriva Pallankë-Deve Bair”, tha Sugareski. Ministri njoftoi edhe 430 milion denarë si subvencione për transportin hekurudhorë të udhëtarëve dhe azhurnimin e plotë të tubacioneve të gazit kombëtar në vitin 2020. Ai tha se…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Mimi Kodhelin, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Siç informoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi theksoi se kjo vizitë është me rëndësi të veçantë për të, duke pasur parasysh se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve zhvillohen në nivelin më të lartë dhe janë pa çështje të hapura. Ai vu theks të veçantë në statusin aktual të dy vendeve në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe shtoi se, edhe krahas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave, beson…

Lexo më Shumë

Presidenti, Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Bosnjës e Hercegovinës dhe të Malajzisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç kumtoi Kabineti i presidentit, duke theksuar se BeH dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende miqësore që i lidh vizioni për paqe, stabilitet, mirëqenia dhe prosperiteti ekonomik, Pendarovski në ceremoninë e dorëzimit së letrave kredenciale nga ana e ambasadorit të sapoemëruar të BeH-së, Dragan Jakimoviq, theksoi se perspektivat euro-atlantike të të dyja vendeve kanë për qëllim ndërtimin e një rajoni të fortë dhe të qëndrueshëm. Ambasadori Jakimoviq ka shprehur kënaqësi për marrëdhëniet e deritanishme…

Lexo më Shumë

Te dashur qytetare te Komunes se Gostivarit aktiviste, mbeshtetes, miq e dashamire. E nderuara familja e madhe e Alternativës. Ndiej dashuri e obligim moral t’ju falenderoj qe qëndroni për një ndryshim të dinjitetshëm. Qëndroj me ju e per ju, dhe mbetem i atille perhere e per jete.Sepse fortësia jonë është vullneti juaj. -Sot ka shpresë sepse ditët e kaluara kishit guxim! Sot dhe gjithmonë!-Ne gjithnjë do të qëndrojmë në shërbim të kauzës për të arritur aspiratat tona kombëtare.-Ditët tona po jetësohen me mirëqenien e juaj. Është evidente suksesi jonë me qeverisjen transparente dhe pa korrupsion të dy ministrave respektivisht z.Asaf…

Lexo më Shumë

Me propozim të ministrit pa resor i obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, në seancën e 166-të është miratuar Strategjia për transparencë të Qeverisë për periudhën prej 2019-2021, njofton Portalb.mk. Strategjia ndiqet me plan aksionar, për avancimin e ambientit për transparencë dhe besueshmëri në punën e institucioneve përpara integrimit të vendit në BE dhe NATO. Në atë drejtim, sot është promovuar edhe platforma “Financa të hapura” nëpërmjet të cilës qytetarët do të munden t’i ndjekin harxhimin e parave të tyre në buxhet, nga ana e shfrytëzuesve buxhetor fillimisht në nivel qendror, dhe më pas në fazën e dytë,…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së veriut dënon me forcë sjelljen e prokurores publike, Vilma Ruskovska dhe konsideron se ajo shkel Kodin Etikë të Prokurorëve Publikë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga deklaratën e sotme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut thuhet se si një organ i pavarur i gjyqësorit, është krijuar me qëllim të sigurimit dhe garantimit të pavarësisë të pushtetit të gjyqësorit, duke ushtruar funksionet e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. “Për këtë qëllim, ndërsa dhe për deklaratën e prokurores publike për krim të organizuar dhe korrupsion-Shkup, Vilma Ruskovska, në lidhje me vendimin e…

Lexo më Shumë

U bënë 40 orë qëkur banorët e fshatit Gërcec të Komunës së Sarajit janë pa energji elektrike. Gjatë këtyre orëve u shkaktuan shumë dëme materiale te këto banor, si dhe i pengua jeta e përditshme e fëmijëve dhe pleqve të cilët në këto ditë të dimrit duhet që të ngrohen. Banorët e fshatit Gërcec të irrituar nga kjo gjendje kërkuan zgjidhje duke u munduar që të adresojnë problemin aty ku duhen. Edhe pse si duket janë krejtësisht të harruar nga kryetari i Komunës së Sarajit, i cili në kushte normale do të duhej që të ishte bashkë me to, ata…

Lexo më Shumë

Me një akademi shkencore, sot në Manastir vazhduan “Ditët e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”. Drejtori i ITSHKSH-Shkup, Skender Asani, tha se identiteti shqiptar, si askund më shumë, bashkohet në alfabetin e gjuhës shqipes, dhe s’do mend që ky tharm i identitetit tonë u prodhua pikërisht këto ditë para 111 vjetëve në këtë qytet. Kështu dhe këtu u vulos identiteti jonë dhe prandaj sot jemi shqiptarë kahdo që të jemi dhe kudo që të jetojmë, tha Asani. “Pas ndërkombëtarizimit të punës sonë, duke themeluar departament për edukimin për Holokaustin, që na i ka hapur dyert nga Jerusalemi deri në Uashington, si…

Lexo më Shumë

Në seancën qeveritare e cila u mbajt në Tetovë, kryetarja Teuta Arifi ka kërkuar të bëhet kategorizim i ri i rrugës lokale që të mund të ndërtohet qarkore, e cila do të përfshijë pjesën perëndimore dhe veriore të qytetit në drejtim të Kosovës. Siç njoftojnë nga vetëqeverisja lokale, bëhet fjalë për pjesën nga fshati Trebosh, që të lidhet me rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kjo ka qenë kërkesa jonë e shtruar në seancën qeveritare dhe është pranuar në formë të përfundimit. Ideja është që të ndërtohet qarkore, në mënyrë që ato mjete për të cilat qytetin nuk e kanë…

Lexo më Shumë

Milenko Nedellkovski, njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të Qeverisë Zaev dhe përkrahës i ish kryeministrit, Gruevski ka hedhur dyshimet rreth pamjeve ku Katica Janeva e shoqëruar nga policët shfaqet e maskuar. Sipas tij, dikush tjetër fshihet pas atij maskimi shkruan shenjatv. “Ajo nuk është Katica! Edhe një gënjeshtër nga Zaevi, e përpunuar me ndihmën e Renata Deskovskës, Jovevskit, Ruskoskës dhe Rahiçit. Sa shumë njerëz kanë hyrë e kanë dalur nga paraburgimi, askush nuk fshihej si “ninxha breshka”. Ajo nuk është Katica. Gënjejnë ” – ka shkruar Milenko Nedellkovski. Më pas në një postim tjetër, Milenko ka shkruar se katica…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e mbrëmshme të prokurores Villma Ruskoska, e cila tha se do të kërkojë hetim financiar për gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, të cilët ish-prokuroren Speciale Publike, Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Reket”, nga paraburgimi e dërguan në arrest shtëpiak. “Nuk komentoj për deklaratën e prokurores Ruskoska. Pribe në raportin e tij thotë se politikanët duhet t’ju shmangen komenteve për raste të caktuar të gjykatësve, prokurorëve”, tha Zaev, në përgjigjet e gazetarëve në promovimin e sotëm të ueb faqes “Financa të hapura”. Kryeministri Zaev, përsëriti se veting do të ketë…

Lexo më Shumë

Një traktorist e ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur dje pasdite më atarin e fshatit Livoishtë të Ohrit. Nga policia e Ohrit është konfirmuar informacioni për aksidentin, me paralajmërim se detaje rreth rrethanave nën të cilat ka ndodhur aksidenti do të parashtrohen gjatë ditës së sotme. Livoishta ndodhet dhjetë kilometra në veri të Ohrit, në shtegun mes fshatrave Trebenishtë dhe Kosel.

Lexo më Shumë