Hamdi Nuhiju Edhe pse duket se është herët për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara që të mbahen për me 12 prill të vitit 2020, partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarr disa aktivitete dhe masa duke shpalosur para opinionit ofertat e tyre. Në këtë mënyrë, secila prej partive politike shqiptare po mundohet që ta marr hapin para partive tjera duke tentuar që të qenë sa më prezent në medie përmes ideve dhe programeve të cilat sipas tyre janë më të duhurat. Partitë politike shqiptare në momentin e përgatitjes për t`u futur në garën e 12…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka provuar kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të hapur Konsullatën e Përgjithëshme në qytetin e Strugës. Kjo Konsullatë do të mbulojë edhe Ohrin, Resnjën, Manastirin, Prilepin, Krushevën, Kërçovën dhe Dibrën. Lajmin për aprovim të kësaj kërkese, ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ia ka bërë të ditur Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për eurointegrime i Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Kisha nderin që në emër të institucioneve dhe të ambasadës së Kosovës, të falenderoj Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe marrëdhënie të shkëlqyera me Republikën…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini, të cilin e ka falënderuar për rolin e Italisë në KFOR dhe në forcimin e paqes në përgjithësi në Kosovë dhe rajon. Siç njofton kumtesa, Thaçi falënderon ministrin Guerini për rolin e Italisë në forcimin e paqes në Kosovë “Jemi mirënjohës për kontributin e Italisë në KFOR dhe për përpjekjet e gjithanshme për të forcuar paqen në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi. Duke folur për KFOR-in dhe komandantët italianë të forcës paqeruajtëse, presidenti Thaçi është shprehur se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me…
Mediat malazeze raportuan mbrëmë se kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti do t’u ofrojë autoriteteve të Malit të Zi të mbështesin idetë e Kosovës në luftën kundër Serbisë,ndërsa si shkëmbim ai nuk do të kërkojë që të diskutohet më çështja e kufirit. Portali ‘Borba’, raportoi se Kosova po e sheh Malin e Zi si aleatin e vetëm në luftën kundër Serbisë, veçanërisht pas vendimit të Shqipërisë për të mbështetur mini-shengenin. Mediumi theksoi se Kurti do t’i premtojë Malit të Zi se nuk do e ngrisë më çështjen e rregullimit të kufijve dhe se me qeverinë malazeze do të jenë…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër fjalimin e papërshtatshëm dhe agresiv si dhe fyerjet drejtuar kryeredaktorit dhe gazetarëve të portalit “Sakam da kazham” (Sdk.mk) të shqiptuara nga ana e ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pançevski për të cilin Këshilli Gjyqësor në korrik të këtij viti solli vendim për largim të përkohshëm nga posti i gjykatësit. Sjellja e tillë nuk i ngjan një ish-bartësit të funksionit të lartë publik dhe mund të interpretohet si një kërcënim dhe presion mbi punën e gazetarëve në këtë medium. Fjalimi i tillë agresiv ndaj gazetarëve nga ana e Pançevskit mund të nxisë…
Heshtja në VMRO-DPMNE është tregues për mbulimin e një skandali të madh, aferës së re lidhur me mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore. Informacionet e publikuara, raporti financiar, tregon se VMRO-DPMNE ka borxh prej 400.000 eurosh për fushatën e Gordana Siljanovkës. Kjo është në kundërshtim me nenin 71 të Kodit Zgjedhor ku është theksuar se të gjitha shpenzimet për fushatë jashtëzakonisht duhet të mbulohen nga mjetet e asaj llogarie. Për këtë hesht VMRO-DPMNE-ja. A është pikërisht ky borxh i paligjshëm prej 400.000 euro është arsyeja që VMRO-DPMNE-ja e pengon zgjedhjen e njeriut të parë të Entit Shtetëror për Revizion? A…
Drejtori i Inspektoratit për Mjedis Jetësor, Fejzulla Spahija, në bisedë telefonike për SCOOP, zbuloi se do të ketë dënim për ndërmarrjen “Ekocentar 97”, njofton Portalb.mk. “Sanksione për Ekocentar 97 do të ketë”, deklaroi ai. Dënimi i paralajmëruar është për shkak të aksidentit që ndodhi në fillim të muajit në fabrikën “Ohsi”, ku për shkak të ruajtjes jo përkatëse nga ana e ndërmarrjes ka rrjedhur lëng i rrezikshëm nga mbeturinat. Rezultatet nga matja dhe analizat ende nuk janë të qasshme për opinionin. Spahija, nuk ka dashur detajisht të zbulojë se në çfarë baze do të caktohet dënimi për “Ekocentar 97”. Ai…
Katica Janeva shkon në arrest shtëpiak. Kështu vendosi sot Gjykata e Apelit, pas ankesës së ish-prokurores speciale. Përndryshe më herët ajo ofroi garanci tri banesa, por Gjykata Penale e refuzoi atë. Tani Janeva shkon në arrest shtëpiak por pa garancinë. Ajo është në paraburgim në “Shuto Orizare” prej 21 gushtit të këtij viti kur u arrestua si e dyshuar në rastin “Haraçi”./Telegrafi/
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se në muajin mars do të fillojë procesi i zgjerimit. “Jemi të gatshëm të reflektojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit, por kjo nuk duhet të çojë në një strategji që vonon fillimin e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg duke iu referuar kërkesës së Austrisë dhe 6 shteteve të tjera anëtare. “Ne duam të sigurohemi që vitin tjetër në mars ose prill, të ketë një dritë jeshile nga krerët e BE për Tiranën dhe Shkupin’’, shpjegoi Schallenberg duke shpresuar se…
Maqedonia e Veriut nuk e ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ndihmë financiare për ndërtimin e kampeve të emigrantëve dhe refugjatëve, tha sot Komisioneri i BE-së për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, në Forumin Ministror BE-Ballkan Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme. Ndër temat kryesore për të cilën zyrtarisht kanë folur përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Komisionit Evropian ishte politika e migracionit, sigurisë së kufijve dhe bashkëpunimit në këtë plan. “Para se gjithash kjo është përgjegjësi e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Nëse Qeveria ka nevojë për ndihmë financiare, do të sigurojë, jemi këtu të ndihmojmë…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi mori pjesë në Konferencën “Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes” të organizuar nga Këshillit Euro-Atlantik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ku ishte i pranishëm edhe kryetari i shtetit Stevo Pendarovski. Duke e vlerësuar çështjen në fjalë si sfidë për shoqërinë dhe, duke nënvizuar nevojën për angazhimin e të gjithëve në këtë drejtim, Ademi tha se pozita e ministrit të Arsimit dhe Shkencës ia lejon që më së shumti t’i përkushtoj vëmendje pjesëmarrjes së të rinjve në krijimin dhe zbatimin e politikave arsimore, që, gjithsesi, është…
Kreu i opozitës Hristijan Mickoski deklaroi sot se Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit, kanë gënjyer dhe manipuluar pensionistët me paralajmërimin për rritje të pensioneve. Sipas tij jo që nuk ka rritje të pensioneve, përkundrazi pensionet kanë shënuar ulje. “Po manipulohen pensionistët, sepse nuk do të ketë rritje por ulje të pensionit. Pensionet nuk rriten me trendin e njëjtë sikurse nga viti 2010 deri në vitin 2017. Përqindja është ulur sepse kjo qeveri ka ndryshuar mënyrën e harmonizimit të pensioneve. E rëndësishme është se pensionistët në vend të rritjes së plotë prej 1100 denarë, që iu takon në bazë të…

