Formimi i komisionit ndërkombëtar të ekspertëve është paraparë me marrëveshjen e Prespës dhe për promovimin e markave, shkruan gazeta greke “Kathimerini”, duke u thirrur në burimet kompetente. Të njëjtat burime theksojnë se kryeministri Kyriakos Mitsotakis publikisht lajmëroi se do të formohet komisioni ndërkombëtar për këtë. Për çdo rast, çështja e markave tregtare është çështje e rëndësishme dhe do të duhet kohë, por edhe pjesëmarrje aktive e kompanive, shkruan Kathimerini. Gazeta sqaron se diskutimi ka filluar në javën kur “ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka dhënë deklaratë në të cilën ka akuzuar qeverinë greke për aktivitete të…
Author: Hamdi Kumanova
Pa krijimin e mekanizmave për pjesëmarrje rinore në procesin e sjelljes së vendimeve, si dhe inkurajimi i tyre për pjesëmarrje aktive, nuk mund të presim avancim dhe prosperitet dhe kjo është nevojë e domosdoshme e çdo shteti, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në konferencën përfundimtare në kuadër të projektit “Aftësimi i rinisë për pjesëmarrje aktive në procesi e sjelljes së vendimeve”, që e zbatoi Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë dhe Ambasada e Bullgarisë në Shkup. “Në projektin konkret shfrytëzohen përvojat nga Bullgaria fqinje me të cilën kemi ngjashmëri politike, socio-ekonomike, historike dhe të tjera të ngjashme dhe e cila,…
Për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kishin kryer vepër penale “pengim të personit zyrtar në kryerjen e veprimtarisë zyrtare”, stacioni policor në Kërçovë ngriti padi penale kundër E.P (24) nga Kërçova, si dhe kundër F.A. (28) dhe I.A. (24), të dy nga fshati Zajaz. Të dyshuarit të shtunën e kaluar rreth orës 22:50 në bulevardin “Çlirimi” në Kërçovë, janë sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve të policisë të cilët donin të kryenin kontroll në automobilin e markës “BMV” pa targa.
Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi-Zejdi, sot kanë realizuar takim me ambasadorin francez në vend, z. Kristian Timonie. Në këtë takim u bisedua për situatën politike në vend, zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit dhe rolin konstruktiv të shtetit francez në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në takim u bisedua edhe për situatën reformuese të Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ambasadori francez, z. Timonie, e falënderoi kryetarin Gashi, për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike të vendit. Në fund të takimit të dyja palët…
Ikja nga përgjegjësia, gënjeshtrat dhe manipulimet janë fjalë identifikuese të BDI-së të cilat çdo herë e më shumë po i shoqërojnë funksionarët e lartë të kësaj partie. Kjo u dëshmua edhe njëherë me vetë faktin se, i akuzuari në rastin Titanik III, deputeti i BDI-së Ejup Alimi refuzoi të jep dëshmi në gjykatë. Pas 3 viteve, Ejup Alimi kujtohet se nuk duhet të jetë i ftuar si i akuzuar por si dëshmitar. Kjo vetëm se dëshmon që Ejup Alimit, i erdhi kjo ide si mënyrë e ikjes nga përgjegjësia dhe prolongimit të rastit. Ne si ASH kërkojmë nga organet gjyqësore…
Bojan Jovanovski trajtohet në mënyrë jonjerëzore, shëndeti i tij është shumë keq, gjegjësisht jeta e tij është në rrezik, ndërsa çdo ditë fyhet për shkak të orientimit të tij seksual. Avokati i “Boki 13”, i dyshuar për rastin “Haraçi”, Sashko Dukovski, sot në konferencë për shtyp tha se do të dorëzojë kallëzim penal kundër disa personave. Ai tha edhe pse ka pasur udhëzime nga mjekët, Jovanovskit me ditë të tëra nuk iu është mundësuar terapi antibotike. Jovanovski për momentin ka gjak në urinë dhe jashtëqitje, ndërsa as nuk mund të shkon vetë të kryej nevojën. Më 14 tetor në Spitalin…
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk është vënë në pikëpyetje, vetëm pritet përfundimi i procedurës së ratifikimit të protokollit për anëtarësim në të gjitha vendet anëtare të Aleancës, thotë zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, Xhejms Apaturaj në intervistë për Radion Evropa e Lira. “Rrethana e vetme rënduese është ngecja në Spanjë rreth formimit të qeverisë. E dini se kishin disa zgjedhje dhe thjeshtë nuk kanë mekanizma për formimin e qeverisë, pas çka do të mund të ndërmerrnin hapa”, thekson Apaturaj. Ai potencoi se NATO-ja i respekton afatet, duke theksuar…
Në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të shërbimeve patrulluese dhe zbatimit të projektit për kujdes shtëpiak në territorin e gjithë shtetit, javën e kaluar 134 infermiere filluan me punë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve në shërbimet e veprimtarisë patrulluese në shtëpitë e shëndetit dhe spitalet e përgjithshme në vend, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Pas vendosjes së shërbimeve të integruara për kujdes shtëpiak në Koçan dhe Resnjë, në fillim të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetit, duke i vlerësuar shërbimet për kujdes shtëpiak të Ministrisë së Shëndetësisë si masë e shkëlqyer për avancimin e shërbimeve shëndetësore te qytetarët, iu…
DPHM për nesër njofton që do të ketë shi, stuhi lokale, bubullima dhe erë të fortë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Reshjet e shiut pritet të jenë më të rënda në pjesët juglindore dhe të arrijnë mbi 35 litra për metër katrorë Temperaturat e mëngjesit do të arrijnë nga gjashtë deri 14 gradë dhe temperaturat ditore nga 10 deri 16 gradë Celsius. Pastaj, gjatë javës, do të ketë periudhë me mot të ndryshueshëm, me re dhe me mjegull nëpër disa lugina.
Nuk është i mundur integrim në BE pa u zgjidhur sfidat me të cilat përballet komuniteti rom, u potencua në konferencën e sotme kombëtare “Vlerësim i avancimit të RMV-së në zbatimin e politikave publike ndaj komunitetit rom”. Romët ende përballen me probleme në katër zona kyçe – arsim dhe shkencë, strehim, shëndetësi dhe kulturë edhe krahas të masave, aktiviteteve të ndërmarra dhe rritjes së buxhetit për zbatimin e tyre. Ata reagojnë edhe në përfaqësimin e vogël në administratën publike, si dhe në numrin shumë të vogël të vendeve udhëheqëse të cilët i përmbushin personat nga ky komunitet. “Ne si Ministri…
Puna dhe veprat janë dëshmitari më i mirë i asaj që flasim. Për këtë shkak UNDP ka realizuar një studim nga i cili shihet puna e komunave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga ky studim kuptojmë se komuna me më së shumti realizim të shpenzimeve kapitale pas kuartalit të tretë është Komuna e Gostivarit, duke lënë pas vetes shumë komuna tjera. Nëse e krahasojmë me komunën e Çairit për afro 55 % komuna e Gostivarit, është para kësaj komune. Ndërkaq edhe komuna e Bervenicës, Strumicës, Ohrit, Shën Nikollës, Qendrës, Kocanit, Mogillës e shumë të tjera janë pas komunës…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në Paris, Republika e Francës, mbajti fjalim në Forumin e Ministrave të Kulturës, që u mbajt në kuadër të Mbledhjes së 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Ismaili iu referua mekanizmave për promovimin e shprehjeve kulturore në vendin tonë dhe iniciativave që e inkurajojnë përfshirjen dhe dialogun kulturor në nivel kombëtar ose lokal. “Me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj UNESKO-s për përpjekjet, iniciativat dhe aktivitetet e tij që kanë njohur rolin e kulturës, në veçanti diversitetin kulturor dhe trashëgiminë kulturore, si elemente thelbësore në…

