Author: Hamdi Kumanova

Nuk më brengos fakti që procesi i plotësimit të gjykatësve është më i ngadaltë. Konsideroj se  më mirë është të kemi më pak,  por gjykatës cilësor dhe profesional, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Deskoska, tha se prania e gjykatësve të cilët janë turp për profesionin,  sjell dëm më të madh se sa të ketë deficit të gjykatësve. Potencoi se Ministria e Drejtësisë ka për detyrë  të krijojë korrnizë ligjore e cila do të vlejë  gjyqësi e pavarur e paanshme dhe mundësi për  procedura gjyqësore efikase, por që  implementimi  është në kompetencë…

Lexo më Shumë

I akuzuari Ejup Alimi sot dha deklaratë për rastin “Titanik 3”. Në konsultim me avokatin, koordinatori i grupit parlamantar të BDI-së vendosi se është më mirë të mos flasë, pasi natën kur janë numëruar votat nga votimi në Çair aspak nuk ka qenë prezent në objektin e komunës. Pasi Alimi u tërhoq, prokurorja Fatime Fetai kërkoi të lexohet deklarata e tij e dhënë në PSP-në e dikurshme. Ndaj kësaj ashpër reagoi Alimi dhe për herë të parë në gjykatë foli maqedonisht. Fatime Fetai më ftoi si dëshmitarë. Nuk kishte procesverbalist kur unë jepja deklaratë. Edhe dëshmitarë tjerë janë keqpërdorur dhe…

Lexo më Shumë

“Ambasadori rus në BE Vladimir Çizhov, e përshëndeti vendimin e presidentit francez Emannuel Macron ndaj zgjerimit të unionit, që tregon se Kremlini e shfrytëzon “politikën destruktive” të presidentit francez për theksimin e ndarjeve mes aleatëve francez”, shkruan gazeta “Financial Times”. Sipas Çizhov, Macroni ka “arsye” kur thotë se BE-ja duhet fillimisht të ballafaqohet me tensionet mes vendeve të saj anëtare, para se t’i fillojë negociatat për inkuadrim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Presidenti Macron ka arsye kur thotë se BE-ja duhet të ballafaqohet me çështjet e brendshme të saj para zgjerimit të unionit. Kuptohet shikuar objektivisht, të thuhet se…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, më 15 dhe 16 nëntor u organizua punëtori me temë: “Zbatimi i metodave statistikore në hulumtimet shkencore”. Në këtë punëtori morën pjesë stafi akademik dhe studentë të ciklit të dytë dhe të tretë, të cilët i ndjekin studimet në Universitetin tonë. Në këtë trajnim ku morën pjesë mbi 100 pjesëmarrës u përfshinë udhëzimet bazë për konkretizimin e hulumtimit shkencor: përzgjedhja e ekzemplarit (mostrës), mbledhja e të dhënave dhe përpunimi i tyre statistikor. Krahas sqarimeve të përdorimit të metodave statistikore në kërkimet shkencore u përdor edhe programi statistikor (SPSS) për përpunimin e të dhënave të studimit. Punëtoria…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot pati takim me delegacionin e Republikës së Finlandës të udhëhequr nga ministrja e Punëve të Brendshme Marija Ohisallo, në të cilin është biseduar për metodologjinë e re për negociata për anëtarësim në BE të propozuar nga Franca, për respektimin e normave të njohura ndërkombëtarisht për ballafaqim me krizën e migrimit,si dhe për masat dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit. Zaevi, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, në takim ka shprehur falënderim për mbështetjen e Finlandës, e cila për momentin kryeson me Bashkimin Evropian dhe përpjekjet të cilat i bën për Maqedoninë e Veriut që të marrë…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesional të Maqedonisë (SPUPM) ka dërguar lëvdata për Ministrinë e Mbrojtjes për rritjen e pagave në Armatë, për zgjidhjen e çështjes banesore dhe zgjidhjen e punësimit të gjeneratës së 74-të të Armatës në policinë e burgjeve. Por, ata paralajmëruan edhe protestë nëse nuk gjendet zgjidhje për gjeneratën e 75-të të ushtarëve, të cilët janë 45 vjeç, me kërkesë që të dërgohen në Policinë kufitare. “Gjatë vitit 2017 SPUSM me Qeverinë u dakordua që gjenerata e 75-të në Armatë të dërgohen në Policinë kufitare. Meqenëse kjo nuk është realizuar, ndërsa afati afrohet, SPUSM më 23 nëntor…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadori francez, Kristian Timonie sot pasdite do të realizojnë takim në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane. Takimi do të mbahet në orën 15:00 ndërsa pas tij në orën 15:30 janë paraparë deklarata për mediat. Takimin paraprakisht sot e paralajmëroi Timonie, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati. “Franca fillimisht i pret reagimet e non-pejperit nga vendet anëtare, por gjithashtu me kujdes të madh do t’i dëgjojë vërejtjet edhe të palës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Timonie, i cili paralajmëroi se sot do…

Lexo më Shumë

Nëntë dhoma në spitalin e dializës në Strugë, aty ku pikon çatia janë mbyllur dhe pacientët transferohen në dhoma të tjera. Deri më tani nuk ka ndonjë lajm për rindërtim, përkundër faktit se kontrata me kompaninë kontraktuese, që duhet të kryejë punimet e ndërtimit ishte nënshkruar në 14 tetor të këtij viti. Afati i mbarimit të punës është 120 ditë, por dimri po vjen dhe reshjet e shpeshta të shiut sjellin probleme. Kompetentët e spitalit nuk e dinë se ku ngec puna. Thonë se do ta kufizojnë qëndrimin e pacientëve për rehabilitim në vetëm një muaj, për shkak të situatës…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot u takua me kolegen e tij nga Finlanda, Maria Ohisallo, në të cilën ai shprehi kënaqësi se është nikoqir i shtetit të Forumit ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i cili organizohet në kuadër të kryesimit të Finlandës me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Sipas njoftimit të MPB-së, në të njëjtën kohë ministri Spasovski i ka prezantuar aktivitet të cilat Maqedonia e Veriut i ndërmerr në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigrimit ilegal. Nga ana e ministres së Punëve të Brendshme të Finlandës, Ohisallo u prezantuan…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot vendosi çmime të reja të derivateve të naftës. Nga sonte në mesnatë çmimi i benzinës do të shitet më lirë për gjysmë denari, ndërkaq çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, raporton TV21. Euro Super Bs-95 do të shitet për 68 denarë për litër ndërsa Euro Super Bs-98 do të shitet për 70 denarë për litër, ndërkaq çmimi i dizelit do të mbes i pandryshuar dhe një litër do të shitet për 62 denarë. Për 0.004 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 NS, dhe çmimi i ri do të jetë 33,344 denarë për litër. KRER-ja e miratoi vendimin për…

Lexo më Shumë

Atë që e përmbushi vendi juaj është për tu respektuar dhe kjo duhet të valorizohet në mënyrë adekuate nga ana e BE-së sa më shpejtë që është e mundur, theksoi euroambasadorja për Drejtësi, Konsumatorë dhe Barazi Gjinore, Vera Jourova duke shfaqur mbështetje për aspiratat tona në BE në takimin e sotëm në Shkup me shefin e Diplomacisë Nikolla Dimitrov. Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Dimitrov së pasi dërgoi urime deri te Jourova për pozicionin e ri në përbërjen e re të Komisionit Evropian, si kompetente për portfolion – vlera evropiane dhe transparencë, të cilat janë, theksoi, me rëndësi të veçantë për…

Lexo më Shumë

Franca së pari i pret reagimet e non-pejperit nga vendet-anëtare, por gjithashtu me vëmendje të madhe do t’i dëgjojë edhe vërejtjet e palës së Maqedonisë, potencoi sot ambasadori francez Kristian Timonie, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati. Non-pejperi francez, përkushtuar në metologjinë e re në procesin negociues, siç potencoi Timonie tashmë është dorëzuar te të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa duke ndjekur udhëzimet të cilat ambasadori francez i ka marrë nga Qeveria franceze, dokumenti është dorëzuar edhe te Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut. Në fakt, ato janë…

Lexo më Shumë