“Edhe ne jemi mjekë”, ” S’do jemi edhe ne më” me pankarta të këtilla në duar, specializantet me kofinancim protestojnë para ministrisë së Shëndetësisë për te kërkuar nga ministri Filipce që edhe ato të përfshihen ne rritjen e pagës. “Edhe pse jemi kategori tjetër” megjithatë edhe ne jemi mjeke, thonë specializantet me kofinancim. Ata kërkojmë të drejta të barabarta me mjeket tjerë të cilët janë përfshirë në rritjen e pagave dhe te mos trajtohen si të ndryshëm.
Author: Hamdi Kumanova
OBRM-PDUKM-ja opozitare nuk ka vendosur se cilët kuadro do të jenë ministrat dhe zëvendësit e tyre në qeverinë teknike që do të zgjidhen më 3 janar. Kryetari i partisë Hristijan Mickoski për “Alsat” tha se propozimet për ministrat teknikë dhe zëvendësministrat do të bëhen të ditur në gjysmën e dytë të dhjetorit. “Ne diskutuam vetëm për procesin që pason. Ne nuk kemi diskutuar ende për emrat. Për momentin në parti po vijon procedura për shqyrtimin e mendimit të opinionit për emrat në komuna të caktuara për deputetë. Aktualisht jemi në atë fazë. Përndryshe, në gjysmën e dytë të dhjetorit do…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Abin Kurti, ka folur sërish rreth idesë për shkëmbim të territoreve. Kandidati për kryeministër ka hedhur poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve, duke shtuar se, prapa saj qëndron ideja e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për të ndarë Kosovën dhe pastaj, siç tha si, përmes demarkimit të kufirit me kroatët, të ndajë Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe e gjithë kjo i shkon përshtati Rusisë”. Kurti në një intervistë për “Pobjeda” të Podgoricës, paralajmëroi se një konflikt i ri mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të mund të lokalizohej. “Pas dy grusht shteteve të dështuara, të Rusisë, në Mal…
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, por përmes një procesi të ri në shtatë faza, propozon Franca, shkruan “Indeksi” kroat, duke cituar “EUobserver”. Muajin e kaluar, Paris bllokoi fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se BE duhet së pari të reformojë metodologjinë e saj të zgjerimit. Tani autoritetet franceze kanë dalë me ide më konkrete se si duhet të duket procesi, bazuar në përfshirjen graduale të vendeve kandidate përpara se ato të bëhen anëtare të plota. Franca u ka dërguar një dokument informal gjashtë faqesh, shteteve të tjera anëtare,…
Në kuadër të Festivalit të 13- Ndërkombëtar të Poezisë, i organizuar me mbështetjen e Ministrisë së kulturës së Turqisë dhe TIKA-s, i organizuar nga Unioni i shkrimtareve të Turqisë, u ndan çmimet e larta për poetet më të suksesshëm. Çmimi Nefî (poet i çmuar osmane) këtë vit iu dha kryeredaktores së revistës letrare Kopry, shkrimtares dhe poetes nga Shkupi, Lejla Sherif Emin. Ne festivalin morën pjesë poet, shkrimtar dhe shkencëtar nga 26 shtete të ndryshme siç janë Turqia, vendet turkofone, Iraku, Irani, Bulgaria, Rumunia, Kosova, Moldova (Gagauzia), Bosnja dhe Hercegovina, Franca, Gjermania, Austria, Holanda, Belgjika etj.
Ne jemi kryesues edhe të konceptit 50-50 të përfaqësimit të grave në politikë, jo si numër, por si cilësi. Dhe kur nëse jo sot, më duhet të them se jam në anën tuaj. Në listat e ardhshme zgjedhore LSDM-ja do t’i ketë 50-50, barazi të plotë, kumtoi lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev në tribunën e sotme të Forumit të gruas së LSDM-së nën moton “20 vjet hapërojmë në rrugën e barazisë”. Ai theksoi se nevojitet zbatim i plotë i Konventës së Stambollit, të ketë më shumë gra në pozitat drejtuese. “Para 20 vitesh ishim ambiciozë kur kërkonim kuota…
Një nga katër lokomotivat e para elektrike në vend, me vlerë 2.13 milionë euro është lëshuar në qarkullim zyrtarisht nga Ndërmarrja Publike Hekurudha-Transport. “Lokomotiva i ka kaluar të gjitha testet dhe ka TSI certifikatë nga ana e prodhuesit, si dhe leje për qarkullim nga Zyra për siguri në trafikun e hekurudhor të RMV”, deklarojnë nga Ndërmarrja Publike Hekurudhat RMV – Transport. Orhan Murtezani, Drejtori gjeneral i Hekurudhave-Transport bëri të ditur se deri në mes të dhjetorit do të arrijnë edhe tre lokomotivat tjera. Sipas NP Hekurudhat RMV – Transport, lokomotiva mund të tërheqë 1600 tonë në 17 promilje, duke i…
Gjatë fundjavës prej orës 23 deri ora 04:00 nga ana e policisë së Shkupit, Drejtoria për të Ardhura Publike, Inspektorati Shtetëror i Tregtisë dhe Inspektorati i Punës kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për kontroll në tetë objekte hotolerike në Shkup. Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrolleve janë arrestuar 10 persona, një 42-vjeçar nga Shkupi për identifikim, një 32-vjeçar për shkak të ofendimit të policisë gjatë kryerjes së veprimeve, një banor të Shkupit i cili hyri me një boksier dhe shtatë të mitur për shkak të pranisë në restorant jashtë periudhës së lejuar me ligj, pra pas orë 24:00. Në një…
Tv21 para 5 ditësh raportoi për problemin e arsimtarëve kujdestarë në Komunën e Kumanovës, të cilët u ankuan se do t’ua ndalin shtesat e kujdestarisë për muajin tetor. Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, u çudit kur e pyetëm se përse do të shkurtohen pagat e mësimdhënësve kujdestarë nëpër shkolla. Para ca ditësh na tha se për herë të parë po dëgjon për një gjë të tillë. E na drejtoi të kërkojmë përgjigje në MASH. “Për herë të parë po dëgjoj për këtë punë, siç e dini ne vetëm i transerfojmë mjetet të cilat i marrim nga MASH, se…
Persona të panjohur kanë demoluar trenin përkujtimor në Qendrën përkujtimore “Bllacë1999”, që përkujton eksodin dhe vuajtjen e shqiptarëve nga okupimi serb gjatë 1999. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ka reaguar ashpër dhe e dënon vandalizimin ndaj këtij treni historik. “Duke konsideruar se kjo qendër është metafora e vuajtjeve njëshekullore të shqiptarëve nga pushteti serb, që kulminuan me eksodin e vitit 1999, për neve përbën shqetësim serioz pakujdesia e institucioneve të Republikës së Kosovës, që lejojnë vandalizimin e përkujtimit të historisë shqiptare. Bllaca është barometri jonë për të kaluarën shqiptare dhe për vuajtjet e pamatura e…
Kryeministri Zoran Zaev nga tribuna e LSDM e mbajtur mbrëmë në Veles ka drejtuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë, duke thënë se do të ketë veting të plotë për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët, me qëllim që të pastrojë radhët e gjyqësorit. Por ai është ndalur tek ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të cilit iu pushua lënda për rastin “Trajektorja” që hetohej nga Prokuroria Speciale, për shkak të vjetërsisë së lëndës. Gruevski në këtë rast me disa ish-ministra të tij ngarkoheshin me akuzën për dëmtimin e buxhetit për 155 milionë euro. “Gruevski shpëtoi me vjetërsinë e lëndës për kreditë kineze. Derisa unë…
Po paralajmërohet se është gati hapja e pikës kufitare Bellanoc – Stançiq, por akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo. Ditëve të fundit janë shtuar paralajmërimet e zyrtarëve shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë, por edhe nga autoritetet komunale të Likovës. Megjithatë nuk ka datë zyrtare të kësaj pike që lidh Maqedoninë e Veriut gjegjësisht rajonin e Kumanovës me Kosovën në pjesën e Gjilanit, përcjell INA. Së fundi Memet Zhaku nga kabineti i zv/kryeministrit Bujar Osmani ka njoftuar se pika kufitare Bellanoc – Staniçiq do lëshohet në përdorim brenda një harku kohor të shkurtër. Zhaku…

