Atë që e përmbushi vendi juaj është për tu respektuar dhe kjo duhet të valorizohet në mënyrë adekuate nga ana e BE-së sa më shpejtë që është e mundur, theksoi euroambasadorja për Drejtësi, Konsumatorë dhe Barazi Gjinore, Vera Jourova duke shfaqur mbështetje për aspiratat tona në BE në takimin e sotëm në Shkup me shefin e Diplomacisë Nikolla Dimitrov. Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Dimitrov së pasi dërgoi urime deri te Jourova për pozicionin e ri në përbërjen e re të Komisionit Evropian, si kompetente për portfolion – vlera evropiane dhe transparencë, të cilat janë, theksoi, me rëndësi të veçantë për…
Author: Hamdi Kumanova
Franca së pari i pret reagimet e non-pejperit nga vendet-anëtare, por gjithashtu me vëmendje të madhe do t’i dëgjojë edhe vërejtjet e palës së Maqedonisë, potencoi sot ambasadori francez Kristian Timonie, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati. Non-pejperi francez, përkushtuar në metologjinë e re në procesin negociues, siç potencoi Timonie tashmë është dorëzuar te të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa duke ndjekur udhëzimet të cilat ambasadori francez i ka marrë nga Qeveria franceze, dokumenti është dorëzuar edhe te Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut. Në fakt, ato janë…
Në Qendrën për shëndet publik të Shkupit prej sot filloi vaksinimi kundër gripit. Për shkupjanët janë të disponueshme vetëm vaksina komerciale që i furnizon Qendra dhe të cilat sivjet kushtojnë 650 denarë. Biljana Danillovska, udhëheqse e Repartit për epidemiologji pranë Qendrës për shëndet publik – Shkup theksoi se vaksina mbron nga katër lloje të virusit dhe se qytetarëve u është në dispozicion në dy turne nga ora 7:30 deri në orën 18:00. Drejtori i Qendrës për Shëndet publik, Arben Ziberi informoi se 28.000 vaksina falas që i furnizon Ministria e Shëndetësisë ende nuk kanë arritur dhe presin të arrijnë deri…
Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve” i falënderon liderët evropianë dhe komisarët e institucioneve të Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre reale dhe morale politike ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të gjatë drejt anëtarësimit për anëtarësim në BE. Kjo mbështetje ishte në mënyrë të veçantë e rëndësishme pas vendimit të Këshillit Evropian në tetor që vendit të mos i jepet data për bisedime, thekson “Këshilli i ambasadorëve”. “Këshilli i ambasadorëve” e konsideron të rëndësishme gatishmërinë e vendeve – anëtare të Unionit (të shprehur në non paper në Francë) që ta riafirmojnë edhe një herë…
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dhënë urdhër për hapje ne procedurës hetimore kundër një personi se ka kryer vepër penale “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk. Prokuroria njofton se më 18 gusht, në fshatin Mojancë të Komunës së Haraçinës, duke përdorur armë zjarri të kalibrit 7.62X25mm, i dyshuari e ka privuar nga jeta, Zilbehar Ajvazin. Në ditën kritike, i dyshuari ka qenë i ulur në sediljen e përparme të shoferit, në automjetin Folksvagen Golf 3. Të drejtuar nga tani për tani person i panjohur. Nga dritarja e hapur e automjetit,…
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot pati takim me eurodeputeten për drejtësi, konsumatorë dhe barazi gjinore Vera Jourova, në të cilin është biseduar për proceset e reformave që po zhvillohen në vend. Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në takim Deskoska ka shprehur keqardhje për mosmarrjen e datës për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut edhe krahas kësaj që rekomandimet e BE-së ishin përmbushur, përcjell Telegrafi Maqedoni. Deskoska potencoi se megjithatë, vendimi i tillë nuk e ndaloi procesin e reformave, i cili para që gjithash po zhvillohet për shkak të interesit të qytetarëve. Ministrja e Drejtësisë, siç theksohet në…
Paqja është vlerë thelbësore, e drejtë universale dhe e domosdoshme për gjithë njerëzimin, pa dallim feje, përkatësie etnike, race, gjinie, kulture, shtrese sociale, ekonomike dhe çfarëdo kategorizimi tjetër. Mbi të gjitha dhe absolute është përkatësia në grupin e njerëzimit, dhe të drejtat dhe liritë universale të njeriut të cilat duhet të mundësohen dhe të praktikohen njëlloj për të gjithë dhe nga gjithë, ka thënë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në fjalimin në Konferencën në Tiranë që mbahet në temë “Religjioni si instrument i paqes”. Privimi i ndonjë të drejte apo lirie, natyrisht se sjell…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, po qëndron në Paris, Republika e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Kulturës me temë “Kultura dhe trashëgimia, energjitë e rinovueshme për dialog dhe paqe” që mbahet në kuadër të Mbledhjes së 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s. Ministri i Kulturës, Ismaili, është paraparë që nesër të mbajë fjalim në panel-diskutimet në të cilat do të bisedohet mbi iniciativat dhe mekanizmat që e nxisin dialogun kulturor në nivel kombëtar ose lokal, si dhe mbi rolin e diplomacisë kulturore në ruajtjen e paqes dhe mbi aktivitetet që vendi ynë i…
Franca ka shpërndarë propozimin e saj për ndryshimet në procesin e anëtarësimit të mëtejshëm në BE. Përmes një dokumenti jo procedurial, Franca u kërkon vendeve anëtare të ndryshojnë procedurat e parashikuara ligjërisht nga Traktati i Lisbonës, bazuar në vullnetin aktual politik. RTSH ka siguruar dokumentin e shpërndarë, në të cilin, megjithëse shprehet mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkohen procese pas të cilave jo vetëm nuk duket mbërritje në destinacionin evropian, por vendosen hendeqe gati të pakapërcyeshme. Thelbi i propozimit, i konfiguruar si rrathë të jashtëm të BE-së, kapërcehet vetëm nëse shihet plotësimi i skajshëm i kushteve. Ai…
Duke nisur nga sot, me ftesë të Sekretarit gjeneral të UNCTAD (United Nations Conference on Trade and Development) – Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregëtinë dhe Zhvillimin, zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi po qëndron për vizitë zyrtare në Gjenevë të Zvicrës ku pritet të merr pjesë dhe të ndjek nga afër punimet e konferencës së 12-të të UNCTAD Debt Management. Kjo konferencë po mbahet nga data 18 deri në 20 nëntor, derisa në të pjesëmarjen e kanë konfirmuar mbi 350 përfaqësues më të lartë të mbi 100 shteteve nga mbarë bota kryesisht nga sektori i financave përfshirë…
Në Gjykatën Penale në Shkup të mërkurën gjykatësja Elena Ilievska-Josifoviq, duhet ta shqiptojë për herë të dytë aktgjykimin për ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski, i cili u arratis në Greqi. Sot gjykatësja Lençe Ristoska i tha fjalët përfundimtare. Grujevski është i akuzuar për falsifikim të dokumenteve për udhëtim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai u dënua në mungesë me një vjet e gjashtë muaj burg, në rastin “Fortesa 2” për shkatërrim të dokumenteve, prej të cilave disa kanë qenë të lidhura me pajisjet për përgjim, por Gjykata e Apelit e ktheu lëndën për rigjykim. Gjashtë punëtorë tjerë në…
“Buxheti përpiluar për vitin 2020 është populist me të vetmin qëllim, blerjen e votave nga qytetarët. Ky nuk është buxhet për zhvillimin e ekonomisë”. Kështu ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski nga radhët e OBRM-PDUKM-së e komenton buxhetin për vitin e ardhshëm. Sipas tij, pushteti nuk planifikon të investojë në ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe objekteve tjera infrastrukturore. “Mjete që nuk investohen në infrastrukturë, ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe qendrave tjera, janë të destinuara në mënyrë populiste për shpenzime rrjedhëse për rritjen e pagave në administratë dhe veprimtari të ndryshme”, tha Sllaveski. Ai tha se qeveria përgatitet duke e flijuar ardhmërinë…

