Author: Hamdi Kumanova

Po paralajmërohet se është gati hapja e pikës kufitare Bellanoc – Stançiq, por akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo. Ditëve të fundit janë shtuar paralajmërimet e zyrtarëve shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë, por edhe nga autoritetet komunale të Likovës. Megjithatë nuk ka datë zyrtare të kësaj pike që lidh Maqedoninë e Veriut gjegjësisht rajonin e Kumanovës me Kosovën në pjesën e Gjilanit, përcjell INA. Së fundi Memet Zhaku nga kabineti i zv/kryeministrit Bujar Osmani ka njoftuar se pika kufitare Bellanoc – Staniçiq do lëshohet në përdorim brenda një harku kohor të shkurtër. Zhaku…

Lexo më Shumë

Dy muaj të punësuarit në Prokurorinë Speciale nuk marrin rroga. Institucioni nuk paguan as taksat, ndërsa së fundi nga angazhimi është larguar edhe kompania e kontraktuar për higjienë. Fati i 90 të punësuarve mbetet në duart e subjekteve që po negociojnë mbi Ligjin për Prokurorinë Publike”, raporton Alsat-M. Përkundër këtyre 90 personave që kanë mbetur pa paga mujore, rreth 20 hetues të cilët janë të angazhuar në Prokuroria Speciale paguhen nga ministria e Brendshme. Paraburgimi i Katica Janevas ka ndikuar që në institucion të mos mund të procedohen pagesat. Janeva nuk ka as zëvendës, pasi prokurorët special tashmë janë sistemuar…

Lexo më Shumë

Goce Dellçev Todev si kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP), prezantoi kërkesat e sindikatës të cilën e përfaqëson si dhe problemet me të cilat po përballen anëtarët gjatë organizimit të protestës, transmeton Portalb.mk. Njohja e sindikatës si përfaqësuese e policisë, marrëveshja e re kolektive, kushtet më të mira për punë dhe rritja e pagave për 25%, janë kërkesat e parashtruara gjatë mbajtjes së protestës para Qeverisë. “Sot dolëm këtu të gjithë së bashku dhe themi, protestoj që përfundimisht të marrë uniformë, përfundimisht të kem pagë dinjitoze, për energji elektrike dhe ujë në të gjitha stacionet policore, për mbrojtje…

Lexo më Shumë

Guximi ishte i domosdoshëm para tre vjetëve, kur ishit me ne. Guximi dhe ndryshimi kanë jo vetëm një karakter femëror, por edhe një pasqyrim të dukshme të femrës. Vajzat dhe gratë që qëndrojnë dhe mbrojnë policinë, përpara protestave, të cilët e dinin që viktima e parë ishte pikërisht gratë, tha nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska në forumin e partisë për gratë, me titullin “Ne 20 vjet jemi në rrugën drejt barazisë”. “Dua të përsëris që ishim të parët dhe kjo është arsyeja pse ne jemi më të mirët sot. Ato që janë shumë të rinj, do të habiteshin se sa…

Lexo më Shumë

Shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugë nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për paraqitjen e mjegullës në mëngjes dhe mundësi për paraqitjen e shembjeve të dheut është rekomandimi i LAMM për drejtuesit e automjeteve. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare…

Lexo më Shumë

Klinika për gjinekologji dhe akusheri (KGJA) sikurse shumë shtete tjera, sot do të shënojë 17 Nëntorin – Ditën botërore të fëmijëve të lindur para kohe me moton “I lindur shumë herët: Sigurimi i kujdesit adekuat, në kohë adekuate, në vend adekuat”, transmeton Portalb.mk. Drejtoresha e KGJA-së Viktoria Jovanovska, shefja e Repartit për kujdes intentisv (RKI) Elizabeta Petkovska dhe përfaqësuesi i organizatës qytetarë “Lulka” me fjalimet e tyre do të kontribuojnë në programin, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike në shoqëri për kujdesi ne foshnjave të lindura para kohe. Gjithashtu planifikohet edhe program për të fëmijët të cilët kanë…

Lexo më Shumë

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se LSDM po rrezikon aspiratat e NATO-s duke mos respektuar parimet e trajtimit të informacionit të klasifikuar. “Bashkëpunëtori i Zoran Zaev, Jovçe Remenski, zyrtar i lartë në DSK dhe tani ASK, ka marrë informacione të klasifikuara, regjistrime dhe prova dhe i mbajti si arkiv në shtëpinë e tij, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe procedurat. Dokumentet e gjetura në shtëpinë e Jovçe Remenski me emrat e të gjithë policëve të përfshirë, dëshmitarë, prova dhe bashkëpunëtorë në rastet “Monstra” dhe “Lagjia e Trimave”, hedhin dyshime në synimet e tij”, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga atje pyesin a kishte…

Lexo më Shumë

Specialistët e bashkëfinancuar, të cilët nesër paralajmëruan protestë jashtë Ministrisë së Shëndetësisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për kushtet e punës së tyre, sot reaguan deri tek ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se takimi i tyre i fundit ishte katër muaj më parë dhe jo një javë më parë. “Specialistët e bashkëfinancuar janë një grup i veçantë, por mbi të gjitha mjekët që duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta si mjekët e tjerë. Takimi ynë i fundit zyrtar ishte 4 muaj më parë, jo një javë më parë. Në të njëjtin takim kemi paraqitur problemet tona…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thotë se është gati për “ndryshim të vërtetë”, shkruan e përditshmja franceze “Le Monde”. Gazeta përshkruan presidentin si një njeri me shpresë të plotë se Bashkimi Evropian (BE) do t’i japë ende dorë vendit tonë të vogël dhe do të jetë i bindur se ka argumente të forta, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Popullsia me të vërtetë ndjen hidhërim. Por nuk ishte vendimi i Emmanuel Macron por ai i Këshillit Evropian”, tha Pendarovski në një intervistë për gazetën “Le Monde”. Pendarovski në intervistë tha se të gjithë ishin të bindur se ne do të kishim…

Lexo më Shumë

Dje, portali “MKD” njoftoi se dokumente të klasifikuara u gjetën në shtëpinë e deputetes Frosina Remenski dhe bashkëshortit të saj Jovçe Remenski, gjatë një kontrolli hetimor për rastin e Lidhjes Ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit, me reagim kanë ardhur edhe nga OBRM-PDUKM. Ata pyesin nëse Remenski nga DSK ka marrë dokumente të klasifikuara, regjistrime dhe prova dhe i kishte mbajtur ato në shtëpinë e saj, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe procedurat. Deputetja Remenski nëpërmes rrjetit social Facebook iu përgjigj akuzave të OBRM-PDUKM-së. “Kam lexuar, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së ishte shumë nervoz sot në një konferencë për shtyp, hy në në…

Lexo më Shumë

Për përfundim të punimeve ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër, e cila është pjesë e Korridorit 8, do të merret hua prej 180 milionë dollarëve. Propozimi për miratim të garancisë shtetërore për kredinë e re, kaloi në Komisionin për Financim dhe Buxhet, kurse me procedurë të shkurtuar kalon edhe në seancë parlamentare. Zëvendësministrja e Financave, Shyret Elezi, tha se pasi të miratohet marrëveshja, do të garantohet ndërtimi i kësaj autostradë. Nga VMRO-DPMNE-ja paralajmërojnë se do ta mbështesin propozimin, sepse, siç thotë Nikolla Micevski, këtë projekt e kanë filluar ata dhe ka rëndësi të madhe. Por, LSDM-ja paraprakisht pohonte se projekti është kriminal,…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Tetovës thithin ajrin më të ndotur këtë mëngjes. Ajri është shumë i ndotur, sipas të dhënave nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit. Pjesët e Shkupit dhe Kumanovës janë të ndotura në mënyrë mesatare, ndërsa të gjitha qytetet e tjera janë në gjendje më të mirë. Sipas “Air visual” qyteti i Shkupit sot renditet në vendin e 25 për nga renditja e ndotjes së ajrit, ndërsa mbrëmë ihste në vendin e 11./Telegrafi/

Lexo më Shumë