Në listën e “air vizual”, Shkupi sot është në vendin e 11-të. Kryeqyteti jonë sot është qyteti i 11-të më i ndotur në botë. Përveç Shkupit, sot ajr shumë të ndotur ka edhe në qytetet e Tetovës, Kumanovës, Manastirit. Strumica ka ndotje mesatare të ajrit, ndërsa në të gjitha komunat tjera ndotja e ajrit është më e vogël. Ky përfundim mundtë nxirret nga të dhënat nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Draganço Stojmenov, i njohur si Daco Belski, nga dje ka statusin e të arratisurit. Ish-truproja i ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov nuk ishte në shtëpi pasditen e djeshme kur nga Ministria e Brendshme shkuan për vizitë në shtëpinë e tij. Nga Ministria e Brendshme për “Lokalno” informojnë se ai ishte një i arratisur pasditen e djeshme. “Për personin që po pyetni iu është caktuar arrest shtëpiak, ndërsa policia ka kryer kontrolle disa herë gjatë ditës. Gjatë kontrollit të fundit dje u konstatua se personi nuk është në shtëpi domethënë nuk ka respektuar masën e gjykatës dhe gjykata u informua menjëherë…
Do të vendosim varg të rinj të pemëve në zemër të Shkupit. 26 Panja të reja me cilësi të lartë do ta zbukurojnë qytetin tonë, publikoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk, duke paralajmëruar njëherësh se të hënën rinovohet edhe vargu me qershi japoneze në rr. “Maksim Gorki”. NP “Parqe dhe Gjelbërime”, me kërkesë të Komunës Qendër dje kreu intervenim në vargun e pemëve në rrugën “Maksim Gorki”. Nga Komuna thonë se bëhet fjalë për largimin e pemëve të vjetra të llojit qershia japoneze. “Qershia japoneze është pemë sipas të cilës njihet dhe…
Profesoresha universitare dhe ish-kandidate për presidente, Gordana Siljanovska-Davkova në një intervistë për “Kanal5” tha se PSP ishte një humbje e tmerrshme për shtetin e së drejtës, ndërsa vetingu është një pranim që gjyqësori është fundosur. “Nëse ju e lidhnit sinonimin e reformës për tre engjëjt, ndërsa tani po flisni për demonizimin që përfundon në një mënyrë të çuditshme, atëherë është një humbje e tmerrshme për shtetin e së drejtës”, tha Siljanovska-Davkova. Profesoresha shtoi se ekzekutivi duhet të lërë gjykatën të gjykojë. Ai thotë se nëse zgjidhni njerëz që nuk janë të arsimuar mirë dhe nuk kanë njohuri për ta, mund…
Për ditën e hënë (18 nëntor), specialistët privatë të bashkëfinancuar kanë paralajmëruan një protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar pagë më të lartë dhe për shkak se specializimet e tyre nuk përfshihen në Ligjin e Kujdesit Shëndetësor. Në njoftimin e protestës thuhet se pagat e tyre është sa paga mesatare në vend, e cila është më i ulët se paga minimale e një mjeku të përgjithshëm me 360 kredite arsimore. “Edhe përkundër asaj se marrim paga më të ulëta nga kolegët tanë, të cilët nuk kanë asnjë detyrim ndaj shtetit (as për të punuar në një institucion të…
Sot në orën 07.53 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” janë sjellë katër persona që janë lënduar në Makstil. Më vonë u vërtetua se personat janë N.N (1973), E.V (1992), B.M (1984) dhe S.S (1971) janë të gjithë nga Shkupi. Sipas informatave të para dihet se plagë të rënda trupore ka marrë S.S dhe sipas vlerësimeve të mjekëve po lufton për jetën prandaj është transferuar menjëherë në Klinikën e Terapisë Intensive, ndërsa të tjerët kanë lëndime trupore më të lehta. Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të përcaktuar natyrën e saktë të lëndimeve. Të gjithë kanë lëndime nga djegia shkruan…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, së bashku me zëvendëskryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, me sekretarin e përgjithshëm Lupço Nikollovski dhe me sekretarin ndërkombëtar Dane Taleski, mori pjesë në Konventën në Stokholm të Aleancës Progresive, lëvizje progresive ndërkombëtare e 140 partive dhe organizatave prej shteteve në botë. Në Konventë, siç njofton Qendra për Komunikim e LSDM-së, kryetari i partisë dhe kryeministër i vendit Zaev, u vlerësua si lider progresiv me guxim të rrallë i cili sjellë vendime në interes të shtetit dhe qytetarëve të tij. Lideri i LSDM-së, Zaev në panelin Paqe dhe Siguri tha se politikat duhet të drejtohen nga…
Një 38-vjeçar shtetas i Maqedonisë është rrotulluar me kamion në Serbi. Në rrugën Aleksinaç-Nish në drejtim të Beogradit, është rrotulluar një kamion me targa të Maqedonisë. Aksidenti në komunikacion ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08:30 tek fshati Katun. Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia dhe ndihma e shpejtë janë në terren, por nuk dihen dëmet materiale dhe se a është i lënduar shoferi. Komunikacioni për në Beograd është ndalur plotësisht derisa të largohet kamioni, pasi ka bllokuar të tre korsitë./Telegrafi/
Sekretari i Përgjithshëm i partisë “Alternativa”, Skender Rexhepi-Zejd, prêt që bashkëpunimi mes “Alternativës” dhe “Aleancës për Shqiptarët” të finalizohet në fillim të dhjetorit, shkruan gazeta LAJM. Ai paralajmëron se përpjekjet për bashkëpunim dhe takimet mes përfaqësuesve të dy partive do të intensifikohen. Qëllimi i këtij bashkëpunimi, sipas tij, është mposhtja e së keqes dhe kthimi i shpresës tek shqiptarët. “Për ne si “Alternativë” vendimet finale do t’i sjell Kuvendi Qendror, megjithatë konsiderojmë që këto bisedime të zhvillohen dhe të mos humbet besimi se mund të ketë sukses në kuadër të bisedimeve. Duhet të jemi më të shpejtë, do të ketë…
Hekurudha e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport SHA Shkup e informon opinionin e gjerë se me datë 15.11.2019 zyrtarisht është lëshuar në qarkullim lokomotiva e parë elektrike, nga gjithsej katër, pasi paraprakisht është kryer kontrolli para dërgesës në R.P. të Kinës. Prodhues i këtyre elektrolokomotivave është kompania CRRC ZhuZhou nga R.P. e Kinës. Vlera e një lokomotive është 2.130.000 euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rekonstruim (EBRD). Lokomotiva i ka kaluar të gjitha testet dhe ka TSI çertifikatë nga ana e prodhuesit, si dhe leje për qarkullim nga Zyra për siguri në trafikun…
Insituti ZIP ka prezentuar sot propozim strategjinë për turizmin e Sarajit, dokument i cili vjen si pasojë e disa aktiviteteve të mëhershme që lidhen me turizmin e Sarajit. ZIP ka krijuar hartën turistike të Sarajit duke përfshirë krejt potencialin turistik të Sarajit, nga Radusha e Rashçja deri në Bojanë, duke përfundiar në Saraj dhe Matkë. Gjithsejt 14 pika turistike të Sarajit janë dokumentuar, me të dhëna gjeografike dhe topografike, duke krijuar dokumentit “Foto Almanah i turizmit të Sarajit” i cili më pas inkorporohet në dokumentin e posa hartuar “Strategjia e turizimit të Sarajit”. ZIP gjithë këto muaj ka realizuar aktivitete…
Zoran Zaev gënjeu dhe së bashku me megafonët e tij përhapnin lajme të rrejshme kur shpikën një konflikt interesi në ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në të cilët kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski kishte aksione në të kaluarën, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas partisë, Komisioni për Antikorrupsion unanimisht dje vendosi se nuk ka konflikt interesi dhe se koncesionet e ndërtimit ishin marrë para se Hristijan Mickoski të bëhej këshilltar qeveritar. “Komisioni Shtetërorë për Antikorrupsion konfirmoi se LSDM dhe Zoran Zaev gënjejnë opinionin për muaj të tërë kur ata shpifën për Hristijan Mickoskin. Zaev me vetëdije gënjeu dhe manipuloi opinionin në përpjekje…

