Author: Hamdi Kumanova

Të hënën, specializantët privat kanë paralajmëruar se do të protestojnë në Ministrinë e Shëndetësisë që të kërkojnë rroga më të mëdha dhe për shkak se specializantët e tyre nuk përfshihen në ligjin për mbrojtje shëndetësore, njofton Portalb.mk. Në paralajmërim, ata thonë se rroga e tyre është sa një rrogë mesatare në shtet, e cila është më e ulët se rroga minimale e mjekut të mjekësisë së përgjithshme me 360 kredi arsim. Ata gjithashtu theksojnë se disa prej tyre nuk u paguhen as kujdestaritë dhe harxhimet rrugore. Ata me protestën do të kërkojnë transformimin e marrëdhënies së punës nga me marrëveshje…

Lexo më Shumë

I akuzuari në procedurë të ndarë për aksidentin në Llaskarcë, nga mesi i tetorit ka pranuar fajin përpara gjykatës dhe ka marrë dënim me kusht prej 2 viteve, nëse në 5 vitet e e ardhshme nuk e përsërit veprën, por ka ndalesë për punë prej 5 vjetëve, njofton Portalb.mk. Gjykatësja Sllavica Andreevska e ka dënuar gostivarasin me iniciale V.G. për punë të pandërgjegjshme, pasi që, edhe pse e ka ditur se ka pajisje të vendosur për manipulim të shpejtësisë në autobusin e “Durmo Turs”, ai ka dhënë vërtetim për kryerjen e kontrollit. Në sqarimin e aktgjykimit shkruan: Edhe pse vula…

Lexo më Shumë

Shpallja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, më 12 prill të vitit 2020, ka aktivizuar shumë institucione shtetërore e ndërmarrje publike për shpalljen e konkurseve për punësime të ndryshme. Data e zgjedhjeve është shpallur më 21 tetor dhe që atëherë janë me dhjetëra konkurse që janë shpallur nga agjencia për administratë për qindra vende pune, ndërkohë që shumë shpallje tjera janë në përgatitje e sipër. Ministria e Bujqësisë, ajo e Drejtësisë, drejtoria e të ardhurave publike, institucionet shëndetësore e komunat, janë vetëm nga institucionet që kërkojnë punonjës të ri. Nga Ministria e Administratës…

Lexo më Shumë

Marsh i tolerancës do të mbahet sot në Shkup në organizim të Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut, ndërsa me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës. Marshi do të fillojë në mesditë në Muzeun e Qytetit të Shkupit, përmes rrugës “Maqedonia” deri në pikën përfundimtare të pllatosë para Universitetit të EJL-së në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Në fokusin e shënimit të sivjetmë të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës janë arsimimi dhe të rinjtë. Në marshin e tolerancës do të kërkohet që në mënyrë reale të aktivizohet vullneti politik i deklaruar për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Do të kërkohen…

Lexo më Shumë

Vendet anëtare të NATO-s dhe ata që aspirojnë të anëtarësohen në Aleancë, siç është Maqedonia e Veriut, duhet t’i plotësojnë të gjitha standardet, përfshirë edhe ato për mënyrën e sigurt të komunikimit, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg në intervistë për “Zërin e Amerikës”. “Ato duhet t’i plotësojnë disa standarde kur bëhet fjalë për infrastrukturën civile dhe telekomunikacionin, siç është teknologjia 5G”. Kjo vlen edhe për anëtaret e reja të ardhshme si Maqedonia e Veriut. Këto standarde nuk vlejnë për vende të cilat nuk janë anëtare, por, ne mund t’i lusim apo t’i këshillojmë ta…

Lexo më Shumë

Shumë herë kemi qenë kritik ndaj ndodhive dhe manovrave politike në shtet. Zëri jonë ka qenë i ngulfatur nga altoparlantët e zhurshëm të politikës dhe atyre që me mjeshtri mashtrojnë popullin. Edhe pse me një zë të neveritshëm, kanë arritur të qëndrojnë në këmbë dhe çdo ditë na dhurojnë “spektakël” që e njejta nëse ndodhë në një shtet normal, moti do të iknin nga skena politike për arsye morale. Kur jemi te morali, tek ne ka dimension tjetër, që na shkakton probleme nëse tentojm të japin ndonjë mendim. Definicion nuk kemi. Më tregon mësuesi i djalit tim i cili është…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë ditës është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, të cilin e njoftoi për qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe për takimet e grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës. Osmani foli për prioritetet e LDK-së për institucionet e ardhshme të Kosovës me theks të veçantë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësinë, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave. Po ashtu, Osmani diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh me Francën në fusha të…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë së Nismës, Skender Reçica, ka thënë se komunikata e LVV-së është kërcënim i drejtpërdrejt ndaj institucioneve të drejtësisë. Reçica duke iu referuar komunikatës zyrtare të VV-së, ka thënë se ata më këtë deklaratë drejtpërdrejt kërcënojnë gjyqtarët dhe kjo, thotë ai, tregon se Vetëvendosje nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. “Ata mendojnë se shteti është parti. Çfarë shprese për ndryshim është kjo, kur ende pa marrë drejtimin e shtetit, frikëson e kërcënon shtetin ligjor. E ky është angazhim konkret në kapjen e shtetit”, ka shkruar ai në ‘Facebook’. Më tutje, thotë ai se është pikërisht, Vetëvendosje…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykimin ndaj dy të pandehurve lidhur me rastin e Xh.B dhe E.Z, janë gjetur fajtorë dhe janë dënuar bashkë me dhjetë vjet burgim, transmeton Klan Kosova. “Me datë 23.07.2018, rreth orës 11.30 min, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme pasi që sigurohen se meshkujt kanë dalën nga shtëpia, ndalojnë me veturën që i pandehuri Xh e kishte marrë në huazim, i njëjti del nga automjeti dhe i bie ziles së derës së shtëpisë së të dëmtuarit A.Sh dhe në momentin kur e dëmtuara I e…

Lexo më Shumë

Sejdi Berisha nga Kijeva dhe Nevzat Kryeziu nga Suhareka, janë dy ish-pjesëtarë të UÇK-së të cilët u ftuan sot nga Gjykata Speciale. Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një intervistë për EkonomiaOnline, ka thënë se muaji tetor dhe nëntor ishin të “nxehtë” sa i përket ftesave nga Gjykata Speciale.“Realisht ne kemi paralajmëruar edhe më herët se muajt tetor dhe nëntor do të jenë goxha do të nxehta sa i përket ftesave të Gjykatës Speciale. Kështu që në tetor kanë ardhë një numër i madh i ftesave po edhe këto ditë të nëntorit, kanë ardhë shumë ftesa,…

Lexo më Shumë

Është bërë rritja më e madhe e pagave në shëndetin publik deri më tani. Për dy vite janë bërë rritje rekorde të pagave të punëtorëve shëndetësorë, ndërsa infermieret për herë të parë janë vlerësuar dhe respektuar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në muajin shtator të vitit 2018, 19.123 të punësuarve në institucionet publike-shëndetësore iu rrit baza e pagës për pesë për qind. Në janar të vitit 2019, vijoi rritje shtesë e pagave të punëtorëve në shëndetësi, mjekë, infermiere, teknikë, pesë për qind për infermieret, tetë për qind për infermieret në klinika dhe dhjetë për qind për mjekët specialistë. Në shtator të…

Lexo më Shumë

Pesëmbëdhjetë për qind nga shuma e caktuar në buxhet, e paraparë për rritjen e pagave në sistemin shëndetësor të jetë linear për të gjithë ose të ketë rritje të koeficientit në kundërvlerë të denarit, që tani arrin 13.352 denarë, kërkojnë nga Unioni i shoqatës së infermiereve, teknikëve, mamive dhe infermiere të stomatologjisë (SHITMIS). “Në vendin e dytë është kërkesa tre për qind t’u paguhen infermiereve dhe të gjejmë mënyrë për t’i mbrojtur infermieret tona në sektorin privat. Nëse nuk realizohet kërkesa paralajmërojmë se do të organizohemi me mosdëgjueshmëri zyrtare. Shpresojmë se nuk do të vijë deri në diçka të tillë…

Lexo më Shumë