Author: Hamdi Kumanova

Një 33 vjeçar është arrestuar së është vërtetuar se i dyshuari ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro. Sipas policisë, më 23.04.2019 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – DHKEK është pranuar informata se një i dyshuar është duke kryer veprën penale ‘shmangie nga tatimi. “Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë…

Lexo më Shumë

Vetëm perspektiva për integrim në Bashkimin Evropian do ta ndalë kthimin e regjimit autoritar të Ballkanit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për gazetën parisiene “La Kroa”. Siç lajmëroi korrenspondenti i MEDIAL-s, për çështja në lidhje me anulimin e fillimit të negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, për shkak të kundërshtimit të Francës, presidenti thotë se rasti me Maqedoninë e Veriut është shumë i qartë, sepse përveç Turqisë “ne jemi vendi më i vjetër kandidat”. “Kaluan 14 vjet që jemi në dhomën e pritjes të Bashkimit Evropian. Dhe në dhjetë vitet e fundit, Komisioni Evropian seriozisht rekomandon fillim…

Lexo më Shumë

Zv. Kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Anti-korrupsion, institucion ky i cili ka konstatuar konflikt interesi dhe ka kërkuar nga kreu i Qeverisë, Zoran Zaev që të kërkoj përgjegjësi nga Angjushev, nën arsyetimin se Angjushev ka marr pjesë në seancën qeveritare kur është miratuar ulja e doganës për “akumulatorët”. “Në mënyrë kategorike deklaroj se në kryerjen e funksionit zv. Kryeministër i angazhuar për çështje ekonomike, plotësisht kam respektuar procedurat ligjore. Në rastin konkret lidhur me lëndët e iniciuara nga Komisioni Anti-korrupsion, kemi dorëzuar të gjitha të dhënat dhe dokumentet me qëllim që t’ju mundësojmë…

Lexo më Shumë

Anti-korrupsioni ka mbyllur lëndën për zv. Kryeministrin Koço Angjushev dhe ka kërkuar nga kreu i Qeverisë, Zoran Zaev që të kërkoj përgjegjësi nga Angjushev, nën arsyetimin se Angjushev ka marr pjesë në seancën qeveritare kur është miratuar ulja e doganës për “akumulatorët”. “Komisioni Antikorrupsion me këtë rast ka konstatuar konflikt interesi dhe do të kërkoj nga kryeministri të ngrejë iniciativë për përgjegjësi për shkak të fshehjes së interesave private nga ana e Angjushevit”. Ky vendim i anti-korrupsionit është miratuar pas një debati 30 minutësh me 4 vota pro dhe 2 kundër.

Lexo më Shumë

 Derisa pritet data për negociata me BE-në, nevojitet që të gjithë faktorët, si Qeveria, institucionet dhe vetë Unioni të punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në vend, porositi shefi i delegacionit të BE-së në vend Samuel Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth mosmarrjes së datës për negociata, gjatë vizitës së tij në Gostivar. Zhbogar lidhur me këtë vendim të Këshillit Evropian në takimin e tetorit shfaqi keqardhje për rezultatin, por shfaqi edhe optimizëm se kjo mund të ndryshohet, sepse siç tha, vendet anëtare të BE-së, në muajt e ardhshëm do ta shqyrtojnë metodologjinë e re për…

Lexo më Shumë

Analisti Petar Arsovski ka folur për ndikimin e aferës “Haraçi” në zgjedhjet e ardhshme që duhet të mbahen më 12 prill të vitit 2020. “Haraçi sipas meje është i ndryshueshëm në ndikim në Maqedoni pasi tanimë ka ndikuar në rejtingun e partive. Gjithashtu, ka ndikuar edhe në datën e fillimit të negociatave me BE-në, dhe pritet të ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme” thotë analisti, Arsovski. Përndryshe, ky rast është përfshirja e disa personave me ndikim në vend, duke filluar nga ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni, Katica Janeva.

Lexo më Shumë

Mbështetje për integrimet evropiane të Republikës të Maqedonisë së Veriut sot në Stokholm shprehu kryeministri i Mbretërisë Suedeze Stefan Lofven në takimin me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Lofven ka konstatuar se vendi ynë ka bërë progres reformues të dukshëm në pjesën e gjyqësisë, luftës kundër korrupsionit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe se ajo duhet të vlerësohet me një hap nga eurointegrimet. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministrja Shekerinska u falënderuan për mbështetjen e përhershme të proceseve të rëndësishme demokratike dhe politike për përparimin e Republikës të Maqedonisë së Veriut. “Edhe më tutje punojmë…

Lexo më Shumë

Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit radhë e Aleancës për Shqiptarët (ASh) i janë kthyer kompetencat për emërim dhe shkarkim të drejtorëve të marra nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, por këtë ASh-ja nuk e vlerëson si hap të madh për kthimin e “cilësisë së arsimit në Gostivar”, pasi sipas tyre MASh-i vazhdon me keqpërdorime në arsim. Si keqpërdorime ata kanë paraqitur: punësimin e 17 aktivistëve partiakë në shkollën e mesme teknike, largimin nga puna të profesoreshës së historisë, e cila është e punësuar vite me radhë në po të njëjtën shkollë dhe e cila i plotëson…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 03:50 pas mesnate është përhapur zjarr në barakat e improvizuara afër Qendrës Sportive në Tetovë. Disa minuta më vonë në vendngjarje kanë arritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas shuarjes së zjarrit kanë vërejtur një trup të pajetë dhe të djegur brenda barakës, raporton Alsat-M. Rastin është konfirmuar edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Aktualisht ka përfunduar hetimi në vendngjarje, ndërsa për shkak se trupi është karbonizuar tërësisht, me qëllim të identifikimit përmes ADN-së, trupi është dërguar në Institutin Mjeko-ligjor në Shkup. Sipas informatave të para dyshohet se bëhet fjalë për person të pastrehë.…

Lexo më Shumë

E shfrytëzoj mundësinë, besoj duke ia shprehur qëndrimin edhe kryeministrit Borisov, për të siguruar se Evropa edhe krahas përbajtshmërisë, i mban dyert e hapura për Ballkanin Perëndimor dhe se me parakushtet përkatëse, ëndrra për një gadishull të qetë dhe të liri në ekonomi, idetë, lëvizja e njerëzve dhe prodhimeve, mund të bëhet realitet, ndërsa flamuri i Evropës, në ndonjë moment të valëvitet si në Tiranë, ashtu edhe në Shkup, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fjalimin e tij në Samitin në Selanik dhe theksoi rruga e të gjitha shteteve ballkanike drejt përparimit “ishte dhe është vizion i përbashkët” që ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot gjenden për vizitë pune në Stokholm, Mbretërinë e Suedisë. Është paraparë që Zaevi të takohet me homologun e tij suedez Stefan Lofven, ndërsa nga Qeveria paralajmërojnë se janë të hapura mundësitë edhe për takime të tjera bilaterale. Kryeministri së bashku me zëvendëskryeministren Shekerinsa janë ftuar të marrin pjesë edhe në Konventën e Aleancës progresive, lëvizje ndërkombëtare e progresivëve, forcave socialdemokrate dhe socialiste nga mbarë bota, të cilët zotohen për formë moderne dhe demokratike të bashkëpunimit të hapur me përqendrim në zhvillimin e qëndrueshëm, drejtësinë sociale, mundësitë për të…

Lexo më Shumë

Dokumente konfidenciale që kanë të bëjnë me rastin “Monstra” dhe rastin e Kumanovës janë gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së deputetes së LSDM-së, Frosina Remenski, e cila është në mesin e të dyshuarëve në rastin “Reket”, shkruan portali MKD. Prokuroria ka konfirmuar informacionet, por duke mos dhënë detaje. Remenski është e dyshuar në rastin “Reket”, pasi që ajo ishte kryetare nderi e organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit – Boki. Prokuroria në përgjigjen e saj ka thënë se gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuares janë gjetur dokumente dhe se për këtë janë njoftuar institucionet përgjegjëse, se nga kanë…

Lexo më Shumë