Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot gjenden për vizitë pune në Stokholm, Mbretërinë e Suedisë. Është paraparë që Zaevi të takohet me homologun e tij suedez Stefan Lofven, ndërsa nga Qeveria paralajmërojnë se janë të hapura mundësitë edhe për takime të tjera bilaterale. Kryeministri së bashku me zëvendëskryeministren Shekerinsa janë ftuar të marrin pjesë edhe në Konventën e Aleancës progresive, lëvizje ndërkombëtare e progresivëve, forcave socialdemokrate dhe socialiste nga mbarë bota, të cilët zotohen për formë moderne dhe demokratike të bashkëpunimit të hapur me përqendrim në zhvillimin e qëndrueshëm, drejtësinë sociale, mundësitë për të…

Lexo më Shumë

Dokumente konfidenciale që kanë të bëjnë me rastin “Monstra” dhe rastin e Kumanovës janë gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së deputetes së LSDM-së, Frosina Remenski, e cila është në mesin e të dyshuarëve në rastin “Reket”, shkruan portali MKD. Prokuroria ka konfirmuar informacionet, por duke mos dhënë detaje. Remenski është e dyshuar në rastin “Reket”, pasi që ajo ishte kryetare nderi e organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit – Boki. Prokuroria në përgjigjen e saj ka thënë se gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuares janë gjetur dokumente dhe se për këtë janë njoftuar institucionet përgjegjëse, se nga kanë…

Lexo më Shumë

Gostivari u bë me teatër dhe mori mbështetje të plotë të shtetit. Për një vit u bë me dy drejtorë, por ska asnjë premierë. Punësimet dhe fillimi formal me punë ranë nën labirintet e burokracisë, por kundërmuan edhe erëzat e kuzhinave partiake. Ushtruesi i ri i detyrës drejtor paralajmëron shfaqje dhe formimin e ansamblit. Me këtë rast realizuam një bisedë me Visar Vishkën. Ai tani është ushtrues i detyrës drejtor, ndërsa opinioni e njeh si aktor me role në më shumë projekte filmike ballkanike, evropiane dhe amerikane. Deri para ca kohësh ishte i punësuar në Teatrin Popullor të Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Kulturor në Shën Petersburg, realizoi takim pune me kolegun e tij, ministrin e Kulturës të Federatës Ruse, Vlladimir Medinski. Në takim, të dy ministrat biseduan mbi bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, i cili deri më tani rezultoi me zbatimin e shumë përmbajtjeve cilësore, si për audiencën ruse, ashtu edhe për audiencën maqedonase. Në takim, Ismaili e njoftoi ministrin rus se kohëve të fundit një interes të madh në publikun maqedonas shkaktoi ekspozita “100 raritetet e sovranitetit rus”. Ai shtoi…

Lexo më Shumë

Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian është një interes strategjik jo vetëm për vendet në rajon dhe BE, por edhe për Shtetet e Bashkuara. Kështu deklaroi sot ambasadori amerikan Anthony Godfrey në një fjalim në Javën e Shtatë të NATO-s në Beograd. “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Perëndim duhet të përfundojë. Për ne, kjo do të thotë – anëtarësimi në Bashkimin Evropian për të gjithë dhe anëtarësimi në NATO për ato vende që e dëshirojnë atë,” tha Godfrey. Ai e vlerësoi vizionin si të rëndësishëm dhe në interesin strategjik të SHBA, duke shprehur shpresën e tij që sfida e shtruar për…

Lexo më Shumë

Enver Bytyçi Një valë akuzash ka përfshi medien e Tiranës për atë çka qeveria ka inskenuar si “tradhti e opozitës ndaj banorëve të Astirit”. Edhe kësaj radhe fuqia mediatike dhe mendja diabolike e propagandës qeveritare funksionoi jo pak. Vëmendja u devijuaderi diku nga përgjegjësitë e shtetit dhe policisë së saj për dhunën e egër të ushtruar kundër banorëve të pafaj, te opozita shqiptare, e cila në mbi 100 ditë nuk i la asnjëherë vetëm protestuesit e dhunuar! Avokati i Popullit në raportin e sotëm ka shpjeguar me detaje dhunën dhe terrorin policor në zonën e Astirit, ku u keqtrajtuan deri…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ishte mysafir i ambasadorit të Austrisë Christoph Weidinger. Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se së bashku me disa ambasadorë kanë diskutuar sfidat që do t’i ketë qeveria në të ardhmen. Ai bëri të ditur se Kosova do ta ketë përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar. Postimi i plotë: Mbrëmë isha mysafir i ambasadorit austriak z. Christoph Weidinger dhe gruas së tij znj. Maria Gloria Lledo. Mua dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Besnik Bislimin, na ftuan në darkën e shtruar në rezidencën austriake këtu në Prishtinë. Mysafirë ishin edhe ambasadorja e Francës znj. Maria-Christine Butel…

Lexo më Shumë

Para pak minutash në media është raportuar se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhavit Haliti, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës tani për lajmi.net është shprehur se tani është në Berlin dhe nuk di asgjë për ndonjë ftesë. “Unë jam në Berlin, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Nuk kam ndonjë informacion se kam ftesë nga Specialja.”, tha Haliti për lajmi.net. Vlen të theksohet se nga Specialja deri më tani janë ftuar mbi 250 ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Listës Serbe kanë udhëtuar për në Berlin, ku do të takohen edhe me të dërguarin e posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell. I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, gjatë së enjtes do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Berlin. Siç raportojnë mediet serbe, delegacioni i Listës Serbe përbëhet nga kryetari Goran Rakiq, nënkryetari Dalibor Jevtiq dhe anëtari i Listës Serbe, Bratisllav Nikoliq, transmeton lajmi.net. Përveç takimit me Grenell, përfaqësuesit e Listës Serbe, do të takohen së pari me disa deputetë të…

Lexo më Shumë

Rreth 300 milionë euro kursime të kosovarëve në bankat e Serbisë mund të humbasin. Kjo për shkak të refuzimit të shtetit serb për bashkëpunim si dhe neglizhencës së institucioneve të Kosovës. Sipas aktvendimit të Gjykatës së Strasburgut, shteti i Serbisë duhet t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës rreth 300 milionë euro. Mirëpo, për këtë çështje shteti i Serbisë dhe Banka Qendrore serbe po refuzojnë që të bashkëpunojnë. Të paktën kështu thonë në Bankën Qendrore të Kosovës. Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti në një përgjigje me shkrim për lajmi.net thotë se Guvernatori Mehmeti ka adresuar një shkresë zyrtare tek Guvernatorja e Bankës…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Francës më 21 nëntor do të diskutojë dhe me siguri edhe do ta miratojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Propozim-ligji i Ministrisë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, me të cilin ratifikohet Protokolli i hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO, tashmë u miratua nga Senati në Paris më 17 tetor. Pas diskutimeve në komisione, ligji i propozuar do të gjendet në seancë kuvendare më 21 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në arsyetimin e propozimit, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme thotë se Maqedonia e Veriut do të përforcojë…

Lexo më Shumë

Shefi I diplmomacisë Gjermane , Heiko Maas në vizitën zyrtare në SHkup,pas takimit me homologun Nikolla DImitrov , shprehu edhe njëherë keqardhje për mos-marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, megjithatë nuk nguroi të ofroj mbështetjen e pa-rezervë të vendit të tij, në rrugën drejtë BE-së.Ai tha se pritjet dhe shpresat e njerëzve të politikës nuk duhet të shuhen. “Maqedonia E Veriut këtë vit ka arritur shumë, kjo nuk është vlerësim i Gjermanisë por i shumë vendeve anëtare të BE-së. Jemi të zhgënjyer dhe ne nga vendimi për mos-hapjen e negociatave. Për hapjen e këtyre negociatave…

Lexo më Shumë