Gazetaria nuk është më shumë profesion atraktiv. Gjithnjë e më pak studentë dëshirojnë të studiojnë gazetari. Ana financiare dhe mungesa e besimit në media janë një ndër shkaqet për një gjendje të këtillë, theksoi panelistët në tryezën e sotme të rrumbullakët për sfidat e gazetarëve të rinj në epokën e dezinformimit. Sivjet, siç ishte theksuar. në Universitetin e Shkupit janë regjistruar 12 studentë në gazetari, në Universitetin e Shtipit një, ndërsa së bashku me Universitetin e Tetovës ka gjithsej rreth 20 studentë të gazetarisë. “Për fat të keq, kjo flet se gazetaria nuk është më tepër profesion atraktiv. Ky është…
Author: Hamdi Kumanova
Nga janari i vitit 2020 pensionistët do të marrin pensione të rritura për 700 denarë. Me këtë rritje të fundit pensioni mesatar do të jetë 15.500 denarë. Rritja, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, nuk është zgjidhje ad hok, por rezultat i asaj që vitin e kaluar paga mesatare është rritur për mbi pesë për qind, ndërsa paga minimale për mbi 15 për qind. “Gjatë zbatimit të reformës pensionale dhamë indeksizim të shpenzimeve për jetë dy herë në vit dhe rritje të tretë shtesë kur do të kemi parametra të tjerë ekonomikë si mundësi që ta harmonizojmë…
Trembëdhjetë nëntori neve na obligon në respekt dhe besnikëri ndaj qytetit, por edhe asnjëherë të mos harrojmë sa e shtrenjtë është liria. Nëse të gjithë e duam këtë qytet siç e duan të gjithë çlirimtarët tanë, atëherë edhe vetë atëherë Shkupi do të jetë padyshim vendi më i bukur për të jetuar. Urime 75 vjetori i çlirimit të Shkupit. Asnjëherë të mos zbehet monumenti i çlirimtarëve tanë. Urime 13 Nëntori. Këtë sot e porositi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, para Monumentit të çlirimtarëve të Shkupit, para Qeverisë. Shilegov shprehu falënderim dhe respekt të thellë deri tek luftëtarët që…
Kryetari i ORBM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp zbuloi se partia më e madhe opozitare në listat zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare në prill do të dominojnë persona që deri tani nuk kanë qenë pjesë e listave. “Në pjesën më të madhe, apo tek të gjitha njësitë zgjedhore do të jenë njerëz që nuk kanë qenë bartës liste dhe pjesa më e madhe e kandidatëve do të jenë njerëz që deri tani s’kanë qenë deputetë”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni. Mickoski mes tjerash u shpreh optimist se Maqedonia në maj do të fitojë datë për nisjen…
Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nesër do të jetë në Selanik ku do të punojë me disa biznesmenë të kompanive që punojnë në mënyrë serioze me institucionet e Maqedonisë së Veriut. Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se do të mbajë fjalim në Samitin në Selanik dhe do t’i njoftojë të pranishmit për të gjithë përparësitë që i ka vendi. “Dua të ndaj me ju kënaqësinë se sa i madh është interesi i kompanive greke, posaçërisht për pjesën e poshtme të shtetit për shkak të afërsisë”, tha Zaev.Samiti në Selanik do të mbahet nesër dhe pasnesër…
Sindikata e punonjësve në organet gjyqësore dhe Shoqata e administratës gjyqësore, për të premten kanë paralajmëruar protesta. Protestat pritet të mbahen në të gjitha gjykatat e vendit, ndërsa siç thonë organizatorët, do të shprehen pakënaqësitë për vendimet e Këshillit Buxhetor Gjyqësor të marrë dy muajt e fundit. “Sindikata, e pakënaqur që edhe më tej vazhdon trajtimi jo i njëjtë i Këshillit Buxhetor Gjyqësor, me ç’rast po harrojnë se nëpër gjykata punojnë edhe administrata gjyqësore, shërbimi gjyqësor, personeli teknik ndihmës dhe duke shkelur të gjithë, Këshilli Buxhetor Gjyqësor solli vendim për shtesa jo të barabarta, me arsyetimin se administrata në muajin…
Në nivel të tërë shtetit në të gjitha shtëpitë shëndetësore punësojmë 134 mjekë të rinj dhe infermiere nga të cilët 50 në Shtëpinë Shëndetësore në Shkup nga të cilët 43 infermiere dhe shtatë mjekë. Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në promovimin e infermierëve të punësuara me masën për përmirësimin e serviseve të patronazhit në Shtëpinë Shëndetësore Shkup, të cilët fillojnë me punë gjashtë mujore dhe u dëshiroi fillim të suksesshëm në punë. Theksoi se bëhet fjalë për kuadër të ri, i cili tani do të ketë mundësi në shtëpitë shëndetësore në nivel të mbrojtjes parimore shëndetësore…
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi është përgjigjur në lidhje me largimin ekspozitës së disa fotografive, e cila gjatë ditës së djeshme u vendos në qendër të Tetovës. Arifi thotë se ajo çdo herë ka qenë pro lirisë së shprehjes dhe demokracisë, duke shtuar se për shkak të agjendës së ngjeshur dje nuk ka arritur ta shqyrtojë këtë çështje, njofton Telegrafi Maqedoni. “Çështjet e shprehjes së lirë janë vlera demokratike dhe ajo është një formë e shprehjes së mendimeve. Në fakt si komunë mbetemi e hapur dhe transparente. Meqenëse se agjenda jonë dje dhe sot ka qenë e mbingarkuar…
Ndërtimi dhe zhvillimi i Shkupit duhet të vazhdojë në mënyrë të matur në marrëveshje me qytetarët, thotë kryeministri Zoran Zaev. “Kemi bërë masakër për shkak se ndërtojmë. Ne do ta dëgjojmë zërin e qytetarëve. Rekomandimi im është që ndërtimi dhe zhvillimi i Shkupit duhet të vazhdojë në mënyrë të matur në marrëveshje me qytetarët përmes anketave publike, përmes debateve të ekspertëve, me gjelbërim brenda që të mundet kryeqyteti të zhvillohet në mënyrë moderne dhe të bukur ashtu siç e dëshirojnë shkupjanët”, ka deklaruar Zev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Ai tha se duhet të gjithë me vigjilencë të…
Tre mijë denarë shtesë për të rinjtë do t’u paguhen personave deri në 23 vjeç me të paktën arsim të mesëm të kryer dhe të cilët janë në marrëdhënie pune me sigurim të detyrueshëm social në aktivitetin prodhues. Këtë e parasheh Propozim- ligji për shtesën të të rinjve që është miratuar nga Qeveria, ndërsa tani do të dorëzohet për miratim në Kuvend. Me ligjin në fjalë, tre mijë denarë janë paraparë edhe për personat e rinj që janë nën punëdhënësin- shfrytëzues të aktivitetit prodhues nga ana e Agjencisë për punësim si dhe bujqve të rinj individual me sigurim të detyrueshëm…
Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me konkurset për punësime në institucionet shtetërore sot deklaroi që gjithmonë kah fundi i vitit ka pranim dhe transformime të marrëdhënieve të punës dhe që shpesh plotësohen vendet e zbrazëta të punës. “Çdo vit, kah fundi i vitit ka pranime dhe transformime të marrëdhënieve të punës. Fundi i vitit është mundësi për të gjithë që kanë kaluar tetë muaj apo nëntë muaj praktikë që të mund të përparojnë, të marrin vendime për punësim të përhershëm dhe të ngjashme si dhe fundi i vitit gjithashtu e bën edhe balancin buxhetor për të gjithë ata që kanë…
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sot deklaroi se partia e tij është e sinqertë dhe nuk përmban nismën për një njësi zgjedhore. “OBRM-PDUKM është e sinqertë dhe s’është për një njësi zgjedhore ndërsa LSDM gënjen”, tha Milloshoski, njofton Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se për dallim nga Zaev dhe LSDM që i gënjejnë partitë e vogla politike që kërkojnë ndryshimin modelit zgjedhor, OBRM-PDUKM është kundër. Sipas tij, LSDM dërgon ligjin në procedurë kuvendare dhe nuk do të kalojë dhe se aq është përkrahja që e ofron LSDM./Telegrafi/

