Hekurudha e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport SHA Shkup e informon opinionin e gjerë se me datë 15.11.2019 zyrtarisht është lëshuar në qarkullim lokomotiva e parë elektrike, nga gjithsej katër, pasi paraprakisht është kryer kontrolli para dërgesës në R.P. të Kinës.
Prodhues i këtyre elektrolokomotivave është kompania CRRC ZhuZhou nga R.P. e Kinës. Vlera e një lokomotive është 2.130.000 euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rekonstruim (EBRD).
Lokomotiva i ka kaluar të gjitha testet dhe ka TSI çertifikatë nga ana e prodhuesit, si dhe leje për qarkullim nga Zyra për siguri në trafikun e hekurudhor të RMV.
Nga ana e HRMV Transport janë bërë testime në përputhje me kërkesat e tenderit në rrejtin hekurudhor në Maqedoninë e Veriut, me çka është vërtetuar se testimet i plotësojnë kërkesat te parapara me tender që lokomotiva të tërheq 1600 ton në 17 promila.
Drejtori Gjeneral i HRMV Transport SHA Shkup, Orhan Murtezani, gjatë qëndrimit në Kinë deklaroi se sipas afatit të paraparë deri në mes të dhjetorit duhet të arrijnë edhe tre lokomotivat tjera.
Shkup, 16.11.2019 HRMV Transport SHA Shkup



