Do të vendosim varg të rinj të pemëve në zemër të Shkupit. 26 Panja të reja me cilësi të lartë do ta zbukurojnë qytetin tonë, publikoi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk, duke paralajmëruar njëherësh se të hënën rinovohet edhe vargu me qershi japoneze në rr. “Maksim Gorki”.
NP “Parqe dhe Gjelbërime”, me kërkesë të Komunës Qendër dje kreu intervenim në vargun e pemëve në rrugën “Maksim Gorki”. Nga Komuna thonë se bëhet fjalë për largimin e pemëve të vjetra të llojit qershia japoneze.
“Qershia japoneze është pemë sipas të cilës njihet dhe është karakteristike edhe vetë rruga “Maksim Gorki”. Komuna Qendër e njofton opinionin se në vendin e pemëve të larguara të vjetra të hënën do t’i mbjellë 18 pemë me cilësi të lartë të llojit të njëjtë, qershi japoneze, të cilat janë pranuar si donacion prej të punësuarve në përfaqësinë e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) në Shkup”, kumtoi Komuna Qendër.



