Shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugë nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për paraqitjen e mjegullës në mëngjes dhe mundësi për paraqitjen e shembjeve të dheut është rekomandimi i LAMM për drejtuesit e automjeteve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga 15.11.2019 filloi obligimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore nëpër automjete. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2019.



