Author: Hamdi Kumanova

Gjykatësi Ognen Stavrev i cili e udhëheq lëndën “TNT” për rrëzimin e objektit “KOSMOS” të Fiat Canoskit, ka ngritur procedurë disiplinore kundër avokatit Merxhan Dauti, nën dyshimin se dëshiron ta zvarrisë gjykimin për këtë rast, duke kërkuar të përkthehen të gjitha dokumentet nga gjykimi dyvjeçar dhe ta keqpërdor pozitën zyrtare prej avokati, njofton portali “SDK”, transmeton Portalb.mk. Stavrev në seancën e sotme e ka lexuar letrën që e ka dërguar te Oda e Avokatëve, ku thuhet se me kërkesë të Dautit, i cili thirret në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, t’i sigurohet përkthim të tërë lëndës, duke e zvarrit dhe…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ishte anuluar seanca gjyqësore për rastin “Maxhar-Telekom”, për shkak të mungesës së arsyetuar të gjykatëses Lenka Davitkova. Në seancën e sotme gjyqësore duhej të dëgjohet ish shefi i inteligjencës Sllobodan Bogoevski. Rasti kundër ish gjeneralit dhe drejtorit financiar të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy persona tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe lidhjes së marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me firmat qipriote “Maxhar telekom”, gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja. Përveç Sandreit dhe Plat, të akuzuar janë edhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius.…

Lexo më Shumë

Propozimi francez për zgjerimin e BE-së pritet me kritika. Qeveria gjermane është e hapur për ta diskutuar propozimin, por kërkon që ai të mos ketë ndikim mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan DW. Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, të martën në Bruksel, qeveria gjermane ka reaguar ndaj propozimit të Francës për strategjinë e zgjerimit të BE-së.  E pyetur nga DW, Ministria e Jashtme gjermane është shprehur se reforma e zgjerimit të BE-së nuk duhet të vonojë çeljen e negociatave:”I njohim sugjerimet e qeverisë franceze për reformën e zgjerimit të BE-së. Ne jemi…

Lexo më Shumë

Ministrja finlandeze e Çështjeve evropiane dhe kryesuese e BE-së, Titi Tupurainen, para fillimit të Këshillit për punë të përgjithshme sot në mëngjes deklaroi se propozimi francez për reformë të zgjerimit nuk do të jetë temë e debatit të ditës së sotme. “Bëhet fjalë për punë largpamëse, nuk do të diskutojmë sot për iniciativën franceze, do të kthehemi në politikën e zgjerimit dhe do të dërgojmë mesazh të fuqishëm deri tek vendet e Ballkanit Perëndimor se BE-ja do të realizojë dhe do të kthehet në këtë çështje pranverën e ardhshme”, deklaroi ministra Tupurainen, e cila kryeson me takimin e sotëm ministror…

Lexo më Shumë

Gjykatësit kushtetues sot në kolegjium do të diskutojë për iniciativën për nenin 353, paragrafi 5 nga Kodi Penal, i cili i dedikohet vjetërsimit të lëndëve apo zvogëlimit të dënimeve për rastet e lidhura me keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, mbrëmë paralajmëroi se në kolegjium hollësisht do të bisedohet për këtë iniciativë dhe do të miratohet një qëndrim. “Ne në Gjykatën Kushtetuese kemi qasje serioze ndaj çdo lënde. Seancën e kaluar kjo lëndë u anulua. Për shkak të seriozitetit të punës caktova kolegjium me gjykatësit, ku hollësisht do të diskutohet për këtë problematikë. Pasi…

Lexo më Shumë

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i është bashkuar sot Gripit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu ka bërë të ditur VV përmes një njoftimi për media. “Deputeti i IRDK-së , z.Elbert Krasniqi, i bashkohet Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!” Ndryshe, në bazë të rezultateve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje mori 32 deputetë, mirëpo pas vendimit të PZAP-së dhe Supremes dhe rinumërimit, mund të ndodhë që VV-së t’i hiqen tri ulëse dhe ato t’i kalojnë Nismës. Njoftimi i plotë: Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti së bashku me anëtarët e Kryesisë, znj. Arbërie Nagavci dhe z. Xhelal Sveçla, pritën delegacionin e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.A., H.A., dhe V.D., për veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar, sipas KPRK-së. I pandehuri M.A., më parë e deri më 06.10.2019, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, ka poseduar armë dhe municion, pikërisht një revole të markës Ekol Special 99 kalibër 9 mm, dhe një karikator të zbrazët. Arma dhe municioni i janë gjetur në shtëpinë e tij, ku edhe janë sekuestruar. Me këto veprime ekziston dyshimi i…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim anëtarët e grupit parlamentar për shëndetësi në Bundestag Erwin Rüddel nga CDU, Maria Klein-Schmeink nga Aleanca e të Gjelbërve si dhe Jan-Axel Voss, zëvendësambasadori në Kosovë dhe Jakob Fessmann, Zyra e Komitetit. Siç njofton kumtesa e LDK-së, ajo falënderoi deputetët gjermanë për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm të Bundestagut dhe Qeverisë gjermane në të gjitha fushat e zhvillimit në Kosovë, në veçanti në fushën e shëndetësisë. “Thellimi i bashkëpunimit tonë duhet të orientohet drejt mbështetjes në sistemet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, aparaturë, përkujdesje primare, sekondare dhe terciare si dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur për ndeshjen Kosovë -Angli. Ambasadori Abbot ka falënderuar kosovarët për mikpritjen që iu kanë bërë tifozëve dhe lojtarëve anglezë gjatë ditës se djeshme në ndeshjen Kosovë-Angli. Ai ka thënë se tanimë është edhe më krenar që është ambasador në Kosovë. “Do të dëshiroja të falënderoj nga thellësia e zemrës sime, popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglezë këtë vikend”. /Lajmi.net/ Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë të tij:

Lexo më Shumë

Biznesmeni Orce Kamçev i ofroi Gjykatës Penale 2 milionë euro pronë si garanci për të marrë një pasaportë të re të përkohshme. Nga Gjykata Penale konfirmojnë informacionin dhe thonë se rasti është dërguar në prokurori për marrje të mendimit. Disa ditë më parë, prokurorja Lile Stefanova, në duart e së cilës përsëri është hetimi për rastin “Perandoria”, nuk u pajtua që biznesmeni i dyshuar të merrte një pasaportë të përkohshëm, domethënë të largohej nga vendi për një periudhë të caktuar. Kamçev po kërkon pasaportën e tij për takime biznesi jashtë vendit, ndërsa më herë ka marrë pasaportë të përkohshme me…

Lexo më Shumë

Sipas informatave të fundit të dala në publik, në pah është skandal i ri, aferë e re lidhur me mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e fundit presidenciale. Siç është publikuar dhe mund të vërtetohet nga Raporti financiar, “VMRO-DPMNE ka borxh 400 mijë euro për fushatën e Gordana Siljanovskës… Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në pres konferencën e sotme për gazetarë sipas të cilit nuk ka bazë ligjore veçmë për fshehjen e këtij borxhi kaq të madh. “Borxhi i VMRO-DPMNE-së prej 400.000 euro ka mbetur, ndërsa llogaria për…

Lexo më Shumë

Sali Murati i dërgoi ftesë kryetarit të Këshillit Kushtetues të Francës, z. Loren Fabius për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e potencoi gatishmërinë për kontakte më të shpeshta dhe shkëmbim të mendimeve dhe përvojave midis të dyja gjykatave kushtetuese. “Në një afat sa më të shkurtër kohor, Gjykata Kushtetuese do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për kthimin e Gjykatës Kushtetuese si anëtare në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese të cilat e përdorin gjuhën frënge (АCCPUF)“”, theksoi kryetari Murati, që ishte përshëndetur nga ambasadori Timonie. Në interes të ambasadorit, kryetari Sali Murati e njoftoi me…

Lexo më Shumë