Sipas informatave të fundit të dala në publik, në pah është skandal i ri, aferë e re lidhur me mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e fundit presidenciale. Siç është publikuar dhe mund të vërtetohet nga Raporti financiar, “VMRO-DPMNE ka borxh 400 mijë euro për fushatën e Gordana Siljanovskës…
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në pres konferencën e sotme për gazetarë sipas të cilit nuk ka bazë ligjore veçmë për fshehjen e këtij borxhi kaq të madh.
“Borxhi i VMRO-DPMNE-së prej 400.000 euro ka mbetur, ndërsa llogaria për këtë fushatë është veçmë e mbyllur. Si duket, VMRO-DPMNE dhe nënshkruesi i llogarisë për këto zgjedhje, sekretari i përgjithshëm Igor Janushev nuk e kanë respektuar Kodin zgjedhor”, ka thënë Kostadinov.
Sipas tij, fjalën tani e kanë institucionet që të realizojnë analiza detajore dhe të dalin me përgjigje para opinionit.
“Për këtë skandal të ri të VMRO-DPMNE-së përgjegjësi patjetër të ketë”, ka thënë Kostadinov.
Mu për këtë arsye, ka shtuar zëdhënësi socialdemokrat, “paralajmëruam veting për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët pa përjashtim, ndërsa ftuam edhe KSHPK-në pasi e kanë të drejtën të zhvillojë dhe të hap procedurë për origjinën e pronës të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve”.
Sipas tij, vetëm të bashkuar si qytetarë dhe me institucionet që duhet të jenë të pavarur, mund të vendosim shtet juridik në vend.
“Ne patjetër të besojmë në kapacitetet e shtetit tonë, përgjithësisht në kapacitetet e qytetarëve. Patjetër të kemi koordinim dhe përfshirjen e ekspertëve të huaj lidhur me knou-hou që të na i sjellin këtu, por nuk mund që për shkak të disa individëve të dyshojmë në tërë gjyqësinë dhe gjithë njerëzit që direkt apo indirekt janë brenda në organet e gjyqësisë”, ka thënë Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së. f.



