Nuk më brengos fakti që procesi i plotësimit të gjykatësve është më i ngadaltë. Konsideroj se më mirë është të kemi më pak, por gjykatës cilësor dhe profesional, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Deskoska, tha se prania e gjykatësve të cilët janë turp për profesionin, sjell dëm më të madh se sa të ketë deficit të gjykatësve.
Potencoi se Ministria e Drejtësisë ka për detyrë të krijojë korrnizë ligjore e cila do të vlejë gjyqësi e pavarur e paanshme dhe mundësi për procedura gjyqësore efikase, por që implementimi është në kompetencë të Këshillit gjyqësor dhe gjykatave.
“Tani atyre u përket përgjegjësia të bëjnë implementim adekuat të korrnizës ligjore me qëllim që të kemi me të vërtetë kthim të besimit në gjyqësi. Askush në shtetin tonë nuk ka dilemë se kur bëhen anketat dhe se besimi në gjyqësi është në nivelin më të ulët, por detyra e vetë gjykatësve dhe sistemit gjyqësor është ta kthejnë atë besim. Detyra e tyre është me punën personale ta kthejnë kredibilitetin dhe besimin personal”, tha Deskoska në deklaratën e dhënë në suaza të Mbledhjes ministrore BE-Ballkani Perëndimor në të cilën marrin pjesë edhe eurokomisarët për drejtësi dhe punë të brendshme Vera Jourova dhe Dimitris Avramopulos.
Në lidhje me vetingun, Deskoska tha se ka shumë vende shembuj mund të ndiqen dhe se nuk hulumtohet vetëm gjendja pronësore e gjykatësve, por edhe ndikimi nga grupe të ndryshme lobi, të avokatëve, ose cilido qoftë në sjelljen e vendimeve të tyre ose në anulimin e proceseve të caktuara gjyqësore.
Ajo potencoi se edhe në takimin e sotëm me aurokomisaren për drejtësi Vera Jourova në të cilin është biseduar për vazhdimin e mëtutjeshëm të reformave, është hapur edhe çështja e vetingut te gjykatësit me ç’rast nga ana jonë janë treguar argumente për atë se çka duhet të jetë bazë për zbatimin e atij procesi te ne, për çka kanë marrë mbështetje.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, për debatet për ndryshim të Kodit Penal të cilat udhëhiqen në Gjykatën Kushtetuese, tha se nga pozita e ministres së Drejtësisë nuk do të duhej të komentoj, por potencoi se obligimi i Gjykatës Kushtetuese është ta vlerësojë kushtetutshmërinë, ndërsa jo nëse politika ndëshkuese është adekuate apo jo.
“Unë shpresoj se Gjykata Kushtetuese do të veprojë sipas kompetencave të saj kushtetuese”, tha ministrja e Drejtësisë.
Ndryshe, reformat në gjyqësi, qeverisja e së drejtës, kushtet në burgje dhe ajo çka do të thotë reformë në sistemin zgjedhor përkatësisht sigurimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike janë temat në të cilat marrin pjesë ministrat e drejtësisë dshe Punëve të Brendshme që sot dhe nesër mbahet në Shkup.
Deskoska shprehu kënaqësi që vendi ynë është nikoqir i mbledhjes veçanërisht pas mossjelljes së vendimit për fillim të negociatave.
Në pyetjen e gazetarëve ajo tha se mos hapja e negociatave aspak nuk është për shkak të vërejtjeve në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, dhe potencoi në konkluzionet e Këshillit të BE-së, dhe në raportet e KE-së, ku, thotë qartë shihet se nga ana jonë është plotësuar gjithçka që ishte parashikuar si kusht për fillim të negociatave, veçanërisht nëse bëhet analizë e raporteve për vendet të cilat tashmë janë anëtare të Unionit ose janë në fazën e negociatave ku do të shihet se raporti ynë është shumë më i mirë se ato raporte.
“Ne si shtet nuk dhamë kurrfarë rasti për mos sjellje të vendimit”, potencon Deskoska. .



