Author: Hamdi Kumanova

Shpenzimet e parave shtetërore prej sot janë në kontroll të opinionit. Përmes ueb platformës “Financa të hapura” mund të shihen të gjitha pagesat e institucioneve shtetërore dhe pranuesve të mjeteve. Të arritshme janë shpenzimet e vitit 2010 e këndej, ndërsa në të ardhmen do të publikohen të dhënat për 15 ditë. Ueb platformën e re “Financa të hapura” e prezantuan sot kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Financave Nina Angelovska dhe ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski. “Sot para syve të opinionit i vendosim të dhënat financiare për mbi 12,5 milion transaksione. Standardet janë parashtruar.…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale nuk i dha pasaportë të përkohshme biznesmenit Orce Kamçev. Gjykata në fjalë solli vendim pasi prokurorja Lile Stefanovska dha mendim negativ dhe vendosi që biznesmeni të mos merr pasaportë të përkohshme për të udhëtuar jashtë shtetit. Kamçev është i dyshuar në rastin “Imperia”. Ndërsa gjatë procedurës hetimore me vendim të ish shefes së Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, mori pasaportë të përkohshme në kohëzgjatje prej 6 muajve. Afati i pasaportës së përkohshme Kamçevit i skadoi para 10 ditëve, pas çka edhe zyrtarisht ka kërkuar pasaportë të re për udhëtime në Turqi dhe Zvicër. Pasi u morr vesh se Stefanova…

Lexo më Shumë

Gjykatësit Jani Niça, Safet Kadri dhe Zoran Dimitrievski janë tre gjykatësit të cilët dje pasdite lëshuan në paraburgim shtëpiak prokuroren speciale Katica Janeva, pasi ajo kaloi 94 ditë në paraburgim për rastin “Zhvatja”. Njëri nga tre gjykatësit pranoi SMS porosi nga prokurorja Vilma Ruskovska në të cilën ka shkruar se do të ketë hetim financiar për gjykatësit që dje e kanë sjellë vendimin për të dërguar në paraburgim shtëpiak Katica Janevën. Për momentin nuk dihet saktë se çfarë ka shkruar Ruskoska në SMS porosinë. Por pikërisht kjo porosi u cilësuar si kërcënim dhe sulm mbi gjyqësorin dhe për shkak të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit sot në kolegjium ka debatuar pas paralajmërimit të Villma Ruskoska se do të ngrejë hetim financiar kundër gjykatësve të cilët mbrëmë kanë sjell vendim për lirimin e Katica Janevës nga paraburgimi dhe ndërrimin e masës me arrest shtëpiak. Kolegjiumi, siç theksohet në komunikatën e Apelit ka vlerësuar se deklarata e Ruskoskës është paushallë, të pa bazë dhe përzierje të ashpër në punën e gjyqësorit. “Ju njoftojmë se mbrëmë, nga ana e Prokurorit Publik për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskoska, është dërguar SMS porosi deri tek një anëtarë i Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit, i…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp e ka kritikuar Prokurorinë për lëshimin e Janevës në arrest shtëpiak. Ai thotë se gjithë ajo që ndodhi mbrëmë është teatër me skenar të përgatitur. “Nuk ka xhaketë që do të mund ta mbulojë turpin e gjyqësorit “kacarska” dhe prokurorisë “ruskovska”. Së pari mohuan se ekziston rasti, më pas mohuan se ka përfshirje të politikanëve, e më pas u vërtetua se ka pasur zhvatje dhe se kanë qenë të përfshirë politikanë dhe PSP-ja. Me vetëdije lejuan që Katica Janeva së pari t’i formatojë kompjutorët, më pas ta humbë celularin dhe…

Lexo më Shumë

Gjykatësja Elena Ilievska-Josifoviq, është e përmendur në raportin e Stejt Departamentit për lidhje familjare dhe biznesi me VMRO-DPMNE-në, e ka dënuar ish kryeshefin e Drejtorisë së pestë në MPB, i cili momentalisht është në arratisje, Goran Grujovski, me 1 vjet e gjashtë muaj burg për djegie të paautorizuar të rreth 20.000 shkresave-prova në DSK për përgjimin masiv pë të cilën është i akuzuari i parë në lëndën “Target-Fortesa”, njofton Portalb.mk. Grujovski dënimin e njëjtë e ka marrë nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për herë të dytë, pasi që Gjykata e Apelit në maj të vitit 2018-të lëndën “Fortesa 2” e…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në Paris, Republika e Francës, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Ministrave të Kulturës, të organizuar nga UNESKO-ja, realizoi takim pune edhe me ministren e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti. Në takim, ministrat i theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, gjë që është konfirmuar edhe me nënshkrimin e Programit për Bashkëpunim Kulturor për periudhën 2015-2020. U theksua se me hapjen e qendrave informative kulturore në të dyja vendet, me seli në Shkup dhe Tiranë, do të mundësonte informimin me kohë të qytetarëve për rrjedhat aktuale kulturore…

Lexo më Shumë

Klinika Universitare e Gastroenterohepatologjisë përmes një kumtese i mohon pretendimet e avokatit të Bojan Jovanovskit se nuk kanë dashur ta kontrollojnë dhe se disa nga mjekët ishin tallur me gjendjen e tij shëndetësore. Avokati, theksohet në kumtesë, e ka vërtetimin e kontrollit, është vlerësuar se nevojitet që të bëhet kolonoskopi, që te numri më i madh i pacientëve bëhet në kushte ambulante. “Me arsyetimin se në paraburgim nuk ka kushte për pastrim, avokati i B.J. kërkon që kjo të bëhet në kushte spitalore, për çka vendos Gjykata. Pacientit B.J. i ishte caktuar kontroll të hënën (18 nëntor), me plan që…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistë për “New York Times“, të publikuar ditën e martë, predikojë se bllokimi i zgjerimit të BE-së mund të shkaktojë ndryshime dramatike në rajon. Deri para dy muajve, lideri i kombit të vogël të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut shkonte drejt, përshëndetur nga liderët botëror, i lavdëruar nga njeriu i parë i OKB-së sepse ofroi një pikë të rrallë të ndritshëm në peizazhin botëror të trazuar, ndërsa gjithashtu u gjend në listën e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan gazeta “New York Times”. Kryeministri Zoran Zaev ka investuar karrierën e tij…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev tha se në disa fusha të caktuara nuk ka përparim për një kohë të shpejtë, veçanërisht në drejtësi, por se vendi është në rrugë të mirë që atë ta përmirësojë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Qytetarët kërkojnë më shumë drejtësi. Presim më shumë reforma në atë pjesë, dhe kuptohet se ato duhet të vlerësojnë se a është punuar mjaftueshëm. Mendoj se ka hapësirë për përmirësim të gjendjes në gjyqësorë, shoqëri, arsim dhe sistemin shëndetësorë”, tha Zaev për “Zërin e Amerikës”. Sipas Angjushevit, vendimi i Bashkimit Evropian dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ndikojnë negativisht…

Lexo më Shumë

Sindikata diplomatike e Maqedonisë së Veriut, ka shfaqur shqetësimin sot për shkak të publikimit të 21 shpalljeve interne për dërgimin e diplomatëve në misione diplomatike dhe konsullare (MDK). Sipas Sindikatës, konkursi është shkruar në periudhë sensitive kur veçmë është përcaktuar data për zgjedhje të parakohshme parlamentare me çka krijohet hapësirë për keqpërdorim politik të ciklit të rregullt të rotacionit në zyrat përfaqësuese diplomatike-konsullore. “Duke marrë parasysh kohëzgjatjen e parashikuar me ligj të procedurës së përgjithshme për dërgimin e diplomatëve jashtë vendit, është mjaft e sigurt që procedurat do të shkojnë thellë në 100-ditshin transitor në të ashtuquajturën ‘Qeveri e Përzhinos’…

Lexo më Shumë

Gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit, Vesna Dimishkova, është ftuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të japë njoftime të caktuara, konfirmuan nga Prokuroria, transmeton Portalb.mk. Nga Prokuroria nuk zbulojnë detaje se për çfarë konkretisht dhe në kuadër të cilit lëndë është e ftuar Dimishkova. Jo-zyrtarisht, Ruskoska ka vendosur që ta ftojë Dimoshkovën pas deklaratës/tave të biznesmenit/nëve se vëllai i tij, avokati Vasil Dimishkov, ka pasur rol në rastin “Reket”. Një pjesë e mediave, duke u ftuar në procesverbalin që ka dalë jo-zyrtarisht nga Prokuroria, në të cilin është e evidentuar deklarata e Orce Kamçevit,…

Lexo më Shumë