Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistë për “New York Times“, të publikuar ditën e martë, predikojë se bllokimi i zgjerimit të BE-së mund të shkaktojë ndryshime dramatike në rajon. Deri para dy muajve, lideri i kombit të vogël të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut shkonte drejt, përshëndetur nga liderët botëror, i lavdëruar nga njeriu i parë i OKB-së sepse ofroi një pikë të rrallë të ndritshëm në peizazhin botëror të trazuar, ndërsa gjithashtu u gjend në listën e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan gazeta “New York Times”. Kryeministri Zoran Zaev ka investuar karrierën e tij politike dhe të ardhmen e vendit të tij në zgjidhjen e një mosmarrëveshje tre dekadash me Greqinë fqinje për emrin e këtij vendi. Me ndihmën e punës së palodhur dhe përtej pritjeve, ai pati sukses. Por, ulur para zyrës së tij në Shkup, gjithçka duket e largët. “Po thyhem nga brenda”, tha Zaev “New York Times”. Gazeta shkruan se pritej që ndryshimi i emrit të hapte rrugën e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, por Franca vuri veton ndaj vendimit muajin e kaluar, duke kërkuar reforma në procesin e pranimit. Zaev tha se kjo e ka shkatërruar personalisht, psikologjikisht, ku shtoi se ai është i shqetësuar jo vetëm për veten dhe vendin, por edhe për tërë stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë. “Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të rriten përsëri. Ekziston rrezik nga konflikti në vetë shtetet, por edhe në mes shteteve”, tha Zaev.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Vuçiq jep dorëheqjen si President i Serbisë
- Irani thotë se ka kapur një dron nënujor amerikan në Ngushticën e Hormuzit
- Protestat në Prishtinë: Një natë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mbyllet dita e 120-të, protestuesit i kundërpërgjigjen Ramës: Ti je koka e krimit! SPAK dhe BKH ta arrestojnë! Më 3 tetor tubim para Komisionit Europian
- Pas kaq kohe, lajmërohet Korab Shaqiri – nga një vend që s’e keni parë moti, jep lajmin e shumëpritur – shfaqet më i lumtur se kurrë
- Ahmeti në Bërvenicë: “Fjala e qytetarëve do të jetë e qartë dhe e fuqishme”
- “Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Protestuesi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve
- Ekskluzive/Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambassadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup



