Sindikata diplomatike e Maqedonisë së Veriut, ka shfaqur shqetësimin sot për shkak të publikimit të 21 shpalljeve interne për dërgimin e diplomatëve në misione diplomatike dhe konsullare (MDK).
Sipas Sindikatës, konkursi është shkruar në periudhë sensitive kur veçmë është përcaktuar data për zgjedhje të parakohshme parlamentare me çka krijohet hapësirë për keqpërdorim politik të ciklit të rregullt të rotacionit në zyrat përfaqësuese diplomatike-konsullore.
“Duke marrë parasysh kohëzgjatjen e parashikuar me ligj të procedurës së përgjithshme për dërgimin e diplomatëve jashtë vendit, është mjaft e sigurt që procedurat do të shkojnë thellë në 100-ditshin transitor në të ashtuquajturën ‘Qeveri e Përzhinos’ me çka në mënyrë shtesë do të komprometonte të gjithë procesin e sjelljeve të vendimeve. Prandaj, të aryeshme janë frika dhe dyshimet e të punësuarve në MPJ-së se janë të mundshme ndikimet e forta politike në përzgjedhjen e kandidatëve dhe ‘çelës’ partiak gjatë zgjidhjes së personelit në formën e emrave të pranueshëm në qendrat strategjike, siç janë Uashingtoni dhe Berlini, ambasadat në Hagë dhe Athinë, si dhe misionet në Bashkimin Evropian, NATO dhe Kombet e Bashkuara”, theksojnë nga Sindikata.
Ata janë të befasuar që ministri Dimitrov ka ndërmarrë një hap të tillë dhe presin që ai të kërkojë që shpalljet të ndalen deri në përfundim të zgjedhjeve.



