Author: Hamdi Kumanova

Në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e MEDIAL më të sinqerta me rastin e 111 vjetorit të Ditës së Alfabetit – Kongresit të Manastirit. Kongresi i Manastirit është monumenti më i madh kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen. Rëndësia e Kongresit të Manastirit është e shumanshme, në radhë të parë për kulturën shqiptare, për lëvrimin shkencor e letrar të gjuhës, por mbi të gjitha për zhvillimin e arsimit kombëtar. Që atëherë e deri më sot, gjuha shqipe dhe alfabeti ynë kaloi një rrugë me shumë sfida, por të suksesshme, që të…

Lexo më Shumë

Rasti i Gërçecit nuk është diçka e panjohur për qytetarët,sidomos vendbanimet shqiptare gjithandej për çdo ditë përballen me probleme si pasojë e mungesës së rrymës elektrike që është nevojë themelore e çdo amvisërie. Shkyçja e rrymës në mënyrë kolektive për banorët e Gërçecit  paraqet shkelje të rëndë dhe dikush duhet të ndërmerrë masa ndaj kësaj kompanie (EVN) që terrorizon qytetarët edhe ashtu të vuajtur dhe me shumë halle. Aleanca për Shqiptarët-Dega Saraj shprehë mbështetje të plotë për banorët e Gërçecit dhe kërkojmë nga organet kompetente siç janë Komuna dhe Qeveria të intervenojnë sa më parë që ky problem të tejkalohet.…

Lexo më Shumë

Sot, në këtë ditë të madhe të gjuhës shqipe dhe të shkronjave shqipe, pra në Ditën e Alfabetit Shqip, Alternativa gjen rastin t’ua urojë të gjithë shqiptarëve kahdo që janë festën e madhe të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke uruar që kremtja të kalojë në frymë festive, ndërsa gjuha dhe shkronjat shqipe të mbeten të shenjta dhe të përjetshme. 22 nëntori i 1908-tës ishte uvertura e kombndërtimit tonë, që u kurorëzua me 28 nëntorin e 1912-tës, sepse përcaktimi i alfabetit shqip e mundësoi edhe shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë. Një komb që për 111 vjet shkruan me shkronjat e veta…

Lexo më Shumë

Sot shënohet 22 Nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, u dërgoi urim pjesëtarëve të etnisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të nderuar qytetarë! Krijimi i alfabetit dhe kodifikimit të një gjuhe është një nga hapat më domethënës të vetidentifikimit të një populli. 22 Nëntorit është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, meqë, në këtë datë të vitin 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip. Me këtë praktikisht u nxit ngritja…

Lexo më Shumë

I gjithë kombi shqiptarë sot shënon 111 vjetorin e Kongresit të Manastrit, i cili u mbajt ndërmjet datave 14 – 22 nëntor të vitit 1908. Unifikimi i alfabetit në atë latin, përveç që lehtësoi aspektin gjuhësorë të të gjithë shqiptarëve, nga ana tjetër ndihmoi që kauza mbarëshqiptare për bashkëveprim kombëtarë të marrë një kahje më të zhvillueshme. Qindra delegatë e intelektualë, prej shtresave dhe botëkuptimeve të ndryshme, iu bashkangjitën karavanit i cili kishte për qëllim lehtësimin e ardhmërisë së fushës edukativo-arsimore të kombit tonë. Sa nga trojet përreth, aq edhe nga diaspora, me ndihmën e shumë atdhetarëve të pasur, u…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk, publikoi një video urim deri tek pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, theksohet në tekstin që shoqërohet në video urimin e Zaevit. .

Lexo më Shumë

Të paktën 5 fakte nga Samiti i EPP-së në Zagreb e konfirmojnë debaklin e patriotizmit të rrejshëm dhe hipokrizinë e Hristijan Mickoskit. Përderisa në vend Mickoski thotë se nuk e njeh emrin kushtetutues të shteti, nuk ka problem VMRO-DPMNE-jae tij në Partinë Popullore Evropiane të jetë përfaqësuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Rezolutën nga samiti i Zagrebit të EPP-së, konstatohet se BE-ja me mosmbajtjen e vendimit për fillimin e negociatave, ka bërë gabim historik, gjeostrategjik – që është edhe një shuplakë  e nxehtë për Mickoskin. Mickoski e pranoi Marrëveshjen me Bullgarinë fqinje në takim me kryeministrin Borisov “pa…

Lexo më Shumë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike, që 28 Nëntori – Dita e Flamurit, të jetë ditë pushimi në Kosovë.Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka thënë se këtë vendim e ka marrë duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, derisa ka shtuar se ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik, përcjell lajmi.net.Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për…

Lexo më Shumë

Përkundër vullnetit për bashkëqeverisje, tashmë kanë kaluar dy javë nga takimi i fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisjes së ardhshme. Dy partitë mungesën e takimeve reciproke gjatë kësaj kohe nuk e konsiderojnë ‘ngërç’ në mes tyre, por kanë dallime në periudhën kohore se kur duhet të ndodhë përmbyllja e marrëveshjes bashkëqeverisjes. Në VV kërkojnë që sa më parë të ndodhë ky takim, ndërsa në LDK thonë se takimi do të ndodhë kah mesi i javës së ardhshme, pas certifikimit të zgjedhjeve, pasi sipas tyre nuk mund të ketë ndarje të pushtetit pa e…

Lexo më Shumë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve të cilat kanë hyrë në këtë proces me vendimin e PZAP-së. Kur janë bërë më shumë se një javë, në QNR janë numëruar 903 vendvotime, ndërsa kanë mbetur edhe 504 sosh, apo 35.82 për qind e vendvotimeve, shkruan lajmi.net. Këtë për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime…

Lexo më Shumë

Sot në hapësirat e Ambasadës së Francës, ambasadori KristianTimonie priti në drekë zyrtare kreun e Aleancës për Shqiptarët, ZiadinSela, ku edhe u bisedua për qëndrimin e Francës ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sa i përket rrugës së tyre drejt BE-së dhe “NonPaper-in” e ri të Francës për politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, ZiadinSela edhe njëherë nga afër ia tregoi ambasadorit Timonie të gjitha qëndrimet e partisë që ai udhëheq, dhe përpjekjeve që Aleanca për Shqiptarët vazhdon t’i bëjë për të ngritur vendin në nivelin e duhur për të plotësuar të gjitha kushtet për…

Lexo më Shumë