Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, u dërgoi urim pjesëtarëve të etnisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të nderuar qytetarë!
Krijimi i alfabetit dhe kodifikimit të një gjuhe është një nga hapat më domethënës të vetidentifikimit të një populli. 22 Nëntorit është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, meqë, në këtë datë të vitin 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip. Me këtë praktikisht u nxit ngritja politike, kulturore e arsimore e shqiptarëve.
Duke e kremtuar këtë festë, ne si shoqëri bashkëkohore, multietnike dhe multikulturore i dëshmojmë angazhimet tona për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, ashtu si edhe një të ardhme më të mirë e më të ndritshme për çdo qytetar tonin. Respektimi dhe vlerësimi i dallimeve ndërmjet vete janë ato që na afrojnë, bashkojnë dhe na bëjnë unikë në menaxhimin e sfidave.
Së këndejmi, në këtë rast, dua bashkësisë etnike shqiptare t’ia uroj Ditën e Alfabetit, kurse të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i porosis se rruga e vërtetë e ndërtimit të shtetit evropian është përmes respektimit, bashkëpunimit dhe përbashkësisë.
Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip!
Stevo Pendarovski
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Data 28.09.2026
Aktuale
- Vuçiq jep dorëheqjen si President i Serbisë
- Irani thotë se ka kapur një dron nënujor amerikan në Ngushticën e Hormuzit
- Protestat në Prishtinë: Një natë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mbyllet dita e 120-të, protestuesit i kundërpërgjigjen Ramës: Ti je koka e krimit! SPAK dhe BKH ta arrestojnë! Më 3 tetor tubim para Komisionit Europian
- Pas kaq kohe, lajmërohet Korab Shaqiri – nga një vend që s’e keni parë moti, jep lajmin e shumëpritur – shfaqet më i lumtur se kurrë
- Ahmeti në Bërvenicë: “Fjala e qytetarëve do të jetë e qartë dhe e fuqishme”
- “Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Protestuesi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve
- Ekskluzive/Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambassadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup



