Puna dhe veprat janë dëshmitari më i mirë i asaj që flasim. Për këtë
shkak UNDP ka realizuar një studim nga i cili shihet puna e komunave
të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga ky studim kuptojmë se
komuna me më së shumti realizim të shpenzimeve kapitale pas kuartalit
të tretë është Komuna e Gostivarit, duke lënë pas vetes shumë komuna
tjera.
Nëse e krahasojmë me komunën e Çairit për afro 55 % komuna e
Gostivarit, është para kësaj komune. Ndërkaq edhe komuna e Bervenicës,
Strumicës, Ohrit, Shën Nikollës, Qendrës, Kocanit, Mogillës e shumë të
tjera janë pas komunës së Gostivarit.
Vlen të theksohet se komuna e Gostivarit është transparente gjatë tërë
kohës prandaj edhe një raport i tillë për UNDP-në është dërguar në
kohë, ndërkohë që shumë komuna tjera, si Struga, Kumanova e të tjera
as që kanë dërguar raport të tillë për qëllime të statistikave.
Fshehja e statistikave dëshmon jo transparencën e tyre dhe frikën nga
publikimi i dështimeve.
Komuna e Gostivarit është ndër komunat që deri tani ka realizuar shumë
projekte të premtuara, ka zvogëluar borxhin e trashëguar të komunës si
dhe ka mundësuar zhvillim infrastrukturor.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Vuçiq jep dorëheqjen si President i Serbisë
- Irani thotë se ka kapur një dron nënujor amerikan në Ngushticën e Hormuzit
- Protestat në Prishtinë: Një natë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mbyllet dita e 120-të, protestuesit i kundërpërgjigjen Ramës: Ti je koka e krimit! SPAK dhe BKH ta arrestojnë! Më 3 tetor tubim para Komisionit Europian
- Pas kaq kohe, lajmërohet Korab Shaqiri – nga një vend që s’e keni parë moti, jep lajmin e shumëpritur – shfaqet më i lumtur se kurrë
- Ahmeti në Bërvenicë: “Fjala e qytetarëve do të jetë e qartë dhe e fuqishme”
- “Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Protestuesi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve
- Ekskluzive/Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambassadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup



