Presidenti, Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Bosnjës e Hercegovinës dhe të Malajzisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç kumtoi Kabineti i presidentit, duke theksuar se BeH dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende miqësore që i lidh vizioni për paqe, stabilitet, mirëqenia dhe prosperiteti ekonomik, Pendarovski në ceremoninë e dorëzimit së letrave kredenciale nga ana e ambasadorit të sapoemëruar të BeH-së, Dragan Jakimoviq, theksoi se perspektivat euro-atlantike të të dyja vendeve kanë për qëllim ndërtimin e një rajoni të fortë dhe të qëndrueshëm.
Ambasadori Jakimoviq ka shprehur kënaqësi për marrëdhëniet e deritanishme të shkëlqyera bilaterale midis dy vendeve, të cilat karakterizohen pa çështje të hapura që paraqet bazë për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët, midis të cilave, veçohet bashkëpunimi ekonomik, zgjerimi i kornizës ligjore duke nënshkruar marrëveshje të reja bilaterale, si dhe avancimi i mbështetjes së ndërsjellë solide të deritanishme.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Malajzisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Çeong Lun Lai, presidenti Pendarovski i theksoi përpjekjet e përbashkëta të të dyja vendeve për të nxitur marrëdhënie të suksesshme dhe miqësore, si dhe për të intensifikuar bashkëpunimin bilateral në më shumë fusha me interes të ndërsjellë. Në këtë drejtim, kreu i shtetit ka shprehur interesim për avancimin dhe përqendrimin në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, forcimin e shkëmbimit tregtar dhe rritjen e interesit tek kompanitë malajziane dhe investitorëve për prezencë më të madhe dhe të drejtpërdrejtë në vendin tonë.
Ambasadori Lai theksoi se Malajzia dhe Maqedonia e Veriut janë vende miqësore me zhvillim pozitiv dhe të qëndrueshëm në sektorët ekonomikë duke i dhënë një rëndësi të madhe pasurimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale veçanërisht në fushën e industrisë ushqimore, turizmit dhe shkëmbimeve kulturore për të promovuar prosperitet më të madh ekonomik për të dyja vendet, kumtoi Kabineti i presidentit.
Pendarovski ambasadorëve të sapoemëruar u uroi sukses në kryerjen e funksionit të përgjegjshëm diplomatik.