Në rend dite të seancës të Këshillit të Qytetit të Shkupit, të caktuar për të mërkurën, është vendosur edhe pika për miratimin e Propozim-vendimit për qasje drejtë përpilimit të Planit të Përgjithshëm Urbanistik (PPU) i Qytetit të Shkupit për periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2032, me miratimin e të cilit edhe formalisht do të fillojë procedura për përpilim të Planit të ri të përgjithshëm urbanistik.
Siç kumton Qyteti i Shkupit, përpilimi i Planit të Përgjithshëm Urbanistik do të kryhet në mënyrë dhe procedurë të konfirmuar me rregulloren ligjore dhe nënligjore e cila ka të bëjë me planifikimin urbanistik. .



