Me 22.11.2019 në ora 21.30 në rrugën magjistrale Shtip-Dellcevë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “opel korsa” me targa nga Vinica, e drejtuar nga K.I.(19) nga Vinica, veturës së tipit “audi” me targa nga Vinica, e drejtuar nga M.T.(20) nga Vinica dhe veturës së tipit “citroen” me targa nacionale bullgare e drejtuar nga L.I.(34) nga Kocani, transmeton Almakos.
Në aksident janë lënduar K.I. dhe M.T. që janë dërguar për shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Kocani. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Vinicë.



