Njohësi i zhvillimeve ekonomike, Xhevdet Hajredini ka theksuar se është vështirë të realizohet vetingu në gjyqësorin e Maqedonisë.
“I pamundur është vetingu në gjyqësi në Maqedoni derisa paraprakisht nga skena politike nuk shporen politikanët e korruptuar, të cilët këta gjykatës dhe prokurorë i kanë instaluar. Nga politikanë, pjesëmarrjen e të cilëve në krim dhe korrupsion e dëgjojmë nga bisedat e përgjuara të shërbimit sekret të shtetit që në raportin e tij e konstatoi edhe grupi i Rajnhard Pribes, emrin e të cilit, jo rastësisht, këta politikanë s’duan as ta përmendin”, theksoi ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini.



