Pavarësisht anëtarësimit në NATO, siguria në vend nuk mbetet e pacenuar. Presidenti Stevo Pendarovski thotë se vendi por edhe rajoni mbeten të rrezikuar nga terrorizmi, ekstremizmi dhe lufta kibernetike, por që parandalimi i tyre është më i lehtë në krah me 29 vendet tjera anëtarë të Aleancës Veriatlanike. Kuptohet që me anëtarësimin në NATO jo të gjitha rreziqet ndaj sigurisë do të zhduken. Jetojmë në botë dinamike ku rreziqet janë asimetrike dhe nuk mund të injorohen, si: terrorizmi, ekstremizmi fetar, sulmet kibernetike, fushata me lajme të rreme dhe luftërat hibride janë realitet dhe nuk do të zhduken së shpejti. Rruga…
Author: Hamdi Kumanova
Tërmeti që goditi Shqipërinë që mori me dhjetra jetë njerëzish dhe qindra të plagosur, në Maqedoni gati se të gjithë restorantet kanë anuluar festat për 28 Nëntor.
Villma Ruskovska “ua shkundi brekët” ish-prokurorëve të Prokurorisë Speciale. Dy hetues nga Prokuroria e Krimit të Organizuar, ku ajo është shefe, kontrolluan dokumentacionin financiar dhe pagesën e shpërblimeve të prokurorëve special, e cila arrin në dhjetëra mijëra euro. Hetuesit e Ruskovskës grumbulluan dokumente për të përcaktuar, nëse ka pasur abuzime në pagimin e shpërblimeve për stafin e Prokurorisë Speciale. Po merret vetëm dokumentacioni financiar. Bëhet fjalë për një parahetim, i hapur pas një informacioni të pranuar, pasi u publikua shuma e shtesave për publikun. Nëse konstatohet se ekziston një bazë për vepër penale, do të hapet një hetim për shpërblimet…
Greqia kërkon nga Maqedonia e Veriut zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës me të cilën është zgjidhur kontesti shumëvjeçar për emrin mes dy shteteve. Gjatë vizitës së parë Shkup, shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në këtë marrëveshje që paraqet nxitje për një zhvillim dhe prosperitet më të madh të dy popujve. “Raportet tona dypalëshe kalojnë përmes Marrëveshjes së Prespës. Veç më shohim një përparim të theksuar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe vlerësojmë se ka nevojë për përshpejtimin e zbatimit të saj. Respektimi i saj është një parakusht për…
Maqedonia nga buxheti i saj do të ndajë rreth 100.000 euro për Shqipërinë si ndihmë fillestare financiare për të riparuar dëmet nga tërmeti. Në seancën e sotme, Qeveria vendosi të ndajë 6 milion denarë, por edhe ndihma tjera. “Përveç ndihmës për Shqipërinë, ekipet e shpëtimit prej 30 ekspertësh do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe ndihmën e parë për qytetarët në zonat e prekura. Në këtë ekip të ndihmës së parë përfshihen gjithashtu një ekip të veçantë të mekanizmit që do të angazhohet në operacionet e koordinuara të shpëtimit”, thuhet në deklaratë.…
Pas tërmetit i cili goditi Shqipërinë e në veçanti Durrësin dhe Thumanën ku si pasojë ka edhe të vdekur si dhe qindra të lënduar, komuna e Tetovës organizon pikën grumbulluese për ndihma në hapësirat e Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit në Tetovë (Rruga Industriale), të nevojshme për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti. Të prekurit nga kjo katastrofë natyrore kanë nevojë për produktet si vijon: – Tenda për akomodim të përkohshëm me kapacitet 5-10 persona – Pako të ndihmës së parë – Batanije – Thasë/Dyshekë për fjetje – Çarçafë dhe jastëkë – Produkte ushqimore (miell, vaj, oriz, pasta, kripë, sheqer, ushqim i…
Me vizitën e Muzeut Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deklaratave të ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, dhe ministrit të Kulturës dhe Turizmit të Republikës Popullore të Kinës, Luo Shugang, sot përfundoi Forumi i Katërt për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, organizator i të cilit ishte vendi ynë. Në Forumin Ministror u diskutuan interesat e përbashkëta për përforcimin e mëtutjeshëm të lidhjeve kulturore ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të EQL-së, ndërsa ishin rënë dakord të punohet në avancimin e bashkëpunimit kulturor, si dhe të përqëndrohet në promovimin e trashëgimisë…
Qytetarët sot protestuan para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar revizion të plotë të punës së përmbaruesve. Ata kërkojnë të ndërpritet bllokimi i llogarive, pagesa e borxhit të mos zgjasë më gjatë se dy vjet e jo dhjetë ose më shumë vjet dhe të respektohet vjetërsimi i borxheve. “Për procedurat penale ekziston vjetërsim, por për borxhin nuk ekziston. Ka edhe shfrytëzues të paligjshëm. Më janë paraqitur disa njerëz të cilët nga personi fizik kanë marrë hua me interesa jonormale të parave. Kjo duhet të ndalohet”, ka thënë Ana Gligorova nga iniciativa “Stop për përmbaruesit”. Qytetarët porositën se nuk do të qetësohen…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot bëri të ditur së shpejti do të mbërrijnë vaksina shtesë kundër gripit. Ai tha se do të furnizohen po aq sa janë furnizuar deri më tani, gjegjësisht afër 28.000, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në të vërtetë jam i kënaqur nga interesi që qytetarët e treguan për vaksinë falas kundër gripit. Ky është viti i dytë si kjo Qeveri investon në vaksinë falas kundër gripit për të gjithë pensionistët, fëmijët deri në gjashtë muaj deri në pesë vjet, shtatzënat dhe punonjësit shëndetësorë. Dozat i përcaktuam mbi bazë të buxhetit që e kishim në dispozicion dhe mbi…
Greqia i jep mbështetje të plotë dhe të fortë inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe angazhohet për implementim të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe forcimit të bashkëpunimit bilateral, ka deklaruar shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias në pres konferencën e sotme të përbashkët me ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov. “Jam i gëzuar që jam këtu, për vizitë të parë në Maqedoninë e Veriut e cila së shpejti do të bëhet partner i Greqisë në NATO dhe kandidate e BE-së. Jam i sigurt se së shpejti do t’i filloni bisedimet inkuadruese. E keni mbështetjen e plotë të Greqisë”,…
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sander Lleshaj këtë mëngjes, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti dhe u ofroi ndihmë për ballafaqimin me pasojat. “Këtë mëngjes pata një bisedë telefonike me kolegun tim shqiptar Sander Lleshaj, i shpreha ngushëllimet e mia të vdekurve dhe ofrova ndihmë në ballafaqimin me pasojat nga fatkeqësia. Në koordinim me drejtorin e Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski ndërmarrëm aksione dhe përgatitëm ekipe që të nisen për në Shqipëri”, shkruan Spasovski./Telegrafi/
N J O F T I M Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 52/06, 54/07, 74/12, 99/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 98/19), dhe Rregulloren e Punës së Këshillit, në mbledhjen e mbajtur më 30.10.2019 miratoi: V E N D I M për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në vitin 2019 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e…

