N J O F T I M
Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 52/06, 54/07, 74/12, 99/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 98/19), dhe Rregulloren e Punës së Këshillit, në mbledhjen e mbajtur më 30.10.2019 miratoi:
V E N D I M
për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në vitin 2019 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Në fushën e edukimit dhe arsimit, çmimi i ndahet:
– prof. dr. Agim Poloska; albanolog
- Në fushën e kulturës dhe artit, çmimi u ndahet:
– Dimitar Bashevski; shkrimtar
– Vesna Gjinovska Illkova; këngëtare e operës
– Violeta Tomovska; artiste e estradës
- Në fushën e shëndetësisë, çmimi i ndahet:
– prof. dr. Dejan Dokiq; pulmolog – alergolog
- Ky Vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit dhe do të botohet në “Gazetën Zyrtare të RMV-së”.
Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor 2019 (e diel) në orën 12:00, në sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetar i Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror
„Shën Klimenti i Ohrit”
akad. Vllada Urosheviq