Greqia i jep mbështetje të plotë dhe të fortë inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe angazhohet për implementim të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe forcimit të bashkëpunimit bilateral, ka deklaruar shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias në pres konferencën e sotme të përbashkët me ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov.
“Jam i gëzuar që jam këtu, për vizitë të parë në Maqedoninë e Veriut e cila së shpejti do të bëhet partner i Greqisë në NATO dhe kandidate e BE-së. Jam i sigurt se së shpejti do t’i filloni bisedimet inkuadruese. E keni mbështetjen e plotë të Greqisë”, ka thënë Dendias.
Ka vlerësuar se ka përmirësim dramatik të bashkëpunimit bilateral e cila edhe më tej zhvillohet me fokus ekonominë, bashkëpunimin ushtarak, investimet, infrastrukturën…
Marrëdhëniet bilaterale ka shtuar Dendias kalojnë përmes Marrëveshjes së Prespës. Ka progres në implementimin e saj, por ka edhe vonesa në disa segmente që duhet të përmirësohen.
“Greqia e mbështet hyrjen e Maqedonisë së Veriut dhe të shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai është qëllim i përbashkët. Fillimi i negociatave do të jetë hap i rëndësishëm edhe kjo për Greqinë është qëllim i rëndësishëm. E kuptojmë shqetësimin nga anulimi, por duhet të shikohet përpara. Me rëndësi është të implementohen vlerat evropiane, ndërsa ne ofrojmë bashkëpunim të plotë”, ka thënë Dendias.
Ministri Dimitrov ka thënë se Maqedonia e Veriut konsideron në mbështetjen greke në rrugën drejt BE-së.
“Greqia është partner i jonë strategjik, fqinj dhe mik. Marrëveshja e Prespës ka hapur potencial të madh për bashkëpunim që duhet të shfrytëzohet”, ka thënë Dimitrov.
Ai ka shtuar se pritet së shpejti të mbahet seanca e parë e Komisionit për marka tregtare si dhe takim i ekspertëve për hapjen e vendkalimeve të reja mes dy vendeve dhe e Komisionit për çështje historike.
Në pyetjen e gazetarëve nëse është i mundur kontestimi i Marrëveshjes së Prespës në dy vendet, Dendias ka thënë se qëndrimi i qeverisë aktuale është se ajo është punë e kryer dhe se duhet plotësisht të implementohet.
“Me vizitën time të sotme me Dimtirovin e thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin. Dy vendet kanë përfitim të përbashkët. Kemi të ardhme dhe rrugë të përbashkët, nëse shohim me qëllim të mirë”, ka thënë Dendias.
Edhe Dimitrov ka thënë se Marrëveshja e Prespës është pjesë e sistemit tonë juridik dhe patjetër të respektohet.
“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës veçmë vijon pa dallim të zgjedhjeve të parakohshme, por në pajtueshmëri me vetë përmbajtjen dhe tekstin e marrëveshjes. A ka opozita qëndrim të njëjtë është më shumë çështje e opozitës, me rëndësi është të dihet se marrëveshja është pjesë e sistemit tonë juridik dhe vlen rregulli Pacta sunt servanda – marrëveshjet patjetër të respektohen. Lajm i mirë është se unë jam i bindur se çështja është retorike dhe hipotetike, pasi nuk do të fitojë opozita në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare”, ka thënë Dimitrov.
Sipas tij marrëveshja krijon më shumë obligime ligjore për anën tonë, por ka çështje ku dy palët kanë obligime reciproke të njëjta, mes tyre është edhe çështja për brendët dhe markat tregtare,
Dendias ka thënë se duhet të shihet me qëllim të mirë në interes të ardhmes së përbashkët, pa dallim të procedurave që duhet të zbatohen.
Ministri i jashtëm grek i cili po qëndron për vizitë njëditore zyrtare në vend, pasdite do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev.
Nga Shkupi, Dendias largohet për në Shqipëri ku do të shpreh mbështetje dhe do të ofrojë ndihmë për autoritetet shqiptare në përballjen me pasojat e tërmetit që e goditi vendin mëngjesin e sotëm.



