Qytetarët sot protestuan para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar revizion të plotë të punës së përmbaruesve. Ata kërkojnë të ndërpritet bllokimi i llogarive, pagesa e borxhit të mos zgjasë më gjatë se dy vjet e jo dhjetë ose më shumë vjet dhe të respektohet vjetërsimi i borxheve.
“Për procedurat penale ekziston vjetërsim, por për borxhin nuk ekziston. Ka edhe shfrytëzues të paligjshëm. Më janë paraqitur disa njerëz të cilët nga personi fizik kanë marrë hua me interesa jonormale të parave. Kjo duhet të ndalohet”, ka thënë Ana Gligorova nga iniciativa “Stop për përmbaruesit”.
Qytetarët porositën se nuk do të qetësohen derisa nuk gjindet zgjidhje për këto dënime drakoniane dhe do të protestojnë derisa kompetentët nuk pajtohen dhe ndërmarrin masa konkrete.



