Ministri aktual i Pushtetit Lokal, Goran Milevski thotë se ish-ministra të këtij dikasteri gjatë mandateve të tyre kanë përfituar dhe shfrytëzuar para nga kartelat për reprezentim dhe shfrytëzim.
Paratë janë tërhequr si avanse dhe nuk janë kthyer më. Milevski në emisionin “Vetëm të vërtetën” në Kanal5 theksoi se bëhet fjalë për avanse që janë tërhequr me një vlerë mbi 30 mijë euro, që nuk janë kthyer apo nuk janë rregulluar me fletë-llogari.
Ministri Milevski tha se për këtë do të ngrejë procedurë ligjore për keqpërdorime. Siç dihet kjo ministri viteve të fundit është udhëhequr kryesisht nga ministra shqiptarë, siç ishte i fundit nga radhët e RDK-së, Suhejl Fazliu.



