LSDM dhe Zoran Zaev janë në panik dhe prandaj ikin nga përgjegjësia. Zoran Zaev ta pranojë propozimin e kryetarit Hristian Mickoski, liderët e partive që janë në garë për zgjedhjet parlamentare të jetë në cilësi të kandidatit mandatar dhe nëse humbin zgjedhjet të tërhiqen nga politika.
Nëse Zoran Zaev ka të paktën njëfarë guximi do ta pranojë këtë propozim.
Liderët e partive patjetër të mbajnë llogari për politikat e tyre.
Vendosja e sistemit kandidat për mandatar është praktikë evropiane dhe shprehje e përgjegjësisë më të madhe morale në politikë. Nëse Zaev është për vlera të vërteta, ndërsa nuk gënjen, ai do ta pranojë këtë.
VMRO-DPMNE është për mënyrë të re të sundimit të politikës. Me përgjegjësi, llogaridhënie dhe punë.
Patjetër t’u kthehet shpresa qytetarëve se jo të gjithë politikanët janë si Zoran Zaev, se jo të gjithë vjedhin dhe gënjejnë.
Në këtë drejtim VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve do të votojë ligj për kontroll të pronës së politikanëve. Secili do të duhet ta arsyetojë pronën. E palejueshme është dikush me pagë të funksionarit të bëhet milioner brenda natës, derisa qytetarët mezi e lidhin muajin.
Vjen kohë e përgjegjësisë. Pas 12 prillit vjen rindërtimi i Maqedonisë.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së.



