Komandanti i Stacionit Policor në Resnjë, në vitin 2012, sot u rrëfye për lëndën gjyqësor për parregullsitë zgjedhore në rastin “Titanik”. Ai me këtë rast tha se si policia i ka kryer kontrollet e adresave të banimit, të potencuara në kërkesat për marrjen e letërnjoftimit.
Dëshmitari Milorad Gjorgjievski, theksoi se nga mesi i tetorit të vitit 2012, deri nga mesi i marsit të vitit 2013, ka shfrytëzuar një muaj pushim dhe tre muaj pushim pa pagesë.
“Kompetencat e Stacionit Policor, janë të bëjnë kontrolle operative apo personale në terren lidhur me pohimin nëse personat kanë paraqitur adresë të saktë të banimit, në pajtim me kërkesën në letërnjoftim. Kjo procedurë është saktë e rregulluar dhe realizohet nëpërmjet formularit”, tha dëshmitari Gjorgjievski.
Ai, sqaroi se kontrollin e kanë bërë dy zyrtarë policorë, me çka ata i kanë plotësuar formularët, ku tregonin se si e kanë kryer kontrollin.
“Në mesin e tetorit kishte lajmërim nga eprori I Forcave Qendrore Policore, për atë nëse si Stacion policor kemi problem me rritjen e numrit të kërkesave për marrjen e letërnjoftimeve në atë periudhë, me çka reagova se shpesh dihet të bëhet rrëmujë. Kur i thash se pothuajse jemi të ngadalshëm me kontrollin e adresave të banimit dhe se shumica janë negative, mu tha ‘shikoni, tejkalojeni atë situatë’”, tha dëshmitari.
Mes tjerash, ai theksoi se pasi ka kërkuar arsyetim me shkrim për këtë çështje, i është thënë të kërkoj informacione nga koordinatori i VMRO-DPMNE-së, në Resnjë.
Në pyetjen e Ilija Dimovski, nëse ka pasur presion nga dikush për përgjigjet në lëndët për kontroll të banimeve, ai tha se nuk ka pasur presion as për raportet pozitive, as për ato negative.
Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.
Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.
Ata dyshohen për bashkëveprim kriminel, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfetit gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.
Rastin e hapi PSP, që më pas ta ndërmarrë Prokuroria Publike shtetërore, ndërsa rasti sërish i është dhënë prokurores publike, Lile Stefanova.



