Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska në seancën e djeshme parlamentare ka parashtruar disa pyetje në drejtim të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipce, shkruan Almakos. Stojanovska përmend raste të ndryshme në ministrinë e shëndetësisë, ku sipas saj janë bërë shkelje të ndryshme ligjore dhe rregullative, duke përmendur iniciale të ndryshme. Por vetëm në një moment të vetëm të reagimit të saj, ajo përmend emër, duke e përmendur Dritan Ismailin, shefin e kabinetit. Arsyeja e sulmit të Dritan Ismailit është krejtësisht banale dhe pa fakte dhe argumente konkrete. Stojanovska dhe VMRO-DPMNE si duket nuk është mësuar që të shoh shef kabineti të…
Author: Hamdi Kumanova
Për të shprehur pakënaqësinë ndaj ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, sot do të realizohet marsh në Shkup, njofton Portalb.mk. Marshi i cili ka moton “Nuk merret frymë”, do të fillojë në ora 17:00, para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo është ruta që do të ndiqet për lëvizjen e marshit.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar përplasjet e fundit mes funksionarëve të LSDM-së dhe BDI-së. Në një intervistë për gazëtën LAJM, Sela ka thënë se “grindjet” mes partnerëve të koalicionit janë të orkestruara dhe bëhen për të përfituar sa më tepër vota nga shqiptarët. Megjithatë, kreu i ASH-së, beson se elektorati shqiptarë i ka kuptuar lojërat e BDI-së dhe LSDM-së dhe më 12 prill do të votojë opozitën e bashkuar shqiptare. “Nuk është mirë kur partnerët e koalicionit bëjnë lojëra politike për të joshur elektoratin. Kjo situatë dhe përplasja e mirë orkestruar nga krerët e këtyre dy…
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovc- Shtip-Kërçovë- Ohër, të njohur si rasti “Trajektorja”. Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Goran Boshevski, ndërsa përfaqësues i akuzës është Lile Stefanova. Rasti udhëhiqet kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtorit të NP “Rrugë shtetërore”, Ljupço Georgievski. Sipas aktakuzës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovc…
Në Samitin e NATO-s në Londër më 3 dhe 4 dhjetor Maqedonia e Veriut do të ulet në një tavolinë me shtetet anëtare të Aleancës. Delegacionin qeveritar do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në përbërje të saj do të jenë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Punë të Jashtme, Radmilla Shekerinska dhe Nikolla Dimitrov. Vendin e ndanë vetëm një ratifikim i anëtarësimit të plotë në NATO, me faktin se Protokolli për inkuadrim të vendit në NATO është ratifikuar nga 28 prej gjithsej 29 anëtarë. Në deklaratën e Samitit është paraparë edhe paragraf i veçantë se vendi është i mirëseardhur si…
Disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill edhe më tej mbetet e hapur çështja për ndryshim të Kodit zgjedhor dhe modelit zgjedhor. LSDM është e qëndrimit se ka kohë për t’i sjellë këto vendime, dhe zgjedhjet të mbahen sipas modelit të ri, por partneri i tyre i koalicionit, BDI thotë se për ndryshim të modelit zgjedhor deri më tani nuk kanë diskutuar me partnerin qeveritar të koalicionit. Nga BDI konsiderojnë se për atë çështje nevojitet konsensus më i gjerë ndërpartiak, por edhe se kjo nuk duhet të hapet vetëm disa muaj para…
Emir Hasanoviç këtyre mori pjesë në Forumin Regjional të Liderëve të Rinj që u mbajt në Novi Sad të Serbisë me 22 nëntor të këtij viti, raporton Almakos. Hasanovic si përfaqësues i të rinjve të Maqedonisë së Veriut përmendi qëllimet strategjike të Maqedonisë, por bisedën e tij e nisi me një element të rëndësishëm kulturoro-gjuhësor. Ai të pranishmëve i përkujtoi 22 nëntorin si Dita e Alfabetit shqip dhe theksoi se Maqedonia është shtëpia e alfabetit shqip dhe sllav. Emir Hasanovic i ka ndihmuar qeverisë në tema të ndryshme si ajo e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Duke e…
Një e moshuar nga Podujeva ka dhuruar paratë e fundit që kishte për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. “Veç s’pata, se 100 i kisha dhanë. Ato i pata dhe pata qejf, pak tesha pak diçka veç me iu ndihmu. Ishalla Zoti ju ndihmon të tjerëve”, ka thënë ajo. Ndryshe, aksione të tilla për grumbullime e ndihmave ka pasur në disa pjesë të Podujevës. Aktualisht ka shkuar në 31 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar. https://youtu.be/rxrf3-cvaHY
Edhe sot, kosovarët po vazhdojnë të solidarizohen me vëllezërit e tyre në Shqipëri duke dërguar ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme në Durrës dhe Thumanë, vende këto të cilat u prekën më së shumti nga një tërmet që tronditi të gjithë shqiptarët. Qysh në mëngjes me dhjetëra qytetarë të Durrësit, u sollën në Prishtinë në një hotel i cili ka hapur dyert për të gjithë ata të cilët kanë mbetur pa strehim. Dita e djeshme ishte e tmerrshme për Shkurte Berishën nga Durrësi. Ajo e ka vështirë ta përshkruajë mëngjesin e së martës, kur një tërmet zgjoi atë dhe…
Bujqësia e Maqedonisë së Veriut është joproduktive dhe jofitimprurëse. I duhet investime, por nga ana e të gjithë aktorëve: shteti, prodhuesit, biznesi dhe shkenca. Duhet secili të investojë në fushën e vet. Duhet të rriten dialogu dhe mbështetja reciproke dhe së bashku të definohet ku shkon sektori, konkluduan pjesëmarrësit në takimin e sotëm të punës në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Biznesi, siç tha kryetari i Odës, Branko Azeski, u beson vetëm numrave dhe përmes kësaj prizme i sheh rezultatet, kërkon qeverisje të të drejtës dhe konsistencë në zbatimin e rregullativave. Fermerët apeluan se prodhimtaria është ulur dhe se pikërisht për…
Dyzet mijë nëpunës të administratës më 14 dhjetor do të pastrojnë mbeturina në disa lokacione të Shkupit, por edhe nëpër qytete tjera të vendit. Aksionin e organizon Qeveria së bashku me nismën civile “Mos u bë mbeturinë”. Siç njofton ministri i administratës, Damjan Mançevski, qëllimi i nismës është të rritet vetëdija për mjedis më të pastër dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë. Në këtë mënyrë, punonjësit do ta kompensojnë ditën e lirë të 2 janarit të këtij viti, që Qeveria e shpalli ditë jo pune për të gjitha institucionet e shtetit. https://youtu.be/kGWaRrhdDj0
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, menjëherë pas zgjedhjes së përbërjes së Komisionit nga ana e Parlamentit të Evropës, para gazetarëve deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, merituan t’i fillojnë negociatat, njofton korrespondentja e MEDIAL-s. “Plotësisht jam e bindur se është interes i yni strategjik përfshirja e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë t’i fillojnë negociatat. Ne kërkuam shumë nga këto shtete. Tash mbetet të binden të gjithë në Këshillin e BE-së”, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Fon der Lajen. Sipas saj, legjitime është që Këshilli të parashtronjë pyetje për…

