Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar përplasjet e fundit mes funksionarëve të LSDM-së dhe BDI-së. Në një intervistë për gazëtën LAJM, Sela ka thënë se “grindjet” mes partnerëve të koalicionit janë të orkestruara dhe bëhen për të përfituar sa më tepër vota nga shqiptarët. Megjithatë, kreu i ASH-së, beson se elektorati shqiptarë i ka kuptuar lojërat e BDI-së dhe LSDM-së dhe më 12 prill do të votojë opozitën e bashkuar shqiptare. “Nuk është mirë kur partnerët e koalicionit bëjnë lojëra politike për të joshur elektoratin. Kjo situatë dhe përplasja e mirë orkestruar nga krerët e këtyre dy partive që të përfitojnë nga njëri-tjetri, nga kjo përplasje fitojnë vota shqiptarësh, këtu është problem, është e orkestruar mirë. Nënkryetari i LSDM-së akuzat ndaj BDI-së i ka të orkestruara vetëm me qëllim të mbajtjes së atij trupi votues shqiptarë që e votoi LSDM-në në vitin 2016 kundër BDI-së, jo për LSDM-në. Nga ana tjetër, BDI-ja çdo herë ka bërë patriotin fakultativ, me korespodencë. Dje i përqafuar me brat Luben për zgjedhjet lokale, Ali Ahmeti bashkë me këta, kurse tani që po vijnë zgjedhjet parlamentare dhe e dijnë që nuk do e gjëjnë shpëtimin tek votuesit maqedonas, tani këta patriotët fakultativë do të marrin në dorë flamurin kombëtarë dhe shesin moral. Është e orkestruar për të marrë çfarë mundën nga votat e shqiptarëve. Por, shqiptarët janë vetëdijësuar dhe më 12 prill do ta votojnë Aleancën për Shqiptarët, opozitën e bashkuar”, tha Sela në interevistën e tij për gazetën LAJM.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Vuçiq jep dorëheqjen si President i Serbisë
- Irani thotë se ka kapur një dron nënujor amerikan në Ngushticën e Hormuzit
- Protestat në Prishtinë: Një natë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mbyllet dita e 120-të, protestuesit i kundërpërgjigjen Ramës: Ti je koka e krimit! SPAK dhe BKH ta arrestojnë! Më 3 tetor tubim para Komisionit Europian
- Pas kaq kohe, lajmërohet Korab Shaqiri – nga një vend që s’e keni parë moti, jep lajmin e shumëpritur – shfaqet më i lumtur se kurrë
- Ahmeti në Bërvenicë: “Fjala e qytetarëve do të jetë e qartë dhe e fuqishme”
- “Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Protestuesi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve
- Ekskluzive/Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambassadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup



