Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, menjëherë pas zgjedhjes së përbërjes së Komisionit nga ana e Parlamentit të Evropës, para gazetarëve deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, merituan t’i fillojnë negociatat, njofton korrespondentja e MEDIAL-s.
“Plotësisht jam e bindur se është interes i yni strategjik përfshirja e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë t’i fillojnë negociatat. Ne kërkuam shumë nga këto shtete. Tash mbetet të binden të gjithë në Këshillin e BE-së”, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Fon der Lajen.
Sipas saj, legjitime është që Këshilli të parashtronjë pyetje për procesin e zgjerimit, por se për të dy shtetet e theksuara nuk duhet të vlejnë rregullat e reja.
“E përshëndes atë se procedurat për zgjerim janë vendosur në tavolinë. Kjo është e drejt e Këshillit. Por, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, prej të cilëve kërkuam thellësisht të reformohen dhe transformohen, meritojnë të mos i ndryshojmë rregullat të cilat ua kemi dhënë paraprakisht”, tha kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen.



