Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska në seancën e djeshme parlamentare ka parashtruar disa pyetje në drejtim të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipce, shkruan Almakos.
Stojanovska përmend raste të ndryshme në ministrinë e shëndetësisë, ku sipas saj janë bërë shkelje të ndryshme ligjore dhe rregullative, duke përmendur iniciale të ndryshme. Por vetëm në një moment të vetëm të reagimit të saj, ajo përmend emër, duke e përmendur Dritan Ismailin, shefin e kabinetit. Arsyeja e sulmit të Dritan Ismailit është krejtësisht banale dhe pa fakte dhe argumente konkrete.
Stojanovska dhe VMRO-DPMNE si duket nuk është mësuar që të shoh shef kabineti të suksesshëm në ministrinë e shëndetësisë, të jetë shqiptar si Dritan Ismaili.
Rezultatet e deritanishme në ministrinë e shëndetësisë, të Dritan Ismaili dëshmojnë për aktivitet dhe punë serioze në dobinë e përgjithshme, avancimin e shqiptarëve si dhe ndihmë ndaj institucioneve shëndetësore të neglizhuara nga ana e pushteteve të kaluara.
VMRO-DPMNE-së si në të kaluarën, po ashtu edhe tani i pengon çdo sukses dhe shkëlqim i shqiptarëve në të gjitha institucionet. Ende sot e kësaj dite, kjo strukturë politike ushqehet me sloganet e tipit “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”. Sipas këtyre sloganeve, shqiptarët nuk duhet që të marrin pozita të rëndësishme në shtet me rrol vendimmarrës.
Stojanovska është mësuar që shqiptarët në administratën shtetërore t`i shoh duke blerë byrek e jo duke e kryer punën e tyre me nder dhe përgjegjësi. Gati një dekadë e gjysmë VMRO-DPMNE qëndroi në pushtet dhe thuajse për asnjë centimetër nuk u përmirësua gjendja e shqiptarëve. Edhe pse u arrit që të ndryshohet kushtetuta e Maqedonisë, VMRO-DPMNE me dy këmbët shkelte shqiptarët sikur të ishin baltë ku duhej të kalonte cizma e tyre.
Sot kjo gjë fatmirësisht ka ndryshuar. Sa më shumë që po dobësohet VMRO-DPMNE-ja, shqiptarët po janë aq më të lirë dhe më të avancuar në shoqëri. Dritan Ismaili është një shembull konkret se si VMRO-DPMNE e heq maskën dhe nxjerr në pah fytyrën e vërtetë prej një subjekti politik me urrejtje të tmerrshme ndaj shqiptarëve. /Almakos/



