Do të ishte papërgjegjësi të bëjmë ndonjë gjë që do të rrezikonte anëtarësimin në NATO – qëllimin strategjik numër një, madje edhe nëse e shtyn për një kohë të caktuar. Kërkuam nga vendet anëtare të nxitojnë dhe duhet ta përdorim kohën me mençuri. Çështja është e rëndësishme për ne dhe nuk është e drejtë ta shtyjmë. Shtyrja e zgjedhjeve nuk është opsion.
Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në pyetjet e gazetarëve pas prezantimit të buxhetit për mbrojtjen në vitin 2020, në pyetjen e gazetarëve duke komentuar deklaratën e spikerit Xhaferi se nuk ka për qëllim sërish ta konvokojë Parlamentin për shkak ratifikimi të Protokollit, në rast të shtyrjes së ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e parlamentit spanjoll dhe gjatë shpërndarjes të Kuvendit. Për të, këtë duhet ta bëjë Parlamenti i ri.
“Qëndrimi ynë është që Kuvendi që ka marrë vendime të vështira duhet të jetë Kuvendi që do t’i konfirmojë përfitimet e këtyre vendimeve të vështira. Nuk mund të kërkoni nga deputetët të votojnë për ndryshimet kushtetuese, ndërsa nga ana tjetër t’u thoni se nuk u duheni që ta konfirmoni anëtarësimin tonë në NATO. Votuan për këto ndryshime kushtetuese dhe për të bërë të mundur gjithë këtë qëllimi ynë është ta bëj dhe ta ratifikojë kjo përbërje e Kuvendit”, tha Shekerinska.
Sipas asaj, megjithatë është shumë herët të sillen konkluzion të këtilla dhe se qëllimi i tyre gjegjësisht i Qeverisë është që pas Samitit të Londrës dhe pas sinjaleve të para nga Spanja rreth formimit të Qeverisë në Madrid të kenë takim me të gjithë faktorët përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit dhe presidentin e shtetit që të bëjnë vlerësimin e terrmineve.
Nënvizoi edhe njëherë se qëllimi do të jetë pikërisht ky , që përbërja e Kuvendit të mund të thotë se e ka përfunduar me sukses një qëllim strategjik për të cilën kemi punuar 30 vjet.
“Mendoj se këtë ky Kuvend e meritoi. Nga ana tjetër vlerësojmë do të ishte imazh jo i mirë për shtetin të bëjë presion, përpjekje diplomatike të telefonojmë te të gjithë që mundemi, që ta përshpejtojmë ratifikimin nga vendet anëtare dhe kur të përfundojnë ato ne të themi, tani ne do të presim tre-katër muaj. Vlerësoj se vërtetë ky nuk është opsion. Qytetarët nuk duan të luajnë me kapitalin e fituar me vështirësi. Ne në vitin 2008 e kemi parë si na iku nga dora anëtarësimi në NATO. Absolutisht vlerësojë se do të ishte e papërgjegjshme të bëjmë çfarëdo qoftë që e rrezikon këtë qëllim strategjik numër një. madje edhe ta shtyjmë për një kohë të caktuar”, ishte e përpiktë Shekerinska.
Ajo sqaroi se shtyrja e zgjedhje nuk është opsion, ndërsa tashmë bisedohet me një pjesë të deputetëve dhe e institucione të tjera për mundësinë për konvokimin e Kuvendit dhe pas caktimit të zgjedhjeve, sepse thotë ai kjo përbërje kuvendore është funksionale. “Ne për një moment nuk mund të themi – nuk kemi Kuvend”, tha Shekerinska dhe gjatë kësaj nuk hyri në hollësi për këtë. .



